Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj nuk sheh asnjë mundësi që kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha të marrin më shumë vota se kandidatit zyrtar të PD.
Drejtuesi politik i PD në Lezhë thotë se elektorati do t’i ndëshkojë dhe për faktin se paraqiten në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 mars me logon e LSI-së.
“Nuk ka asnjë shans që kandidat e LSI (kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’) të dalin mbi kandidatët e PD”, u përgjigj zv.kryetari i Kuvendit me ironi.
“Di që janë kandidatë të LSI dhe do të bëjnë fushatë si përfaqësues të kësaj partie dhe do të ndëshkohen nga elektorati”, shtoi drejtuesi politik i PD në Lezhë.
Pyetjes nëse në 6 bashkitë do të ndodhi si në zgjedhjet e 2017 kur u bojkotuan nga opozita, Gjekmarkaj iu përgjigj se PD hyn në garë për të fituar.
“Ne kemi kandidatë shumë të mirë dhe seriozë. Nuk shkojmë për të dalë të dytët apo të tretët por për të fituar. PD në Shkodër ka dy të majta, të majtën e Edi Ramës dhe të majtën e bashkuar të Ilir Metës”, përfundoi deputeti i PD.
Dritan Shano sot tha dicka teper te pikasur-‘as Berishizmi dhe as Bashizmi nuk i sherbejne as PD’se dhe as Shqiperise per te ardhmen’.
Pra fiton Partia Socialiste.
Normale.
Dorzimi i partisë demokratike tek iliri dhe monika, është pabesi e rradhës së berishës që ju bën demokratëve. Më vjen keq për ata intelektualë të paktë që ka PD, që i bashkëngjiten berishës, është injorancë të besosh tek një njeri gjysëm në varr e gjysëm në burg. Injoranca nuk ka brirë, kur mendon se berisha fut në kandidim njerëz apo të afërt të monikës, sikur mbështetësit janë dele. O njerëz demokrat që i shkoni mbrapa berushës, sot është koha që berisha t’ju vijë mbrapa ju, popullit. Kuptojeni, se ky njeri nuk ka interesa për demokrarët, por çfar përfiton për vete bashkë me metën. Larg metës, larg njeriut ku vetë berisha e ka cilësuar vrasës .