Deputeti i PD-së akuza Ramës: Shkoi në Gjermani për intervistë, lëvizte me “Porsche”

2 Shkurt 2022, 14:44Politika TEMA

Partia Demokratike nuk ndalet me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për fluturimet me charter në vende të ndryshme.Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku shprehet se Rama po fsheh me propagandë udhëtimet e tij luksozë me charter privat.

Çollaku i kërkon gjithashtu përgjigje Ramës për disa pyetje, nëse ka udhëtuar me charter në Suedi, Skoci, Liban, Itali apo Egjipt.

Deklarata e Kreshnik Çollakut:

Edi Rama përdori sërish të vetmen gjë që ka arritur te qeverisja e tij 8-vjeçare, propagandën për të fshehur të vërtetën për udhëtimet e tij luksoze me charter privat.

Edi Rama refuzoi të japë informacion kush e pagoi qëndrimin e tij në hotelet luksoze të Mynihut ndërsa ai ndodhej atje për të pastruar imazhin e tij të nxirre nga krimi dhe korrupsioni.

Luksi i shfrenuar i kryeministrit të popullit më të varfër  të rajonit, dhe që nga keqqeverisja e tij rënditet ndër azilkërkuesit më të mëdhenj në botë përshkruhet më së miri nga gazetarja në intervistën e përkthyer dhe shpërndarë nga vetë zyra e kryeministrit citoj “Është e diela e parë pas Vitit të Ri. Një Porsche, tip ”Panamera GTS”, e zezë, përplaset pak në një pirg dëbore në parkingun prapa Bergsteigerdorf Kreuth. …Është Edi Rama, …..kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, …Ne kemi rënë dakord të bëjmë një xhiro në Ëildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake. Sot, investitorët nga Gjermania dhe jashtë vendit vërshojnë me milionat e tyre…

Kryeministri i një populli shumica e të cilit nuk siguron dot në këtë dimër të ftohtë, mjaftueshëm ushqim dhe ngrohje për fëmijët, shkon për një intervistë në Mynih, udhëton me Porsche e qëndron në hotele luksoze. Me paratë e kujt? A janë këto paratë e shqiptarëve?

Edi Rama përdor propagandën bajate për t’u fshehur tek të vërtetën e shqiptarëve për udhëtimet e tij prej sheiku me charter privat.

Në emër të shqiptarëve po e pyesim sot sërish Edi Ramën.

A ke udhëtuar në Malmo të Suedisë me Charter?

A ke udhëtuar drejt Sofjes, me charter?

A ke udhëtuar drejt Ohrit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Bejrutit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Italisë, me charter?

A ke udhëtuar drejt Kajros, me charter?

A ke udhëtuar drejt Beogradit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Skocisë dhe Britanisë së Madhe, me charter?

A ke udhëtuar drejt Mynihut, me charter?

Në përpjekje për të fshehur të vërtetat, Kryeministri ka deklaruar se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Por pagesat nga thesari tregojnë se Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’.

Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë.

Pa llogaritur udhëtimet me charter të Edi Ramës gjatë vitit 2020, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit ne vitin 2021 14.6 milionë lekë.

Gjithsej 171 milionë lekë qeveria ka shpenzuar vetëm për udhëtime, pa llogaritur kostot e udhëtimeve me charter ku vetëm karburanti për një udhëtim llogaritet në 120 mijë euro.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

 

10 komente në “Deputeti i PD-së akuza Ramës: Shkoi në Gjermani për intervistë, lëvizte me “Porsche””

  1. Gaz says:

    Cfar debilash qe jane, nqs kane fakte qe Rama ka levizur me charter perse nuk ja plasin turive. faktin .

  2. xhoxhi says:

    O deputet leshi.Lëre Ramën për ne do bësni gjë?Pensione duam,punë,pak taksa etj etj .Jju shikoni ku dhjet Rama.Turp ku jeni katandisur.Sa më shumë ta shani aq më shumë do votohet.Me këto mënd nuk vini kurrë në pushtet.Na çatë trapin Rama Rama.Po Basha juaj me kkëmbë shkon?

  3. Pilo Lala says:

    Nuk mundet dot Edi Rama, duke i vene spiuna nga pas.
    PD e ka provuar 8 vjet, nuk ka arritur as tek veglat e Edi Rames.
    Edi mundet me pune.
    Por juve ju jane thare bo.let per pune, dhe beni spiunin.

  4. Andri says:

    fotografia flet sa 1000 fjale Ky Collaku duket fytyre idioti Zaten kjo kategori eshte mbeledhur te PeDja

  5. Lule moj lule says:

    Uuuuuuuuuu me porsh po me cfare duhet te levizte me biciklete ? Cfare opozite e forte ne PD u larguan bolet kane ngelur pénisat .
    Nuk ka opozite ne Shqiperi

  6. Toni says:

    O trap,kam fakte që Rama ka ngrën bukë në restorant,duhet t’a kish mar me vete

  7. Franci says:

    O Niku , o bajgarac , ore iku Saliu dhe ju la sindromen , ju ka lene semundjen Saliu , semundjen e trillimeve , shpikjeve dhe llafazanlliqeve , ore mashtrus , hiqni dore nga politika e tipit ” babale ” se spi me uje , ai te tregon dokumentat qe levizi me bilete 350€Kreshniku na tregon carter ….po mir ore qelbanik , po cdo weekend te Lul bythes ne Holland do na thuash gje ???? Apo i ve nga xhepi Luli , po per 3-4 vjet u be me 3 vile ??? Apo dhe ato me djers , hiqni dore dhe shkeputuni perfundimisht nga politika e trillimeve se noc rokun do merni , e pidh te semes , iku kanceri digital dhe erdhi Kreshniku
    Po sheqin dore keta plerat nga sajimet , Luli i bie bythes dhe u krimb ne vila , carter ne Hollande , makinat i nderon si breket …..ptuuuu plera

  8. Shihemi neser says:

    Politika e sharjeve nuk ecen me. Tregoni se jeni te vertet dhe keni projekte me te mira se qeveria aktuale. Perndryshe rrini aty ku jeni. Jeni jashte kohe nuk na genjeni dot me.

  9. Loni says:

    Keshtu vazhdoni se Rama siguron edhe mandatin e 5. Me keto plehra dhe me Luli Bashen, nje idiot berishist.

  10. Jorgo says:

    Ky dhe e motra jane delfinet e Saliut qe ia ka lene peshqesh Lul mavriut
    i ziu Lulush qe s’mesoi ti njohe njerezit ende…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje