Basha: Sulmi i Berishë për t'i dhënë Metës PD-në, janë paketuar të tre bashkë

2 Shkurt 2022, 11:53Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar së fundmi një takim me demokratët e degës 14 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Basha sulmoi edhe njëherë Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën. Sipas Bashës ata janë mbetje të tranzicionit 30-vjeçar.

Duke iu referuar bashkëpunimit për 6 marsin, kreu i demokratëve tha se ajo që ndodhi në 8 janar paska pasur si qëllim dorëzimin i PD-së te Ilir Meta.

“Ju e dini që në 30 qershor 2019-të nuk pati një proces normal votimi. Pati votime si në komunizëm, një parti që vet votuan, vet numëruan dhe iu desh 2 muaj për të nxjerr rezultatin, imagjinoni. Dhe prape iu dolën 4-5 me rekorde kriminale, që kanë ikur.

Dhe tani për shkak të këtyre, gjetën sebep për procesin e 6 Marsit. Shikoni si kanë dal hapur, hapur fare. Atë që ua kam thënë, sa muaj ka që ua kam thënë? Nuk bëhet fjalë për luftë, për parime, bëhet fjalë për hallin që i lidh bashkë. Halli që i lidh bashkë këta 3, është që janë mbetjet e tranzicionit 30-vjeçar. Halli që i lidh bashkë këta 3, është që shqiptarët e kanë kuptuar instrumentin e politikës së tyre të vjetër, që është premto, mos bëj, pastaj justifiko, gënje, e premto prapë. Ja, vijnë paketë. Paketë kanë ardhur të 3.

Një politikë me fytyrë njerëzore, do të thotë në radhë të parë ti japim fund politikës si biznes, si mundësi pasurimi përmes korrupsionit. Sepse është korrupsioni armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Edhe sulmi që i është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, po deputeteve, zonjave, e gjitha kjo paska qenë për ti dorëzuar PD-në LSI dhe Ilir Metës. Gjithë ajo skenë barbare paska qenë që shtëpia e lirisë të kthehej në shtëpinë e Ilirit”, u shpreh Basha.

1 komente në “Basha: Sulmi i Berishë për t’i dhënë Metës PD-në, janë paketuar të tre bashkë”

  1. Franz Kafka says:

    Ky ben sikur nuk ka shpetuar nga gjyqi per rrugen e kombit me raporte mjekesore fallco, ben sikur nuk ka qene minister i brendshem i 21 janarit, ben sikur nuk ka ndertuar nje pallat pa leje ne mes te detit ne Vlore, ben sikur nuk ka 4 vila, ben sikur nuk ka qene sozia e Berishes qe nga 2005, ben sikur nuk i njeh vrasesit ne pd ne zyren e tij ne 8 janar, ben sikur nuk ka bere lobim rus, pra shkurt, ben sikur ne cdo gje. Prandaj vazhdoni mbeshteteni kete specie se kohe me vone do e kuptoni se po mbeshtesni nje Berishe 30 vite me te ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje