Shkarkimi i Metës, Frrok Çupi: Nëse gjyqtarët nuk vendosin kundër tij, tregues korrupsioni! Do përfundojë si Berisha

2 Shkurt 2022, 12:25Politika TEMA

Analistin Frrok Çupi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Ilir Metës si President, do të vërë në provë drejtësinë shqiptare. I ftuar në “Sot Live në Shqipëri”, Çupi u shpreh se nëse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk votojnë 100% pro shkarkimit të Metës, do të thotë se ka probleme korrupsioni.

Analisti shtoi gjithashtu se Meta do të përfundojë si Berisha.

“Ilir Meta ka nominuar me dorën e vet disa prej gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe kundërshtimet po i shoh si taktika, i sulmon që mos shfaqet se janë të mitë. Mendoj se një pjesë e tyre do votojnë pro tij. Meta ka dhjetëra akte anti-kushtetuese. Ky dhe Berisha po manifestohen si një grupim që nuk e duan perëndimin, ndërkohë që orientimi ynë është perëndimi, po godasin fort orientimin e kombit.

Çdo bëjnë këta gjyqtarë, a i kanë bërë llogaritë, a është në lojë paraja? Besoj se është çështje pasurore, nëse nuk o votohet 100% kundër Metës do të thotë se atje ka probleme pasurore, probleme korrupsioni. Tani është në provë drejtësia. Nëse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do e godasin këtë moment, realisht kanë goditur Amerikën.

Meta po tenton metë gjitha mënyrat me grupin e tij për t’i shpëtuar Gjykatës Kushtetuese. Këta liderët tanë lidhen me thonj pas pushtetit dhe kjo është në dëmin e tyre shumë të madh sepse kur të zbresin nga ajo ‘pema’ ata zbresin të degraduar, të rrënuar.

Sot Meta nuk është President real, nuk është për ndërkombëtarët, nuk është për ligjin tonë dhe mbetet ashtu deri sa ta çojë veten deri në fund, siç e çoi Berisha deri në pikën kur të bëhet qesharak në rrugë. Mekanizimi i largimit është mekanizmi më hyjnor që ka shteti. Largohesh që të mbetesh një vlerë.

Njerëzit e formuar qytetarisht largohen, ata që nuk largohen tregojnë që janë shumë primitivë, të prapambetur. Nervozizmi i shprehur nga Presidenti e dëmton demokracinë, mbajtja anë e një apo dy partie e dëmton demokracinë, ndryshimi i dekreteve e dëmton demokracinë”, u shpreh analisti.

2 komente në “Shkarkimi i Metës, Frrok Çupi: Nëse gjyqtarët nuk vendosin kundër tij, tregues korrupsioni! Do përfundojë si Berisha”

  1. Franci says:

    Z. Çupi, mos u habisni për mos shkarkimin , sepse drejtësia tek ne është lehonë, akoma nuk ka bythë të dënojë apo të japi drejtësi në bazë të ligjit. Ligji dhe maliqi që janë berisha dhe meta, po ngrihen furishëm për ta marë dhe një herë pushtetin dhe të hajë mut rama me gjith SPAK që krijoj. Përderisa një mut SPAK që nuk hetoi një ditë për pasuritë e berishës dhe metës, tregon se rama është aktor i filmave me drejtësi, ku të gjithë ne si popull duhet ta shajmë metën apo berishën, kur të dojë rama, kur rama bëhet me metën, prap ne duhet ta përshëndesim. Nuk ka bythë rama për drejtësinë që mburret, sepse qeveria rama nuk ka asnjë akuzë për vrasjet në bulevard, nuk ka asnjë akuzë për gërdecin, nuk ka asnjë akuzë për metën si bashkëpuntor i berishës në krime dhe korrupsion. Këta betejën me njëri tjetrin e bëjnë nëpër studio televizive, për të çoroditur shqiptarët. U ngjall monika kryemadhi, sepse ka marë ok nga rama, sepse ishte fshehur gjithë kohës, sapo rregulloi e transferoi paratë e filloi të këndojë si më parë nëpër studio, sikur s’ka ndodhur asgjë. Ringritja e tyre fuqishëm me foltore e me metën e monikën nëpër studio, tregon garancinë që nga grupe apo struktura destabilizuese kanë marë. Tym ti nxjerrin përderisa ky shtet dhe ky pushtet nuk kanë këllqe për të luftuar korrupsionin. Shpresa ka vdekur, drejtësia është ç’drejtësi.

  2. Arber iliri says:

    Nëse GJK nuk shkarkon Metën humb jo më pak se 50% të besueshmërisë e reputacionit të saj.Po u kujtoj anëtarëve të GJK se Trumpi pati fatin e veçantë si President të emëron te 3 nga 9 anëtarët e saj.Në vendimin rreth zgjedhjeve presidenciale të 2020 të 9 anëtarët votuan kundër kërkesave të Trumpit.Një shembull i madh se çdo të thotë të jesh gjyqtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje