Nga Emirjon Senja
Shqiptarët janë duke u përballur me nivele rekord të çmimit të karburanteve. Aktualisht, një litër naftë po shitet mesatarisht me 196 lekë për litër, ndërsa një litër benzinë 198 lekë për litër.
Në çdo rast, kur kërkohen shkaqet e shtrenjtimit të karburajteve në vend, gishti drejtohet nga tregu ndërkombëtar dhe fjala magjike e justifikimit është “bursa”.
Ka një të vërtetë në këtë drejtim pasi rritja e tensioneve gjeopolitike në zonat që njihen si prodhueset më të mëdha të naftës në botë si edhe hapja e ekonomive pas “lockdoën-it” prej pandemisë kanë rritur ndjeshëm presionin ndaj çmimeve të karburanteve, por si gjithnjë, gjysmë të vërtetat janë më pranë gënjeshtrës.
Kjo, sepse bota është përballur edhe më parë me çmime të larta të karburanteve në tregje, por shqiptarët asnjëherë nuk e kanë paguar një litër naftë me 196-198 lekë litri.
Përgjatë 10 viteve të fundit, çmimi maksimal i një fuçie naftë në tregjet ndërkombëtare është shënuar në tremujorin e dytë të vitit 2014 duke arritur deri në 115 dollar.
Në atë kohë, shqiptarët e blinin një litër naftë me mesatarisht 182 lekë për litër. Ky ishte edhe kulmi, ndërsa më pas çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare filluan të uleshin duke u reflektuar me shumë vonesë dhe jo të plota në tregun tonë.
Mjafton ky tregues për të kuptuar se justifikimi i shtrenjtimit të karburantit në bursa, gjë e cila pasqyrohet brenda natës edhe për shqiptarët nuk është tërësisht i saktë. Shembulli i mësipërm e tregon këtë. Edhe në kulmin e çmimit të naftës në botë, shqiptarët e blinin naftën mesatarisht 182 lekë/ litri, por çfarë ndodhi më pas?
Taksat
Shqipëria është një ndër vendet e rajonit që takson ndjeshëm karburantet. Çdo shqiptar kur mbush makinën e karburant paguan një mori taksash.
Ndarja e kostos së çmimit final të naftës në Shqipëri. Përllogaritjet janë të përafërta për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të çmimit fillestar të naftës që importohet. Në çmimin final nuk është përllogaritur fitimi i tregtarit.
Kështu, sipas grafikut të mësipërm, i cili i referohet një çmimi mesatar sot të naftës në treg, kur shoferi paguan 196 lekë për litër si çmim final të naftës që blen, ai ka paguar 37 lekë akcizë (38 e indeksuar me nivelin e inflacionit); 27 lekë taksë qarkullimi; rreth 33.4 lekë TVSH, 3 lekë taksë karboni; 1 lekë taksë markimi; 0.1 lekë taksës magazinimi si edhe fitimin e tregtarit.
Për çdo litër naftë të blerë sot, paguhen rreth 102.8 lekë/ litër taksa dhe 91 lekë/ litër kosto fillestare të karburantit. Në çmimin final nuk është përllogaritur fitimi i tregtarit
Përllogaritet që shteti shqiptar të vjelë rreth 99.5 deri në 108 lekë taksa për çdo litër karburant të futur në vend. Diferenca varion nga çmimi me të cilin karburanti futet në Shqipëri. Praktikisht, shqiptarëve iu shkon për taksa më shumë se gjysma e çmimit final të një litri naftë.
Së fundmi, me ndryshimet e fundit në paketën fiskale gjatë vitit të shkuar, qeveria aplikoi për herë të parë indeksimin e akcizës së mallrave me nivelin e inflacionin.
Një regjim i tillë u aplikua që nga data 1 janar e këtij viti duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të çmimet e mallrave me akcizë, ku bëjnë pjesë edhe karburantet.
Çmimet pritet të rriten edhe më gjatë këtij viti, gjë që me politikën e ndjekur do të përkthehet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në çmimet e karburanteve, alkoolit, kafesë, duhanit dhe plastikës.(ABC News)
E para dhe kryesoria(qe askush nuk e permend)… Çmimi i burses rreflekton vetem e vetem per vendet e OPEC (15 vende ne te gjithe boten) dhe ne keto vende nuk ben pjese as amerika e as rusia.
Keto vende percaktojne cmimin e burses sepse jane vendet me prodhuese ne bote.
Opec zakonisht shet vetem ne shtete (ose kompanite shterore”te privatizuara”) qe ka kontrata dhjetra vjecare dhe jo tek individe si p. sh, kastrati apo bvoil.
Pra, cmimi i burses nuk ndikon fare ne cmimet e inportit shqiptar, fareeee.
E dyta. Mbi 40% e karburatit ne shqiperi shitet pa taksa. Te gjithe jemi deshmimtare qe nuk pritet kuponi automatikisht dhe kjo sjell devijim taksash.
Kjo behet kastile nga politikat qeverrisese qe te kene ku te marrin lek partite por edhe “cunat” e tatimeve u duhen vila ne sarande, vlore, golem dhe ndonje ne fshat.
Po te merreshin te gjitha taksat e karburantit, te pakte do na thonin se kane arritur te ardhura me te medha, jo se nuk do i vidhnin dhe ato.
E treta. Hapsira fituese ne shqiperi per liter nga privati , eshte nder me te larta ne bote. Ne mos e para, nder 10 te parat ne bote.
Ne te gjitha vendet normale, hapesira fituese eshte jo me shume se 10cent per liter(rreth 100lek te vjetra),madje ne vendet si anglia dhe gjermania eshte vetem 3cent per liter. Kaq i ulet eshte fitimi i kompanive sa ne “marrveshje” me qevertite, kane rene dakort qe te mos kene puntor ne pikat e tyre pasi kostua do rritej.
Ne shqiperi eshte 300-400 lek te vjetra.
Pra, politika edhe ketu ka nderhyre duke krijuar monopole dhe nuk e le tregun te lire.
Me pak fjale, tani do kishim nje cmin jo me te larte se 1.700 lek te vjetra per liter.
e para, cmimi nuk reflekton vetem OPECun. Ai eshte cmimi me te cilin nafta gjendet ne tregun nderkombetar me shumice (Platts). Nqse vendet e blejne me 88$ fucine, vertet mendon se Kastrati shkon si i bukur dhe e gjen me 70$? Kur e gjetka Kastrati me 70$, nuk vene edhe te tjeret ta marrin, apo eshte me i shkathet ai. Perkundrazi, bleresit e vegjel e gjejne me shtrenjte, sepse eshte rishitje e me te medhenjve.
e dyta, une NUK jam deshmitar qe nafta jepet pa kupon. Kudo ku e mbush, o ma japin pa i thene fare, o po ti them ma japin direkt. Njerezit edhe mund ta hapin gojen ta kerkojne, se nuk i dhemb, meqe e kane merak qe u paguaka pa taksa.
e treta, sa per nje shembull, ne Itali, komponenti industrial i naftes (pra prodhimi, transporti, shitja, fitimi) ze 39% te cmimit te shitjes final. 61% e cmimit perbehet nga taksat shteterore dhe rajonale. Per benzinen, raporti eshte edhe i rende, 35% me 65 %.
e katerta, marzhi i fitimit, po ne Itali, eshte rreth 12.5 cent per liter, pa punonjes pompe, me mbushje nga vete klienti. Ketu ne Shqiperi zgjedhja ka qene qe te jete dhe punonjesi qe ta mbush. Zgjedhje e mire a zgjedhje e keqe, ky eshte diskutim tjeter. Mendimi im eshte qe ne nje vend te varfer, eshte burim punesimi dhe nuk e shoh si burim ankimi shume te madh. Mgjate besoj po afrohet dita e pompave automatike edhe ne Shqiperi.
Meqe solle Angline si shembull, po te kerkosh ne internet, gjen informacion plot. Marzhi i fitimit eshte rreth 10p (12cent) per liter per benzine dhe 7p (8cent) per liter per naften. Pesha e taksave eshte 55-56% e cmimit final.
Niveli i taksimit ne Shqiperi eshte rreth 58-60%. I larte apo i ulet, kete e diskutojme, por nuk eshte jashte kesaj bote. Vendet e rajonit e kane me te ulet, tek 52-55%, qe ne fund te dites jane shifra te krahasueshme.
Taksimi eshte kaq i larte, sepse eshte nje aktivitet ku taksimi mblidhet me kollaj se ne fusha te tjera. Sikur shqiptaret te kerkonin kuponin gjithmone, e ti benin gjerat sic i bejne te tjeret, dmth pak pagese e pak evazion, se gjith bota keshtu vepron, ndoshta cmimi do ishte me i ulet se taksa do kishte me pak
Prandaj ik e gjej ca argumenta te tjera se me keto nuk solle gje…
Albi, cfare me ke shkruar?! Ato qe te permenda une?!
Dmth verifikon qe anglia dhe te tjere fitojne vetem 100lek te vjetra(e shumtaaa) dhe e quan kunderargument?!?!
Po ne keto 7-8 p, nuk ka konsum korenti?!
Duhet te kuptosh mentalitetin se si i sherbehet popullit dhe jo thjesht perberjet ekonomike.
Sidomos kur flasim per angline, pra British Petrelium(BP), shoqeria me e madhe boterore ne nafte, e cila po te fuksiononte sipas standarteve shqiptare, do e kishte cuar cmimin e karburantit 3.000L,ka zgjedhur te beje politike zhvillimi per shtetasit-shtetin e tij dhe jo te shikoje vetem fitimet idioteske vetjake.
Dhe mos harro, nqs BP dhe Shell do shisnin cilsine e karburateve(benzine, nafte, gaz) na ofrohet neve ketu, do shisnin jo me shume se 1 dollare litrin tek konsumatori.
Harron (mbase) qe oktanet qe fusin keto shoqeri ne nafte dhe benzine kane kushtuar miliarda dollare kerkimesh.
Megjithate, nga qe nuk e di sesa blen kastrati naften?(sipas te gjithave te dhenave, blen 500lek te vjetra) po te them dicka qe e di me se miri.
Gazin, kastrati dhe dy te tjeret e blejne direkt nga rusia me nje cmim qe nuk shkon me shume se 6-9 cent.
Po ta blejne 11cent,pra gazin qe ka perberje me te larte gazi natyral, do kishim cilisine normale qe ka e gjithe bota e perparuar.
Jemi aq te keqinj sa per 2-3 cent te qelbura nuk i ofrojme popullit gaz normal.
Cfare lidhje ka taksimi shteror me cilesine?!
Cfare cilsie taksojne shtetet qe permend ti dhe cfare ne?!
Nuk e di por a mban mend qe u reklamua qe Shell do futej ne shqiperi me te drejtat hollandeze te percjellura tek greket dhe ata nuk erdhen kurre.
Di gje perse nuk u ofrua kjo mundesi per klientet shqiptar?!
Di gje ti qe dikush shpuri 700.000 milon euro tek i gjati?
Une shkruajta qe aty ku ti ke thene fitimi 3cent, ne fakt eshte rreth 11cent. Nuk e kuptova konsumin e korentit, me sa di une konsum ka dhe ketu dhe atje…
Mentaliteti se si i sherbehet popullit eshte nje fraze qe nuk ka shume llogjike ekonomike dhe nuk e ndjek njeri ne perendim. Llogjika qe ndiqet ne perendim eshte qe po i ofrove cilesi te ulet konsumatoreve, ata kane aq fuqi blerese sa te shkojne tjeterkund dhe te nxjerrin nga tregu automatikisht.
Edhe ne Shqiperi gjen karburant premium me cilesi me te larte pothuaj ne cdo pompe. Kushton me shtrenjte dhe jane pak ata qe e marrin, sepse kjo eshte fuqia blerese ne Shqiperi.
Fitimet idjoteske vetjake do kisha shume qejf t’ja thoje aksionereve te BP qe te te thonin mendimin e tyre. Dhe miliardat qe kane harxhuar ne kerkime, i paguajne te gjithe, bashke me mua e me ty, te pompa e naftes kur mbushim, keshtu qe edhe ky nuk eshte argument.
Cmimi i fucise qe perdoret gjithandej, i referohet nje lloji te caktuar nafte, sweet crude, qe eshte lloji me i mire i naftes qe nxirret, dhe qe per ta perpunuar ka kostot me te uleta.
Nafta e perpunuar nga llojet e tjera, psh edhe nafta jone e Ballshit dhe Marinzes, jane lloje me pak te mira, rafinimi i te cilave kushton me shume dhe e con cmimin final me lart.
Fucia ka 159Litra, me 88$ fucia, cmimi per liter shkon 55cent. Llojet me pak cilesore kushtojne me pak, por rafinimi i tyre e con cmimin e produktit final me lart.
Keshtuqe ne fund te dites, ajo qe une them eshte qe ngarkesa e taxave eshte e krahasueshme. Diferenca ne cilesi ka te beje direkt me fuqine blerese, qe i ben Kastratin me shoke te gjejne produkte me te lira.
Cmimi i produkteve premium ne Shqiperi eshte ne linje me naften dhe benzinen (biles kjo eshte me lire) si ne Evrope (205L litri pak a shume sot qe flasim).
Persa i perket gazit, nuk ishte teme as e artikullit as e komentit tend, por logjika eshte gjithmone e njejta.
Komentin per Shellin nuk e kuptova. Shell eshte prezent ne Shqiperi, punon ne blloqet 2 dhe 3, nuk e di nese ka filluar ne bllokun 4. ca argumenti ishte ky?
Persa i perket distribucionit, eshte Shell qe vendos a te vije a mos vije ne Shqiperi. Vertet mendon qe eshte dikush qe i thote Shell shiko, nuk do vish ne Shqiperi se ashtu eshte nje muhabet me Kastratin qe se ku ka gjet naft te lir kopili dhe e shet me 195.
Kurse kete 700 000 milion euro (qe i thone 700 MIliarde, po besoj ishte lapsus) te i gjati, pse nuk e bere 1 miliard. kot qe kot ja fut, te pakten e rrumbullakosje. nqse ke ndonje detaj per kete na e jep se une nuk e kam kete informacion,
edhe kto pyetjet qe behen per te treguar se sa shume gjera di ai qe pyet e sa nuk di personi qe pyetet, kane vlere argumenti 0 prandaj o thuaj ndonje gje per te o mos e hap si teme.
Pisllëku është më I madh.
1- Çmimi i naftës rritet sapo njoftohet rritja e tij në bursë. Ndërkohë tregtarët vazhdojnë të shesin naftën që e kanë pasur gjëndje, ose nga depozitat në Shqipëri, pa filluar eksporti me çmime të ngritura.
2- E kundërta ndodh kur ndodh ulja e çmimit në bursë. Nuk reflektohet ulja as pas një muaji.
3- Cilësia e karburantit lë shumë për të dëshiruar. Edhe Maqedonia në portet shqiptare e mer naftën, mirëpo kur e mbush makinën me naftë në këtë vend, këndon motori nga qejfi.
Pse? Sepse në Maqedoni ka shtet. Këtë thuaja kryeministrit tonë. Pse për 9 vjet nuk bëre dot shtet që nuk kontrollon dot as cilësinë e naftës.
O Rama! Kur do ta bësh Shqipërinë si Maqedonia?
DHe thone iku rinia ,po emigrojne te gjithe,kur plas vjedhja ne mes te dites si rasti i gatimit trdicjonal SHqiptare gati 500 miljon lek te vjetra,lere karburanti qe dhe makina punon si traktore dhe çmimi ja kalon dhe EUROPES, ne SHqiperi duhen 10 SPAK er per te ecur paralel me Europen dhe Boten se nje nuk ja del dote.
Sukses i padiskueshem i qeverrise Rama 1,2,3. Dhe me vone i qeverive Rama 4,5,6,7 e ne vazhdim.
Në radhë të parë nuk dimë me çfar çmimi e blen grosisti?? dimë vetem çmimin final 196 lek litri po jua them se nga magazinat e Kast dhe Gega oil cmimi i shitjes ështe 169 lek lit me gjith tvsh .LlOGARIT I BENI VETE SA LEKË PËR LITER FITON TREGTARI.