Berisha-Meta, "Aleanca e qelbësirave 2”

2 Shkurt 2022, 15:25Politika TEMA

Nga Alfred Lela

Koalicionin Shtëpia e Lirisë, më shumë e rrezikojnë Monika Kryemadhi, Floriana Garo dhe logoja amatore se sa binomi Berisha-Meta. Për të shkundur qafe etiketimin misogjen duhet me shtu’ se zonjat ilustroze janë përmendur vetëm si metaforë për ata që bërtasin prej dy ditësh për këtë ngarkesë politiko-socialo-morale, që trojet tona nuk e durokan dot. Pra, rikthimin e the inglorious bastards, Sali Berisha e Ilir Meta.

Duhet thënë se, ata që e kanë duartrokitur koalicionin e vitit 2013 mes Ramës dhe Metës, nuk mund të shohin si të padenjë dhe të padrejtë atë mes Metës dhe Berishës. Sidomos, kur Ilir Meta ka kaluar nga procesi i ‘purifikimit’ të një mandati në aleancë me shefin e PS, dhe të një 5 vjeçari si President i Republikës, zgjedhur me votat e së njëjtës shumicë.

Pra, z. Meta është më ‘i kulluar’ sot se sa në kohën kur Mustafa Nano fliste për ‘aleancë qelbësirash’ dhe, ata që sot bërtasin e miratonin, me fjalë a me heshtje. Për kujtesë, mes Ilir Metës të prillit 2013 dhe Edi Ramës së duartrokitësve të sotëm, ngrihej sa një mur Hadriani blloku i ‘Fiksit’, protestat e 21 janarit, megjithë dëmin kolateral, apo dhe mijëra akuza të përfaqësuara nga gërdia estetike e ‘gishtat obezë të babëzisë’.

Për ta ritheksuar, sot Meta ‘vjen’ në koalicion me Berishën si President i Republikës dhe ish- partner thelbësor në ‘Qeverinë Rama I’, ku mbajti detyrën e Kryetarit të Kuvendit.

Paketimi i dyshes Berisha-Meta si një leviatan politik mund të bëjë punë për propagandën, por politikisht nuk thotë gjë.

Edhe për dy arsye, jo dhe aq të thjeshta. Sali Berisha ka më shumë se 8 vjet i larguar nga pushteti (e kam fjalën për ekzekutivin, jo simbolikun-si mund t’ja heqësh atë, kur nuk e bëri as non grata-amerikane), që do të thotë se, të paktën si parim, ai është i amnistuar nga identifikimi me të këqijat e pushtetit.

Sigurisht, ai ka historikun e tij të pushtetit, por e kam fjalën për togfjalëshin, tashmë pa markë ‘fajin e ka Saliu’.

Së dyti, si Berisha ashtu dhe Meta, edhe pse mund të jenë zhvendosje pas, janë thirrje e dëshpëruar për të rikthyer dikotominë e humbur politike, elektorale dhe shoqërore. Teatri politik i katër viteve të fundit është kthyer në një vodëvill. Lulzim Basha ka dështuar, edhe pse, në dukje të paktën, është stërmunduar në skenë për të mbajtur gjallë mekanizmat politikë që i japin kuptim procesit politik.

Pavarësisht se ai nuk mund të fajësohet ekskluzivisht për këtë, shtrembërimi ka ndodhur në orën e tij. Ilustrimi më flagrant është pamundësia e strategjisë së tij për ta sjellë në qeveri pas dy ciklesh elektorale, gjë e herës së parë në 30 vite ciklesh pushteti.

Më e rëndë se kjo ka qenë prishja e manifakturës së përballjes (dikotomisë). Shenjues ishte mosbesimi ndaj aksioneve të tij, sa më të zhurmshme bëheshin ato.

Gjendja, e vrojtuar nga ky kënd, ofron dy alternativa. Të shpresosh te një e ardhme virtuale, kinematografike dhe amerikane të cilën e pompojnë L. Basha dhe Y. Kim, ose të vësh bast te një e tashme e ashpër, që ka nota të së shkuarës, që është deri diku imitim i vetes dhe të tjerëve, por që, të paktën e kthen procesin në shina, rithemelon dikotominë. E thënë me terminologjinë e atyre që sot e qajnë si kataklizëm, më mirë një ‘Aleancë qelbësirash 2’, apo vazhdim i vodëvillit politik?

Kush zgjedh të rrejshmen, edhe para asaj që sot ngjan e pamundur, por është të paktën procesor politik, do të banojë te pamundësia nga letargjia në letargji.

24 komente në “Berisha-Meta, “Aleanca e qelbësirave 2””

  1. tiranasi says:

    Lela duke perdorur ca si shume fjale te huaja apo te medha sipas mendjes se limituar te tij me ngjall te njejten neveri si disa monstra kolege,polityikane deputete e pushtetare qe per tu dukur se jane mencurane pozojne para bibilotekave .

  2. uskania says:

    Pordhe fjalesh!

  3. xhemal says:

    I shkreti Alfred ..tani shikon enderra me sy hapur.dikur hiqte pantallonat per te pare plagosjen ,tani eshte lakuriq si idhulli itij sali…fredi zgjohu sali kerma vetem ere te qebur bien bashke me like floririn.

  4. Punetori says:

    Reptil pederast , alias A. Lela .

  5. mond says:

    O Lela!
    Po ju që jushkonit nga pas, ju krihnit bishtin dhe i mbeshtesnit nga nje studio në tjetrën?
    Ju kini pak kurajo të pranoni dështimin tuaj me sukses?
    Kini pak kurajo të pranoni se jeni orientuar plotësisht gabim?
    Të gjitha ato sa thua për Lulin janë dhe për ju. Dhe një pjesë e arsyeve të humbjeve të vazhdueshme jeni dhe ju.
    Tani i shihni nga larg, keni ndëruar dhe kanal dhe jepni mend akoma!!!!

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Mjafton të vështrosh “shesh betejën” politike për të dalluar servilizmin e Alfredit.
    Berisha,Meta, Basha dhe ambasadorja Kim.
    Frymëzon individët për mbështetjen e Berisha – Meta, pamvarsisht se te qelbin me km larg !
    Tregon tendencën antiamerikane!
    Të gjitha janë fjalë, fjalë….!!!!!

  7. asd says:

    “Shpjegimit” te Leles i mungon MORALITETI. Ai eshte nje “figure” e qelbur, por per fatin e tij, moraliteti mungon gjithandej ne kete vend prandaj dhe era e qelbur pothuaj nuk ndjehet.

  8. Titi says:

    eh kush ka kohe e nerva te lexoj kete shkrim pacaure qe ngjan si syte i nie cakerri.

    1. Bardha says:

      Rrofte Mero qe nuk boton mendimet e te tjerve dhe ka punuar ne redaksi disa idiot qe nuk kuptojne njerzit qe shprehin mendimet e tyre

  9. Ladi says:

    Analizë e kërriçit: “Me dyshen Salih+Meta politika futet në shina”. Kur të dy janë shumë larg trenave të historisë

  10. emigranti says:

    edhe ti aty hyne

  11. Shqiperia Etnike says:

    Pavarsisht, megallomanise pseudointelektuale, flasim per njerez te vegjel, qe sdalin dot nga i njejti llum.
    Problemi eshte se edhe kur dalin, po llum ngelen.
    Mjafton te shohesh shkrimtarin tjeter medioker, Gjekmarkajn, ne nje metamorfoze te cuditshme llumi; E lepiu dhe thithi kaq shume nga perpara mumjen e bajges se Vicidolit, me syrin tek fundshpina nga prapa. Ndofta ketu, me shume qen besnik dhe peng i kultures tribale, si Lela, Gjeka u tregua nje Berishe i vertete, ne transformim.
    Erdhi i pabuke nga vrime e ariut, lepiu loqet e lerosura te tribalizmit politik, u sodomizua virtytshmerisht, u pagua me Tiranen, karrjeren ne universitin gjingjonist, i blene kostum dhe i dhane titullin e intelektualit, duke e bredhur studjo me studjo me mikrofonin e Saliut. Ne fund sado neveri paten, ngelen keq edhe e futen ne parlament, yzengjiun qe ju pastronte topet dhe halet.
    “Venerimi”, ja la vendin hakmarrjes dhe grykesise per pushtet, si dikur Bajga me babane shpirteror dhe partine puntore nene.
    Filloi kazma.
    Pak nga pak, deri sa te arrije tek kockat e zhvarrosura te bajges, qe ti pshurre publikisht, per tju thene te gjitheve se Toka e Xanun ka tjeter Zot per tu adhuruar dhe pasur frike.
    Eshte gjuhe dhe kulture minjsh, prandaj e ardhmja nuk duket gjekundi edhe kur lepijne apo shqyejne njeri tjetrin!

    1. Asd says:

      Ke shprehur sakte thelbin!

  12. Salbeu says:

    Duket ajo shprehja : Nuk bie rrufeja në hale. duket sikur është thënë tamam për këtë kërmë. Stuhia i mori jetën alpinistit të shkretë dhe shpëtoi haleja.

  13. Hhahah says:

    Asgje nuk kuptova se cdo te thote ky sharlatan. As qe kam ndonje ide se kush eshte ky person, por me vjen keq se ku eshte katandisur gjuha shqipe. Ja fjalet e ‘medha” qe perdor ky idjot:
    -Ilustroze
    -Inglorios bastards
    -purifikim
    -gerdia estetike
    -gishtat obeze
    -levition
    –dictomi
    -vodevill
    -dictomise.
    Te bie ne sy se ky idjot me siguri nui i kupton keto fjale. Kete e them se origjina e tyre eshte nga gjuhe te ndrysheme.
    Fjalimi i ketij Shvejku Shqiptar eshte si fjalimi i Shvejkut te vertete, kur per te verteteur se ishte i mencur pyeti avokatin:
    Zonja Vodefill banon ne katin e gishtave obeze. A mundet zoti gjykates te na thote se kur ka vdekur pronari i “Gerdia Estetike”….
    Artikull qe te ben me dhimje koke. Ndoshta Z. Mero ka hequr dore nga estetika shendetesore, per mbrojtjen e shendetit mendor te lexuesve.

  14. Arian says:

    Aaaa paske ik për lesh.pse s’të mori ty ai orteku po mori atë fukara që bënte vetëm mirë.

  15. Vranakonti says:

    Eshte çudi se si e ka pranuar Top channel te punesoi kete palo gazetar,koke gjarper.

  16. Yyyyy says:

    Ke përdorur më shumë fjalë shqip nga ç’duhet dhe nga sa pritet prej një mendje kaq të mprehtë e të sofistikuar si ç’është ajo e jotja.

  17. shqip says:

    Ky bën pjesë në të njëjtën kategori të nostalgjikëve . Të riciklosh Saliun e aq më keq Metën, vetëm njerëz me deformim intelektual mund ta ëndërrojnë. Në fakt ky është problemi i tyre. Sepse zgjidhje për ta ka vetëm një emër, Saliu. Konfigurimi i një tjetër figure qëndrore është opsion i ndaluar për mendje si e Leles . Mos bëj lojra fjalësh o gazetar enuk. Kjo që po bëjnë Meta dhe Berisha është kombinimi më i keq . Në të gjitha aspektet ta marrësh, kjo eleance është sa e dështuar aq dhe e përbuzur nga shqiptarët. Përveçse është dhe e turpshme , pasi mënyra si u zhvillua të çon te dy njerëz në hall që përdorin logo e vula për të kaluar këtë hall.

  18. ce says:

    O Lelo hunderri na e perkthe pak anglisht kete palo shkrim se shqip nuk e morem vesh. Me duket se nga goditja ne Puke paske ikur per lesh se truri te paska dale jashte ekuilibrit dhe flitke perralla me mbret o hunderr.

  19. topchannel says:

    Nga doli ky mi haleje?

  20. Besnik says:

    Keta duhet te kene persona qe jua zberthejne se cfare duan te thone dhe cfare kane shkruar.

  21. rexha 10 says:

    Edhe se s’ta mora veshte fare se ku doje te dilje prape nje gje me kryesoren duhej ta theksoje . Megjithe lojen e Metes ,Berishes ,Lulit ,dhe Rames ,sote gjarperi nxori koken e tija . Mbasi vodhi e beri ate qe deshi edhe me njerzit e politikes per interesat e tije doli kunder SHBA .Kjo eshte belaja qe i ka zene keta politikane qe ti po i quan .Po te levizesh hu me hu ,do te gjeshe ndonje hu atje ku se prete ,dhe do te futet atje ku s’thuhet .
    Sote politika ne fakte po vuan ate qe Amerikanet ,dhe Europa mbollen ne ate vende .Ishte ajo qe i la te livadhisin,dhe te benin cfare te donin keta lumashe ,qe vodhen edhe floririn qe la Ahmet Zogu .

  22. tirona says:

    Me te vertete Nano athere theksonte aleancen me qelbesiren (ilir) ,kunder kryeqelbesires (sali) por kete nuk kuptoni ju akoma qe dy kryeqelbesira nuk kane asnje shans qe se bashku te fitojne sa te jene gjalle!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje