Koalicioni për 6 marsin, Kryemadhi: S'kam takuar Berishën, negociatat i bëmë me Këlliçin dhe Nokën! Basha s'do të hyjë në zgjedhje, ka frikë

1 Shkurt 2022, 17:44Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar koalicionin e bërë mes LSI-së dhe Sali Berishës.

Në një intervistë për Report Tv, Kryemadhi ka deklaruar se nuk e ka takuar Berishën, por negociatat i ka bërë me Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin, teksa shtoi se LSI nuk do të ketë kandidatët e saj por do të mbështesë ata që kanë dalë nga “primaret”.

“Nuk do kemi kandidatët tanë, janë kandidatë të Grupit të Themelimit, që kanë ardhur nëpërmjet primareve, lider politik i koalicionit është Komisioni i Rithemelimit, ndërsa LSI është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me PDK, për të lehtësuar një proces burokratik, të situatës që ne kemi krijuar dashur pa dashje, LSI do i bëj thirrje qytetarëve për t’u drejtuar kutive të votimit dhe të votojnë kandidatin që ato mbështesin më tepër.

Sot është e rëndësishme vendosja përballë e kandidatëve. Nuk kishim kandidatë, kandidatët e LSI në këto 6 bashki, nuk kanë të bëjnë me kandidatë të LSI sesa unifikimi i opozitës përpara Rilindjes. Grupi i Rithemelimit, është shumica e PD, Vasili dhe Braimmlari kanë negociuar”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se Basha mund të mos hyjë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk ka shpjegim tjetër fakti që nuk ka publikuar ende kandidatët.

“Mund të më thoni ju cili është morali që ka sot selia e bravave përballë qytetarëve të opozitës. Të gjitha kauzat e tradhëtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re.  Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill.

I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara”, shtoi Kryemadhi.

5 komente në “Koalicioni për 6 marsin, Kryemadhi: S’kam takuar Berishën, negociatat i bëmë me Këlliçin dhe Nokën! Basha s’do të hyjë në zgjedhje, ka frikë”

  1. I revoltuari says:

    Njelloj si Pal Vata ne kohen e merumit qe thoshte se kete e ka bere Mehmeti me koken e vet se une dhe Enveri nuk dime gje, edhe kjo injorante, na thote se ajo dhe Saliu nuk jane takuar. Kete pune e ka bere Enveri(Saliu) me Mehmetin(Iliri). Pra Monique pranon qe ajo thjeshte eshte nje Pal Vata i demokracise. I vetmi ndryshim eshte se Pal Vata ishte nje fshatar i varfer, Monique eshte nje fshatare e lyer me flori.
    Keto marreveshje bien ere mut. Monique eshte lyer me mut qe ne momentin qe LSI eshte katandisur aty ku eshte, kurse per “pordhoren” mbetet te verifikohet ne se eshte mut apo kake. Po qe se fiton koalicioni i mutit dhe kakes, Shqiperia do mbulohet nga zhurma e qelbesirave. Me e keqja do jete se nuk do merret vesh ne se era e qelbur do jete nga muti i Saliut apo nga kaka e Monikes. E mjera Shqiperi, kur opozita ka rene ne dore te hajduteve te deklaruar….
    Nga ana “fisnike” dhe sipas fantazise se Monique, kjo situate i ngjan nje karroce mbreterore qe terhiqet nga kuaj te marre borxh. Monique ka marre borxh, kuajt e “pordhores”. Monique nuk mendon se te kujte jane kuajte. rendesi ka qe ata terheqin karrocen mbrterore te Monique qe kapardiset me kurora dhe fustane floriri. Turp! Turp!

  2. Lymi Tutit says:

    Uaau… negociata me Nard Ndoken…. Cudi si eshte mbushur mendja Nardit ??!! Duket qe “gjigandi” Tit Vasili,paska bo goxha pune.Ky I paska thone Mones,qe duhet te kete kujdes se, nje Cels “kopil” te “Shtepise se Lirise” e ka Likja…. Lymi Tutit

  3. ramizi says:

    Ik moj baxhelle e korruptuar, bashke me Liken ,ne burg do shkoni..

  4. liu qe te kliu says:

    Ik moj familje e degjeneruar.ijeni qepur vendit si muti pas kepuce.elona guri endrit pacja peco vasili koqen ezylyfit do hani.

  5. Meqense ne faqen e fb pash nje foto ,ku monika ankohej perse te quhet ” Shteoia e Lirise ” dhe jo “shteppia e Monikes ” ? Une -thot Monika jam dhe kryetare partie,kurse Liria e saliut eshte po thuaj shtepiake. Kete e thote edhe pamja e fotos ne kete shkrim . Per te plotesuar deshiren e te dyjave ,une propozoi te meren dy shkronjat e para te Lirise ( Li ) dhe tri shkronjat e para te Monikes ,meqense eshte kryetare parie ( Mon) I bashkojme dhe del fjale Limon. Pra te quhet ” Shtepia e Limon” Ky emer tregon edhe ngjyren e verdhe te cilen kane mare si Saliu dhe Iliri . Saliu nga Non grada ,dhe Iliri nga shkarkimi dhe degjimi se do te shpallet non grada., Ja pra qe nuk do t’u ngeli qefi . U lutem mereni parasyshe qe te mos rrembehen me vone kazme e lopata , shkalle e vare , bishta kazmash ne rolin e bishtit te flamurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje