Bashës i shkon në zyrë edhe propozimi i dytë për kandidat në zgjedhjet lokale

1 Shkurt 2022, 21:30Politika TEMA

Pas propozimit nga dega e PD në Durrës për Luan Hotin si kandidat në lokalet e 6 marsit, në zyrën e Bashës ka mbërritur një tjetër propozim.

Mësohet se dega e Rrogozhinës ka publikuar emrin e Ferdinant Saracit për kryetar bashkie. Aktualisht Saraci është kryetari i degës së PD në këtë qytet.

Kandidatët duhet të marrin miratimin e kryesisë së PD që të dalin me 6 emra përfundimtarë.

Partia Socialiste ka zyrtarizuar Edison Memolla për këtë bashki, ndërsa Rithemelimi do të kandidojë me Hekuran Xhanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje