Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat rajonale të Shqipërisë si dhe politikat e jashtme që ndjek qeveria.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj thotë se kryeministri Edi Rama është bërë kryediplomati i Shqipërisë, duke e zhvlerësuar kështu Ministrinë e Jashtme.
Sipas Gjekmarkajt, me nismën “Open Balkan”, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është bërë vëlla, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është bërë komshi.
Deputeti i PD-së, thotë se me këtë situatë jemi në kufi të atentatit të interesit kombëtar.
“Politika jonë e jashtme në fakt është e brendshme dhe ajo e brëndshmja nuk u bë kurrë e jashtme. Në gjuhën e saj të trashur si salep nga moskonsiderimi, ajo di vetëm të thotë ” Dobro jutro e buona sera , dobroveçe e kalimera, good mornig e akshamllar habituni ju o shqiptar”! Që kur u bë shteti ynë , i vogel, i gjymtuar nga coptimi , një kompleks provincial prej të cilit nuk ndahemi dot erdhi vetem duke u harlisur si kungulli në bahçe ! Ai i udheheqesve të saj shpesh , gjakatarë, dordolecë e matrahula ,për tu bërë kinse fanar ndriçues, magjepes aqsa i lënë pa frymë të huajt , me dije e sharm , me tollume e qillota , me citime e fjalë të kota.
Tepër të gjatë e madhoshë për t’u larë në prroskën e vogël me ujë të ndenjur , të atdheut ,lundrojnë në detet e diplomacisë botërore. Në pamundësi për t’i ndërruar imazhin një shteti të përzhitur nga historia, korrupsioni e banaliteti, vënë shtetin në dispozicion të imazhit personal për t’u kthyer në vatan të rruar e të qethur allafrënga me fotografi, gazeta e intervista që i madh e i vogel të mbajë frymën e të ndryshojë rrymën. Në vend që të bëjnë markë shalqinjtë e Torovicës, mollët e Dibrës e të Korçës, djathin e Gjirokastrës e domatet e Lushnjes, fiqtë e qeverisë duan të shndërrohen vetë në markë në brendy, në trendy, vasalë andej e bimbashë arrogantë këtej, gaztorë matanë e të murrëtyer në këtë anë.
Zero, Zero, Zero probleme me fqinjët u tha dikur me piskamë e zenit. Ja ku jemi te zerimi i problematikes me Greqinë. Kemi hequr dorë nga paketa e problemeve, nga trajtimi i tyre pasi ju tregoi i madhi, se si Athina fliste shqip e me pas Gjergj Dushmani kapedani e shpëtoi atë nga jatagani e gazepi i flakve. Më pas gjithçka u zgjidh në mënyrë të njëaneshme, çdo gjë siç e duan ata. Çështja e detit u stis e u bitis që në të dukeshim interesant në konfliktin Turko -Grek kur në fakt u gjendëm mes dy kuajve që ndeshen në lëmë e morëm shkelma pa fund. Presim mëshiren e Dendiasit apo Micotaqit për të marrë vesh ndonjë lajm apo vazhdimin e çështjes se këtu është mbajtë sekret gjithë ai ibret.Kot shkuan edhe bisedat pleqerishte të Ditmirit me Kociasin e buzeqeshur e babaxhan ndane zjarrit si jaranë. Ulja në dukje e retorikës midis dy vendeve është shoqëruar me tërheqje , me lëshime ndaj dramës çame dhe me braktisje ndaj halleve e kërkesave të emigrantëve.
Harresa ndaj ligjit të luftës u pa si e vetmja rrugëdalje nga premtimet e shumta për heqjen e tij, por ai rri ende i shkruar si monument turpi e kërcënim i së shkuarës. Një fenomen po spikat prej disa vitesh, po rritet si shtogu në plehun e mediokritetit dhe vetëmburrjes. Personalizimi i marrëdhenieve dy palëshe me shtetet, shoqëruar me mungesën e memorizimit dhe informacionit zyrtar nga institucionet përkatëse. Një rendje, një turravrap për të hequr dore nga angazhimi shumëpalësh në rajon nëpërmjet nismave rajonale, si CEFTA, etj, duke u zëvendësuar me “Open Balkan”, objekt konflikti me Kosovën dhe vendet e tjera fqinje ka marrë trajtë të plotë. Druzhe Vuçiçi është bë vlla e Albin Kurti komshi. Një mungesë transparencë se si bëhet politika e jashtme na shfaqet në çdo kërkim. Pa një konsultë paraprake hartohen dhe firmosën marrëveshje mes shtetesh pa marrje mendimi të institucioneve.
Për me tepër opozita e opinioni publik anashkalohen, a thua se janë tendera rrugësh apo tendera sekret ilaçesh! Diplomacia merret me kurimin e brendy-t , imazhit të kryeministrit dhe aspak me zbatimin e një politike të jashtme aktive! Prej vitesh shumicës së ambasadorëve u ka kaluar mandati në detyrë dhe askush nuk kujtohet per t’i ndërruar. Vlersimi që ka pushteti për to është si për nje tufë azilantësh diplomatik, për të cilët ne paguajmë taksa dhe qeveria i përdor si mazhordom lepe -peqe, në udhëtimet e saj enigmatike, ekzotike dhe aspak ekonomike.
Amabasada e zulluve në Paris të jetë shkruar për ne? Në Vatikan në një shtet kaq të rëndësishëm në diplomacinë botërore prej 8 vitesh nuk kemi ambasador dhe kjo është mosvlersim, fyerje për kontributin historik qysh nga koha e Skënderbeut që ky vend ka dhënë për ne. Jemi ne kufijtë e atentatit ndaj interesave kombëtare. Marrëdhëniet ndërkombëtare prej kohesh, janë monopol i kryeministrit i cili gjithë politikën e tij të jashtme e bazon tek e ashtuquajtura diplomaci personale. Kjo ka bërë që aksi i marrëdhenieve tona tradicionale me fqinjët të lëkundet dhe të krijojë trazime.
Fjala vjen, kryeministri ynë, duke lënë në hije MPJ prej disa vitesh ka vendosur një standard marrëdhëniesh dypalëshe me Serbinë, të cilat kanë tejkaluar jo rrallë marrëdhëniet tona me Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut se fundi edhe Kosovën. Prej se kryeministri u bë kryediplomat, prej se edhe ligji për shërbimin e jashtëm ndryshoi për t’i dhënë atij gjitha kompetencat, askush nuk ka mekanizmat dhe mundësinë për të bërë një bilanc të politikës sonë të jashtme.
Kjo qeveri ka problem transparencën dhe për këtë mjafton të shikosh arkivin e mjerë të njoftimeve që nuk thonë asgjeë për marreëveshjet që nënshkruhen. Për të mësuar mbi to , ndonjehere duhet te shohesh faqet zyrtare te ministrive te fqinjeve. Kostoja e interesit kombëtar dhe marredhenieve te fqinjesise se mire eshte shume me e larte se cdo tender e koncension qe jep kjo qeveri. Une mendoj se ka ardhur koha qe jo vetem ne si parlamentare, por gjithe shoqeria ti kerkoje nje bilanc politikes sone te jashtme per efekshmerine e saj ne marredhenie me fqinjet dhe partneret tane.
Politika e jashtme e Shqiperise ka nevoje te rikthehet ne shinat institucionale dhe te kete llogaridhenie e transparence per hapa qe behen ne emer te vendit tone. Me kete rast, duke i falenderuar diplomatet tane që nuk u bënë pengese për bazen e Kuçoves si dhe duke i uruar suksese misionit tone ne OKB ne permbushje te mandatit si anetar jo i perhershem i Keshillit te Sigurimit, do kerkoja me shume seriozitet dhe perkushtim ne mbeshtetje te Kosoves! Ne fund siç e do zakoni, ju pershendes të gjithve me vargjet Konices; “Se kanë dalë ca zuzarë/ që u linden shqipetarë/e punojnë natë e ditë që të mbetemi pa dritë/është turp prej kesi krimbash/ të mundohet një komb trimash” – tha Gjekmarkaj.
Rames nuke i rruhet të ket marrdhanje diplomatic me Vatikani se pse Rama done marrdhanje veq me Serbine dhe Turqine me 2 armiqet tane shekullore. . Edhe ky jevi i Erdogani nje lloje si Sali Berisha që na futi në konforencen islamike…