Rama: Për Kukësin nis një epokë e re, ja investimet që do kryhen

4 Shkurt 2022, 10:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës pasi rinisën fluturimet në aeroport. Rama u zotua se brenda këtij mandati aeroporti i Kukësit do të jetë një pikë referimi jo vetëm për zonën, por edhe më tej, duke e cilësuar si epokë të re.

Sakaq, gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u ndal edhe tek aeroporti i Rinasit, ku theksoi se do të nisin investimet për pistën dhe terminalin e ri.

“Aeroporti i Tiranës sot është shumë konkurrues. Besoj se me lëvizjen tjetër të qeverisë për të hequr taksën e kufirit do të ketë një tjetër ulje të çmimeve për qytetarët. Ajo që vlen të theksohet këtu është punësimi. Sot kompania WizzAir ka 200 të punësuar dhe plani është për 500 të punësuar. Janë vend pune cilësore të paguara mirë.

Ne do të vazhdojmë investimet. Në aeroportin e Tiranës do të jenë masive bazuar në marrëveshjen që kemi bërë me koncesionarin më në fund shqiptar. Do të investohet për pistën, për terminalin e ri për të përballuar të gjithë këtë fluks të rritur.

Sot kemi një vend me barrën ë të ulët të taksave për individët dhe qeveria po bën një sforco të jashtëzakonshme për ti mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Për ta çuar deri në fund paralelisht me Tiranën ne po investojmë në Vlorë dhe do të vijojmë edhe në Sarandë. Këtu në Kukës fillon një epokë e re për aeroportin e Kukësit. Unë nuk do ti ndahem kësaj zone për të çuar deri në fund për qindra mijëra pasagjerë që hyjnë e dalin nga ky aeroport. Brenda këtij mandati Kukësi dhe aeroporti i tij do të jetë një pikë referimi. Pasi oferta e Kukësit do të jetë një ofertë shumë konkurruese dhe fituese për të gjithë”, tha Rama.

3 komente në “Rama: Për Kukësin nis një epokë e re, ja investimet që do kryhen”

  1. Ministria e KomshiKulturës says:

    Budallallëku i Edvin Llapës nuk i “kalon” kurrë kufijtë: ku vë këmbën, ama e bën truallin e vet. Hahahaha qënka në wc po dhjet investimet per ne Kukes …hahahaha

  2. Daku says:

    Aereoporti i Kukesit mund te kete sukses vetem nese zhvillohet turizmi malor ne veri. Nuk eshte se e njoh zonen e veriut po duke qene zone malore e me rreshje bore duhet te jete e mundur te ndertohen pista skish. Do ishte mire per te gjithe vendin, do kidhim turizem edhe gjate dimrit e jo vetem ne vere

  3. Patriot says:

    Ha ha ha ha , do e risi nr pasagjereve qeveria !?
    Ai aeroporto e beri arabi per ndihmat Kosoves ,dhe kaq, nuk kish nje Plan business te mirefillte, ofrohet sherbime atije ku tregu e kerkon , ky aeroporto duhet te mbahet kembet e tije ,pa’ patericat e shtetit se behet nje vrime ne uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje