Monika Kryemadhi: Ilir Meta mezi pret të dalë nga “burgu politik”

2 Shkurt 2022, 17:16Politika TEMA

Sipas Monika Kryemadhit, Ilir Meta mezi pret të dalë nga “burgu politik” i Presidentit.

“Meta është shumë më shumë se LSI. Është në një burg politik përsa kohë është aty. Dënimit po i vjen fundi. Meta është përtej LSI-së. 

Ne themi populli i 2 marsit, ishin qytetarët e Tiranës. Pasi në atë kohë, Rama i bllokoi transportin qytetarëve të rretheve. E dinin shumë mirë kush ishte populli i 2 marsit. Gjithmonë Monikën e paragjyojnë për mendimet e sinqerta, Ilir meta është përtej opozitës dhe LSI-së.

E gjejnë veten shumë socialistë, demokratë dhe lsi-stë. Se si do e bëj daljen e tij politike, Ilir meta, do të jetë risi. Mezi po pret të dalë nga burgu politik në të cilin është. 

A do t’i shërbejë më mirë Shqipërisë, ndryshimi i planeve të Ilir Metës, padyshim që po. Pavarësisht se do jetë një angazhim i dyfishtë i joni në aspektin familjarë. Ilir Meta flet pa dorashka dhe nuk ka komplekse përpara asnjë personi, asnjë media dhe asnjë gazetari” – tha Kryemadhi.

5 komente në “Monika Kryemadhi: Ilir Meta mezi pret të dalë nga “burgu politik””

  1. DinPak says:

    Tamam ashtu eshte: Ilir Kokelopa “nuk ka komplekse perpara asnje personi, asnje media dhe asnje gazetari”, sepse i bllokon me ate “m’fal, m’fal, m’fal, m’fal”.

  2. Pilo Lala says:

    E ka gjetur tamam fjalen per burrin e vete Monika, aty kerkon ta shikoje, neper burgje..
    Pune burgjesh me nje fjale.
    Do dali nga njeri burg, do hyje tek tjetri.

  3. Shoku says:

    Tamam shprehja me idiote ,me adolishente,me e pabesueshme : ” Ilir Meta mezi po pret te largohet nga “burgu politik” Kjo shprehje me kujtoj nje kuader vite me pare. Ate e trasferuan nga Tirana ne nje qytet te vogel ,per paaftesi ne detyren e profesionin e vet, si dhe kerkonte ” Pjeshke” atje ku punonte. Kur e pyeten se si ndihej ketu ne qytetin e vogel,ai u pergjigj: ” Me thene te drejten, jam shume i lumtur! Ajo Tirana sepse te merrte frymen. Isha shume i merzitur ne ate rremuje….. ‘ Ne qe e degjuam ia futem nje ha…ha…ha te madhe dhe u larguam. Qyteti i vogel qenkerka me i mire se Tirana ?! Edhe Iliri na qenkerka merzitur nga detyra e presidentit dhe don te kaloi ne baze…. ha…ha…ha Te qajme ,apo te qeshim ?

  4. Roberto says:

    E di si me duket ne kete foto Agushi me Moniken??? Nuk kane asnje dallim prej ciftit nga Vlora qe tentoi te vidhte nje argjendari ne Shkoder. Shikojani fytyrat sa te poshter jane. Vodhen thesarin e shtetit dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Tani po ju djeg miza nen kesule dhe do e shohim se sa do ju vleje lekura.

  5. Demokrati i LSI-së says:

    Monika është e sinqertë në atë që thotë, Ilir Meta është vërtetë një specie thellësisht e djallëzuar. Kurrë nuk duhet menduar se mund të bëjë një punë pa përfitim. Si rregull në demokraci, çdo president, pas largimit normal nga detyra nuk duhet të merret më me politikë. Meta këtë e di. Ai jo vetëm nuk do që të largohet nga politika, por po krijon vetë, artificialisht, të gjitha konditat për të dalë jo normalisht nga pozicioni që ka. E bënë këtë me të vetmin qëllim për të justifikuar vazhdimësinë në politikë. E për rrjedhojë të vazhdojë të vjelë mirë gjithë rrjedhojat që burojnë prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje