PD publikon video-mesazhin: Për hallin e tij Berisha iu nënshtrua Metës, presidentit i duhen votat për pazar me Ramën

2 Shkurt 2022, 17:03Politika TEMA
PD publikon video-mesazhin: Për hallin e tij Berisha iu nënshtrua

Partia Demokratike vijon akuzat kundrejt Sali Berishës dhe koalicionit të tij me LSI të quajtur “Shtëpia e Lirisë” me të cilin do të garojnë së bashku më zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, PD shprehet se  Berisha për hallin e tij personal, iu nënshtrua Ilir Metës, teksa shton se këtij të fundit i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me kryeministrin Edi Rama

Postimi:

Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e rradhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.
Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të rradhës . Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën

1 komente në “PD publikon video-mesazhin: Për hallin e tij Berisha iu nënshtrua Metës, presidentit i duhen votat për pazar me Ramën”

  1. Taras Bulba says:

    Moj Lulzime mos kopjo nga cfare ka thene Rama ,(qe po votuat per Bashen e Meten keni votuar per Berishen )kjo ishte ne zgjedhjet e 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje