Përplasja Berisha-Basha, Spiropali: Babai i lajthitur dhe i biri dështak, t’u vënë shqelmin të dy të marrëve

1 Shkurt 2022, 14:03Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me zhvillimet në PD, dhe përplasjet Basha-Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se se PD ka një shans që të shkëputet nga lideri dhe ish-lideri i saj, ndërsa e ka cilësuar Berishën si “babai i lajthitur” dhe Bashën si “biri dështak”.

“Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.

Luli me Saliun jane bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata jane e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak”, shkruan Spiropali.

3 komente në “Përplasja Berisha-Basha, Spiropali: Babai i lajthitur dhe i biri dështak, t’u vënë shqelmin të dy të marrëve”

  1. Pusho moj debile!
    Nga rrënojat e PPSH në Shqipëri lindi një pluralizëm politik i sëmurë.
    Me aktor kodoshë, hajdut, mediokër e sharlatan!
    Pse partija ku ti militon të duket më e mirë se ajo e Saliut?
    Apo Edi e Nano patriot e atdhedashës që u digjet zemra për mëmëdheun?

  2. Sokrati says:

    Do te ishte mire, qe PD te shpetonte nga te dy ” lideret”, me mire me thene menderet! Kjo do te ishte ne radhe te pare ne te miren e vendit.
    Si sali nongrata apo sali foltorja dhe lulzim brava, te dy jane bashkepunetore te ngushte ne krimet e te shkuares dhe ty dy kane nder mend te vazhdojne rrugen e krimeve edhe ne te ardhmen.
    Keta horra e kuptojne demokracine si sharje te kundershtarit, shpifje, ofendim, akuza pa baza, sajime, filmime, hartime shkollore dhe… bej palle, shto pasurine, duke vjedhur, abuzo me pushtetin, vrit protestuesit, digj fshatrat dhe vrit njerezit, per te bere korrupsion, vidh votat, duke rrahur opoziten, shkaterro ekonomine, shkaterro drejtesine, ushtrine, institucionet, jepi krahe Lazaratit, si hambari i parave te droges… Kur do te behen njerez, keta te mallkuar?!

  3. Koli says:

    Sala luli jane non grata.po ti mos uhiq si patriote hiq burin nga bordet.mos u ngopshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje