Seanca për shkarkimin e Metës, Balla: Ka sulmuar institucionet Kushtetuese dhe ka nxitur dhunë

1 Shkurt 2022, 14:14Politika TEMA

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla të martën ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës Kushtetuese, ku u diskutua mbi kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Si përfaqësues i Kuvendit, Balla argumentoi vendimin për shkarkimin e Presidentit nga detyra, duke theksuar se ky i fundit ka kryer aktivitet politik dhe ka dëmtuar imazhin e vendit.

“Meta ka kryer aktivitet politik. Meta dëmtoi imazhin e Shqipërisë. Ky është procesi i parë në histori, që gjykohet një president. Procedura e shkarkimit është e nevojshme për shkak të barazisë së të gjithëve para ligjit. Mbështeti forca të tjera politike, nxiti dhunë dhe sulmoi institucionet kushtetuese.

Vënia në lëvizje e kësaj strukture për shkarkimin e Presidentit nuk është problematike. Presidenti ka funksion mbi palët, por mori pjesë aktive në zgjedhje. Kuvendi nuk synon të ndëshkojë presidentin apo pozicionin, por personin që kreu shkeljen. A mundet ta për përfaqësojë unitetin e popullit një president shfaqet palë, nxit dhunë, ndikon në vendimmarrjen e institucioneve, sulmon gjykatën kushtetuese. Kushtetuta parashikon që Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje