Ç’ndodh nëse dështoni? Vokshi: Kandidatët tanë marrin vota edhe nga e majta, Basha s’ka asnjë

1 Shkurt 2022, 22:00Politika TEMA

Albana Vokshi shprehet e bindur se në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars, kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” do të jenë fitues. E ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Vokshi iu përgjigj akuzave të PD-së zyrtare.

Ndërkohë lidershipi i PD ka deklaruar se kandidatët e Berishës nuk kanë asnjë lidhje me PD-në, Vokshi thotë se Bashës nuk i ka mbetur asnjë.

“Me primaret që është një risi e propozuar, e sjellë, e sanksionuar në ndryshimet e statutit dhe në fakt është manifestimi më i bukur i vlerave demokratike të një partie. Kandidatët janë prej vitesh në PD. Unë i njoh të gjithë. Kanë qenë edhe në poste drejtuese.

Ata që flasin sot nuk kanë asnjë lidhje me PD. Shoqata e Bashës…të gjithë ata që kanë themeluar partinë janë me Rithemelimin, nuk ka asnjë Basha. Kush i ka mbetur Bashës, zero”, thotë ajo.

Vokshi gjithashtu hedh poshtë akuzat e Bashës se qëllimi i Komisionit të Rithemelimit është të dëmtojë PD-në.

“Primaret ishin ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë. Basha është mësuar me zarfin. Ende bën pazare nëse do të futet. Si mund të dëmtohet PD?”, thotë ajo.

Deputetja demokrate është e bindur se gjashtë kandidatët do të marrin vota edhe nga elektorati gri, madje edhe nga e majta.

“Nuk ka përplasje sepse e gjithë baza do ti përqafojë këto kandidatura. Më erdhi keq që  nuk doli asnjë zonjë, por ky ishte vullneti i anëtarësisë. Do të marrin edhe vota individuale, votë gri, edhe të majtë të siguroj. Janë të gjashta figura jo vetëm të mira që i ka përzgjedhur anëtarësia, padyshim që do të jenë figura përbashkuese të gjithë anëtarësisë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse se çfarë do të ndodhë nëse dështojnë, ajo shprehet e bindur për fitore, por gjithashtu shton se secili do të marrë përgjegjësitë.

“Të gjitha kandidaturat që kanë ardhur nga baza janë kandidatura që me punë me një fushatë të mirë janë fitues. Do kenë rreth vetes, mbështetjen jo vetëm të djathtën por edhe votën gri. Nuk ka mbështetje fushata e Lulzim Bashës.

Padyshim që gjithësecili do të mbajë përgjegjësinë nëse nuk arrihet rezultati, pavarësisht vështirësive dhe pengesave se pakti Rama -Basha ka uzurpuar çdo pushtet. Rama dhe Basha janë një”, u shpreh ajo.

5 komente në “Ç’ndodh nëse dështoni? Vokshi: Kandidatët tanë marrin vota edhe nga e majta, Basha s’ka asnjë”

  1. Vranakonti says:

    Albana Vokshi kjo trimeresh
    u flete grave si burrnesh
    Saliu nje porosi na dha
    t’mos e rruani ju moj gra.

  2. Vranakonti says:

    Do shikoni ju o simpatizant e PD-ke, kur Albana Vokshi me te gjithe deputetet dhe anetaret e PD-ke,pasi t’a kuptojne dredhin e Saliut i cili do t’i leri ne balte,do shkojne te Lul Basha e t’i kerkojne falje.Do t’i luten te futen perseri ne PD-ke me Kryetar Lul Bashen. Saliu po tallet me keta,po i perdor per te shpetuar bythen e tij nga Amerikanet.Populli eshte me Ameriken dhe jo me Salin.

  3. Agim kanada says:

    Nuk flet Gabim kjo. Se po te humbi berisha rrezohet edhe miti i rames ku deklaroj hapur ne emisionin open qe eshte antiamerikan. Se shpejti do I mbaroje edhe ketij vaji i kandilit. Mbaroj historia e gogolit Berisha.

  4. kasemi says:

    Ah, jo moj Albana, kane ikur ato kohe kur i mbusnnit kutite me flete votimi, dhe kur behej numrimi rezultonin me shume flete se sa votues ne lista. Keto kohe kane marre fund nje here e pergjithmone per salen dhe ty e disa te tjere.

  5. Xhino says:

    Po kjo gërdallë kush është që thotë do marë vota nga e majta, apo i ka dhënë shpresë rama. Burrnin ja kemi parë dhe ramës dhe metës, berishë dhe monikës, kështu që këta të gjithë, shkërdhejnë njëri tjetrin qysh në krijim. Plera që s’kanë as turp e as frik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje