Ilir Meta: Nuk më shkarkon dot njeri mua

3 Shkurt 2022, 21:10Politika TEMA

Ilir Meta është i vendosur se nuk e shkarkon dot askush. Në një intervistë për emisionin “Frontline” në News24, Kreu i Shtetit shqiptar tregoi edhe arsyet se përse nuk mori pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ky proces është i rëndësishëm, por jo për fatin e tij, por për një precedent për të ardhmen e vendit.

Kreu i Shtetit bëri të ditur se tek ky parlament jane vetem 40 deputetë që kanë shprehur vullnetin për ta shkarkuar dhe nga 9 anëtarët e Komisionit Hetimor sot eshte vetem nje deputet ne parlament.

Ai u shpreh se përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese do te publikohen me shkrim para qytetareve.

“Kjo nuk është mendoj një çështje kaq e rëndësishme sa Presidenti të shkojë personalisht në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka çuar çështje të ndryshme, ka vajtur edhe fizikisht për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të parandaluar atë shkatërrim kriminal që ndodhi.

Këta vendosën të shkarkojnë presidentin, nga Parlamenti atëherë tek ai aktual sa deputetë janë nga ata që kanë votuar për shkarkim? 40 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për të shkarkuar Presidentin.

Nga 9 veta që kishte komisioni hetimor në atë kohë, tani është vetëm një deputet.

Presidenti ka kërkuar që kjo cështje të trajtohet sa më shpejt në Gjykatë Kushtetuese që në mandatin e kaluar.

Unë tani i jam drejtuar popullit shqiptar.

Gjykata Kushtetuese ka bërë 70 pyetje për Kuvendin dhe 72 për Presidentin. Ne do ta japim përgjigje me shkrim. Ky është një proces historik, sepse ka të bëjë me një precedent për të ardhmen dhe jo për fatin e Ilir Metës. Nuk më shkarkon dot njeri mua”- tha Meta.

9 komente në “Ilir Meta: Nuk më shkarkon dot njeri mua”

  1. Genti35 says:

    Po more po, jo do shkarkohesh, por do te te ike gjithe pasuria qe ke, dhe do futesh ne burg. Kur te dalesh, ti ke per te qendruar ne ndonje trotuar qe te lyesh kepucet e qytetareve. Une do vij i pari qe te me lyesh kepucet. Po ta them qe tani, asnje qindarke skam per te te lene bakshish.
    Njeri plere.

    1. Alban Dega says:

      PLEHSR…. SHUME GABIM E KR!

      Duke e quajtur Like Floririn e sterkorruptuar plehra nuk ke fyer presihorin Meta por plehrat ne teresi!

    2. Alban Dega says:

      PLEHSR…. SHUME GABIM E KE !

      Duke e quajtur Like Floririn e sterkorruptuar pleher nuk ke fyer presihorin Meta por plehrat ne teresi!

    3. Ti trim i nënës bjeri legenit se i bie shumë bukur!
      Likja do ta hedhi lumin pa lagur e ti mbaji këpucët e prit aty në trotuar!
      Në të gjithë vendet ku politikanët vjedhin e shpërdorojnë fondet publke, mbasi bëhet pak zhurmë mediatike e hedhin lumin me proçese të stërgjatura gjyqësore deri sa harrohen.
      Edhe Like kokë qypi e di mirë, prandaj sikletoset e shtrëmbërohet përditë.
      Çfarë po pret? Ta shkarkojnë të hënën, ta fusin brenda të martën e të rrij aty 50 vjet?
      Këtë përrallë vetęm Spartak Ngjela e beson, po ai ska faj se e ka lënë burgu me goditje!
      I gjori ti dhe kush beson të drejtësia e rilindur!

  2. Ari says:

    Mendoj se nuk ka rendesi fare nese shkarkohet apo jo ky Presidenti. Se cfare Presidenti qe perfaqeson unitetin apo jo te popullit, e di gjithe populli.
    Shkarkimi eshte procedure juridike. Ate e kane shkarkuar politikisht. Kjo eshte kryesorja. Plus, se kush eshte ai e sa e do populli , perseri e ka marre me vota npm LSI.

  3. Genti, te rren mendja!!! As nuk do shkarkohet, as nuk do ja marin pasurite dhe probat? Jo se Meta nuk e meriton shkarkimin dhe natyrisht qe eshte hajdut dhe i korruptuar, por keta jane te gjithe bashke dhe ne vjedhje. Mbajne njri- tjetrin??? Jane shtuar shume hajdutet??? Me vjen keq qe nuk do e kesh ate fat qe ti lyeje kepucet ky hajdut???

  4. sapa says:

    Me kete politike dhe me kete popull Ilir Metes jo vetem i rruajne bolet por biles gezon gjithshka ka vjedhur !

  5. Drejtesi says:

    Akoma gjalle je o pusht?

  6. kasemi says:

    I shikoni hajdutet dhe kriminelet i bejne karshillek edhe qytetareve, te cilet i vodhen dhe i ropen. Bej president nje bari skrapari dhe nje bari nga vicidoli dhe bej qejf pastaj, sic po ben populli shqiptar. Na jane ngjitur pas kepucesh dhe eshte veshtire qe ti pastrosh, por kjo do te ndodhi. Plehrat dhe kriminelet e kane vendin e caktuar, jo ne shoqeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje