Fatos Lubonja përkrah koalicionin e Berishës: Të gjithë shqiptarët të bashkohen rreth tij

2 Shkurt 2022, 19:18Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja ka dalë në mbështetje këtij koalicionit Berisha-LSI, teksa është shprehur se ai vetë do ta quante ‘Fronti i Lirisë’ dhe jo ‘Shtëpia e Lirisë’.

Teksa iu bëri thirrje edhe intelektualëve që t’i bashkohen, Lubonja tha se do donte që ky koalicion të fitonte përballë regjimit të Edi Ramës.

“Unë e shikoj këtë si një bërthamë rreth të cilës do duhet të grumbullohen të gjithë shqiptarët. Që këtu nuk është më çështje as oligarkie, por këtu është për të shpëtuar nga monizmi oligarkik, që ka kapur gjithçka, edhe opozitën zyrtare në një farë mënyre.

Kjo është një gënjeshtër e madhe që kërkohet t’iu imponohet shqiptarëve. Edhe atë nismën për shkarkimin e Metës unë e shikoj Ramën si arkitektin e kësaj, që ka punuar për një kohë të gjatë për eliminimin e çdo kundërshtari.

Gjykoj se jemi në një situatë ku duhet të bashkohen të gjitha forcat, edhe intelektualët, në këtë front të lirisë. Unë kam qenë protagonist i një akti, që shumë e kanë quajtur të pamoralshëm.

U bashkova më 1997 me PS, që ishte trashëgimtare e një regjimi, që më kishte futur në burg. Por, gjykoja se politikisht një bashkim i të gjitha forcave kundër Berishës në atë kohë ishte i rëndësishëm. Këtu është çështja e gjykimit politik.

Situata është se ka një projekt për të na nënshtruar të gjithëve ne dhe eliminimi i Metës dhe Berishës është në këtë kuadër.

Ata vetë mund ta meritojnë goditjen, por politikisht eliminimi i tyre do të thotë instalim edhe më i fortë i regjimit, meqenëse Lulzim Basha nuk është në lartësinë e një lideri politik, është nënshtruar”, – tha Fatos Lubonja për News 24.

14 komente në “Fatos Lubonja përkrah koalicionin e Berishës: Të gjithë shqiptarët të bashkohen rreth tij”

  1. Lubonja i ppsh says:

    Fatos te rroshe vete se mendja te ka pjerdhur .
    Kush te degjone ty more i semure mendore

  2. Zani says:

    Ti Lubonja po mos te haje nga çorba e Berishes nuke e besoje te jesh haq injorante ti besh thirrje shqiptarve ti bashkohen Berisha-Metes.
    Dyshja Berisha-Meta eshte oksigheni i Edi Rames.

  3. Bordello Lirise says:

    Pershkrimi me i mire do te ishte ‘Bordello e Liri (Berishes)’ ????. Fatosit do ti dale inati me Edin vetem kur te vdes. Inati ben qe ai te perkrah cdo funderrir e te jete kunder Edit.

  4. Aleko says:

    Ketij psikopatit i del Rama perpara diten dhe naten ne gjume..o zot cfare qenka urrejtja njerezore ..’

  5. dinjiteti says:

    CAR MUND TI THUASH KETIJ PAK ESHTE,,

  6. Sara says:

    A ti ke marre fund o Luba, sic ke nofken je edhe vete, sovjetiku i fundit ne Shqiperi, ne mbeshtetje te bolshevikut te fundme

  7. TNT says:

    Mio e di kam blere Librin e Fatos Lubonjes “ 1997” dhe aty në cdo rresht akuzohet Presidenti Berisha per cdo ngjarje. Po me tmerron me keto qe thote tani dhe Librin po ja bej hi….

  8. Bredhi says:

    O i pjerdhur!

  9. spata says:

    Mos ja vini re .Se kuptoni cdote thote te heqesh te zinjete e ullirit ne burgjet e Hoxhes .E kaq, sic na cfaqet , ti falet zotit .

  10. Muzaka i Ri says:

    Qe te paska bere hakun Enver Hoxha ty or cjap i tredhur po e verteton me ” kusht e perfundim” keqardhje per ata te burgosur qe kane ndenjur me ty se te Kane besuar si intelektual por qenke thes i mbushur me mu…..

  11. Valbona says:

    Urrejtja per ish shokun tend Edi Rama te ka erresuar aresyen,kjo ka bere qe te futesh ne shtepine e kriminelit Sali Berisha dhe te hajdutit Ilir Meta.Ty o Tos-mollos, dhe kazanin mediatik si: Fejziu I Frangut, Cani I Frangut, Shkullaku i Qimit, Bejtja I Qimit,Qimi i Saliut, etj,etj kazanxinj qe per fat te mire kane zero ndikim ne opinionin e shqiptareve.

  12. Morseta says:

    Po si nuk paske pike cipe mer njeri !
    Nuk them se Rama nuk ka gabime
    Por te thuash per kto te dy qe ti mbeshtesin intelektualet
    Eshte cmenduria me e madhe
    Nuk e di po paske rreshkit komplet
    Ishalla sje perly dhe ti m e kto
    Se do te terheqin dhe ty me vete

  13. hektor says:

    Ja dhe komunisti legjendar Fatos Lubonja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje