'Shtëpia e Lirisë' apo 'Shtëpia e Krimit'?! Një video që kompromenton rëndë aleancën Berisha-Meta

3 Shkurt 2022, 17:25Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë finalizuar aleancën pesëvjeçare mes tyre, duke zyrtarizuar një koalicion parazgjedhor, për të sfiduar Lulzim Bashën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Berisha dhe Meta kanë vendosur që të emërojnë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, emër që rezulton i kopjuar bashkë me logon, pasi kanë marrë ‘copy paste’ emrin dhe logon e koalicionit të Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi,  ‘La casa delle liberta’, që do të thotë “Shtëpia e Lirisë”.  Megjithatë, kopjimi mund të jetë njolla më e zbehtë e koalicionit.

“Shtëpia e Lirisë” mund të konsiderohet si ‘Shtëpia e Krimit’ nëse i referohemi kësaj videoje që Raport Tv sjellë në kujtesë të publikut. Videoja i përket seancës parlamentare të datës 5 mars 2015, ku Berisha dhe Meta akuzonin njëri-tjetrin me për vrasje dhe korrupsion. Duke e konsideruar si ‘kokë e qelbur’, Sali Berisha i kërkonte Ilir Metës që të jepte dorëheqjen si kryetar Kuvendi dhe të paraqitej në prokurori për akuzat për porositjen e vrasjes së ish deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Berisha i kërkonte Metës të mos qëndronte në krye të Kuvendit me votat e krimit.

Shatë vjet më vonë, Berisha është bashkuar me Ilir Metën, duke kërkuar votat e tij të krimit, tashmë për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi e shpallën non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri.

Ndërsa Berisha kishte pushtuar foltoren e Kuvendit me grupin e deputetëve të tij, Ilir Meta iu përgjigj duke e goditur Berishën në pikën e tij më të dobët, tek Shkëlzeni.“Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin”, shprehje Meta.

Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha. Shantazhi ishte i qartë dhe serioz. Berisha e mori mesazhin, dhe për të shpëtuar Shkëlzenin dhe veten e tij nga zbulimi i një tjetër skandali të mundshëm, mbylli gojën. Marsi i vitit 2015 shënon edhe përplasjen e fundit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ata nisën të flirtojnë që në korrik të vitit 2016 për të sabotuar reformën në drejtësi, ndërsa u bashkuar hapur në fund të vitit 2017.

10 komente në “‘Shtëpia e Lirisë’ apo ‘Shtëpia e Krimit’?! Një video që kompromenton rëndë aleancën Berisha-Meta”

  1. Sahale-Shpellari says:

    Po kjo eshte normale, ky eshte realiteti politik ne Shqiperi. Parimi i gjithe politikareve Shqiptare ka qene dhe eshte “her m’a hype, her t’a hypa” ose “sot e ke radhen ti, neser e kam une”. Pra ky eshte sistemi i politikes ne kete vend, ku rotacioni i pushtetit eshte ricikluar midis PeDhies e PeShurrosjes. Pra keta shajne e bertasin ne Parlament dhe ne shtyp ndaj njeri tjetrit, tregojn me gishta njeri tjetrin duke i etikuar si kriminela, hajduta, vrasesa etj…, por te gjithe ne nje thes jane, ose ndryshe nje M#T jane. Thjesht fakti qe asnjerit pre tyre s’i ka hyr asnje gjemb ne kemb tregon hapur faktin sa te lidhur dhe si e mbeshtesin akoma njeri tjetrin. Do duhen te pakten nje 3 dekada te ardheshme te pastrohet ky qenef qe e kemi peshqesh prej Dhiemokracise qe n’a sollen ish Sekretari i PPSH-se ne Fakultetin e Mjeksise, Penicilina ose sic njihet ndryshe Sa-Hale Breshkani qe zbriti e udhehoqi nga shpellat e Vucidollit, apo Like Floriri se bashku me Baxhellen e tij, Monen [email protected], si dhe jokurrizoret e PS, qe s’a her vijn ne pushtet bejn zhurm gjat zgjedhjeve me premtimet e boshta per te ber drejtesi. E ne mes te gjithe kesaj farse eshte populli i vobekt qe qorrash u vete nga pas ketyr halabakve, mashtruesve, politikarve tan… Po per deri sa do durojm t’i degjojm e tu shohim surratin ketyre plehrave….!???? Ose jemi popull shume idiot os jemi shume te durueshem ndaj atyre qe n’a kanber 100 te zeza dhe ata akoma vazhdojn te bredhin rrugeve te lire bile kane dhe bythe te tallin koqet me ne.

  2. ZOROOS says:

    Le ta therrasim Shtepia e Kurves meqeLiria eshte kurve

    1. kthhh says:

      Nje saktesim te vogel: Shtepia e Kurvave. Sepse nuk eshte vetem shtepia e Lirise por edhe e Argites dhe Monikes.

  3. ZOROOS says:

    Shtepia e spiunve

  4. Vezhguesi says:

    Partia e qendres se djathte ne Itali quhet “Il popolo della liberta “populli i lirise dhe jo “casa della libertà “shtepia.e lirise sipas injorances se gazetarit.Nisur shkrimin keshtu faktet qe permend humbin interesin nga lexuesi.

  5. qytetar says:

    Shtepia e Dhise .
    Dhia…simboli i Skraparit.

  6. Mistic says:

    Shtëpia e plerave zoterinj shtepia e plerave. Keta malukatë nuk do të na vënë kurrë poshtë ne ( popullin)
    Nëse drejtësia nuk ka by***thë populli do tjua tregojë vendin. Këta plera do ndershkohen një ditë

  7. Xeni says:

    Po çpret nga Doçi I doçerve veçse propagand dhe mashtrim.

  8. alphade says:

    Keta s’jane por disa kopuke, horra e gangstere qe
    kane kapur pushtetin per t’u pasiruar …….! Kjo eshte
    e gjitha, te tjerat qe prrallis media dhe anal-istat jane
    mashtrim dhe mashtrimi paguhet majmerisht nga
    horrat politikane ……! Mjere populli thuhet ! Por Ai
    popull e meriton ……!

    1. Si Saliu si Iliri duhet te zhduken nga skeba politike. Kane 32 vjet qe i jane ngulur popullit ne kuriz dhe i pine gjakun. Pisa. Drejtesia te veproje. Hajdute e kriminela jane qe te dy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje