Zgjedhjet e 6 marsit, PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Shkodrës

2 Shkurt 2022, 16:24Politika TEMA

Partia Demokratike ka  propozuar Xhemal Bushatin, ish-kryetarin e Këshillit Bashkiak Shkodër si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Shkodrës.

Emrat që janë propozuar më herët ishin kreu aktual i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, Nevila Xhindi, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë edhe Kliti Hoti konsullit aktual të nderit të Austrisë në Shkodër.

Ndërsa në mbledhjen që po zhvillohet nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha ku marrin pjesë edhe deputetët e Shkodrës është dakordësuar që kandidat të zgjidhet Xhemal Bushati.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje