Socialistët caktojnë kandidatin për Bashkinë e Lushnjes

1 Shkurt 2022, 21:20Politika TEMA

Partia Socialiste njofton se në përfundim të procesit të konsultimit me strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia është dakordësuar për të propozuar Eriselda Sefën si kandidate për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e pjesshme të datës 6 Mars.

Kandidatura e Sefës sipas PS, mori mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera.

Aktualisht Eriselda Sefa mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë  bashki, pas arrestimit të Fatos Tushes.

Më herët, gjatë së premtes, socialistët caktuan kandidatët në 5 bashkitë e tjera në të cilat do mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërsa kandidatura e Lushnjës u vendos të caktohen ditën e martë për shkak të debateve të brendshme mes socialistëve.

1 komente në “Socialistët caktojnë kandidatin për Bashkinë e Lushnjes”

  1. TaHipi says:

    Kjo zonja nga fshati Bubullime i Lushnjes, nuk e lidh gje me qytetin, pervec faktit qe ka qene dashnorja e ish kryetarit qe eshte ne burg dhe ka 10 vite ne bashki si dr kabineti, nenkryetare, keshilltare. Sic duket Fatosi e ka lene trashegimtaren, harroi ta merrte ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje