Dëmi është bërë njësoj, cilido qoftë vendimi për Ilir Metën

2 Shkurt 2022, 20:50Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Vendimi i nesërm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose mosshkarkimin e Presidentit të Republikës nuk është aspak i lehtë për t’u parashikuar. Në radhë të parë për faktin se në Shqipëri drejtësia zakonisht bën politikë, ndërkohë që partitë japin verdikte drejtësie.

E vetmja shenjë e qartë që të çon më shumë tek shkarkimi është sjellja e vetë Ilir Metës, i cili ndoshta nga informacionet që ka apo nga intuita ka lënë të kuptohet se është bërë gati për më të keqen. Kështu mund të interpretohen lëvizjet e tij për të delegjitimuar disa prej anëtarëve të Kushtetueses, por mbi të gjitha paralajmërimi për dërgimin e çështjes në Gjykatën Europiane (mosnjohja e vendimit).

Sa për shtetin dhe shoqërinë tonë, mund të them se dëmi është bërë gjithësesi, çfarëdo vendimi që të merret nesër.

Sepse në rast se shkarkohet Ilir Meta, mesazhi do të ishte se në këtë vend mazhoranca arrogante dhe e gjithëpushtetshme  të merr përpara, në rast se je kundërshtari i saj, qoftë kjo edhe në nivelin më të lartë të shtetit, që është pozicioni i Presidentit të Republikës.

Nga ana tjetër, mosshkarkimi do të thoshte që këtu mund të bësh çfarë të duash me kushtetutën dhe ligjin, mund të dekretosh dhe të çdekretosh çfarë të teket, mund të shpallësh edhe vrasjen tënde nga amerikanët tek Mali me Gropa apo të bësh karshillëk me Rusinë në banaqe televizive dhe kurrë të mos ndëshkohesh, nëse je politikan i rangjeve të larta.

3 komente në “Dëmi është bërë njësoj, cilido qoftë vendimi për Ilir Metën”

  1. Pilo Lala says:

    Shkrim oportunist i Patozit.
    As te q.i , as te leshon
    Shkarkimi Presidentit eshte i sigurte, nuk e shikoni si perpelitet?
    Ai e di rezultatin, ka me shume se 3 muaj qe e di.
    Keto dalje ne TV, vjersha e poza nga maja malesh, i ben nga halli.
    Ilir Meta ka dy probleme, ndersa Saliu ka vetem nje.
    Saliu ka kundershtar vetem Ameriken, Likja ka Ameriken dhe Moniken.
    E ka harruar ate fjalen e tij te preferuar, me dashuri e qetesi.

  2. Populli says:

    Astrit Patozi skuth ishe ne krye te PD-se, skuth je dhe me kete shkrim dhe me cdo shkrim qe ben.
    Ik Astrit, ik fare nga skena qe te shpetosh sado pak nder nese te ka mbetur nder.
    Edhe ti je minues i demokracise, sepse ishe nje jete te tere Nenkryetar i grupimit paramilitar me emrin PD.
    Ik.

  3. Hajro Lula says:

    Si komentuesi “Pilo Lala” por dhe” populli “, keni bere komente me opinion , ju ka pushtuar paragjykimi , keni krijuar nje mendim negativ per Patozin perpara se ai te beje cfar do lloj botimi , dhe ky mendim ju drejton te komentoni negativisht ….dhe kjo nuk eshte e drejte ….ne botimin e Patozit nuk shikohet asnje lloj oportunizmi dhe skuthlleku , thjesht eshte medimi i tij , dhe po ta lexosh me kujdes mendimi i tij ezhte shume real….thjesht ju zoterinj nuk e keni lexuar fare botimin , thjesht nxoret perfundimin vetem e vetem nga titulli….lexoeni ,lexoeni ,nje dy tre dhe dhjete here po se kuptuat …..
    Patozi per mendimin tim ne te kaluaren u tregua shume i drejte dhe ivendosur per cfare tha dhe beri …..vendosi kantidaturen e tij per kryetar PDje , u refuzua , drejte ose gabim votuesit e dine , u largua nga PDja , i akuzoi ata per drejtim te telekomanduar , krijoji Partine e tij , deshtoi, u terhoq , boton mendimet e tij te pavaruara , ashtu si e kupton ai…..deri ketu teper normal per nje sjellje demokrati!e te nje personi ……nuk humbi dhe kerkoi prap strehim ne PD , atehere po , do te qubej skuth dhe oportunist , te dikush tjeter kerkojeni skuthin jo te Patozi …..kerkoni kerkoni , nuk do mundoheni shume te gjeni skuthat ne PD , ka plot , nga do qe te hedhesh syte skutha do shikosh ………tung zoterinj , kritika ime nuk ezhte dashakeqese , pilo lalen e lexoj perhere , do perpiqem te gjeje dhe popullin …..edhe nje here tung te sinqerte ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje