Bujar Nishani: Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme që të tregojmë forcën tonë

1 Shkurt 2022, 22:10Politika TEMA

Bujar Nishani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, ishte i ftuar këtë të martë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku foli për zgjedhjet lokale të 6 marsit dhe koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nishani theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për “Rithemelimin” në këtë situatë q ëndodhet Partia Demokratike.

“Ky është një proces atipik, i parakohshëm, në një situatë shumë delikate për PD, në një situatë krize të madhe, ku përballë strukturave të PD ka një ndërhyrje të dhunshme nga faktorë të jashtëm, kryesisht nga mazhoranca.

Në këtë kontekst, ne duhet të përshtateshim në rrethanat e infrastrukturës elektorale, pasi për ne është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në këto zgjedhje për të konfirmuar fuqinë dhe përfaqësinë tonë elektorale.

Sa i përket grafikës, është përfaqësim i disa forcave politike. Edhe në zgjedhje të tjera lokale, ne kemi dalë si një aleancë. Kjo ka ndodhur edhe në zgjedhje parlamentare. Kur del në një grupim, ti koordinohesh dhe nuk është më sigla e partisë në përfaqësim”, tha Nishani.

4 komente në “Bujar Nishani: Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme që të tregojmë forcën tonë”

  1. Populli says:

    Medet o Atdheu ynë
    Kë ke patur për fytyrë
    Një eksiq si balo zinë,
    Që nuk është as për letyrë.

  2. american16al says:

    Kush e degjon kete zhgarravine , kontigjenti i Berishes, jane turpi i Shqiperise.
    Basha duhet mbeshtetur vetem per nje aresye per te shkeputur PD nga funderrina Berisha dhe zvarraniket qe ka pas.

  3. altin isufi says:

    eshte per te ardhur keq qe mendon se mund te fyesh inteligjencen e shqiptareve. Te thuash qe ne marrim me shume vota se PD-ja ligjore eshte budallalliku qe degjojme lart e poshye. Po ju nuk keni turp, dilni vetem dhe e shihni sa vota do merrni,por tadini se dhe me votat e lsi ju jeni drejt zhdukjes politike .

  4. qytetar says:

    O Zot në ka Zot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje