"Shembjet te 5 Maji", Arben Ahmetaj: Ata me legalizime dhe ata pa legalizime do trajtohen njësoj

3 Shkurt 2022, 13:20Politika TEMA

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar janë rreth 60 banesa të shembura nga procesi i rindërtimit në zonën e 5 Majit që nuk janë të legalizuara duke theksuar se qeveria ka vendosur që ato të trajtohen njëlloj me ata që kanë pasur legalizimin.

Ai u shpreh se kushdo do marrë shpërblim për aq metra katrorë sa ka në emrin e tij.

“Janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Rreth 60 banesa, janë ndërtime të pa legalizuara. Qeveria ka vendosur që edhe ata që janë të pa legalizuar edhe ata që janë të legalizuar të trajtohen njëlloj.

Nëse dikush kat e 5 maji shtëpi apo dyqan 200 metra katror, do të marrë shpërblim 200 metra katror. Nuk ka rëndësi është i legalizuar apo jo. Ju kapni çdo çështje me opozitë. Ata do të trajtohen me 100% të metrave katrorë. Janë bërë 27 kontrata të atyre me ndërtesa të legalizuara”, u shpreh Ahmetaj.

3 komente në ““Shembjet te 5 Maji”, Arben Ahmetaj: Ata me legalizime dhe ata pa legalizime do trajtohen njësoj”

  1. Sara says:

    ja tigri si i hapi vetes nje tjeter “front pune” per te vjedhur…. kushedi se sa “prona” pa legalizim do dalin aty, sa gjysma e Tiranes…

  2. Pilafi says:

    Po perse nuk i sqaroni qytetaret qe ne fillim, apo prisni reagimin e tyre? Nuk e ka per detyre opozita ti sqaroje. Vonesat mbajne ere te keqe. Ti dhe ca si puna tende po ja ulni shume reputacionin PS. Turp

  3. minushe says:

    posi more minister …si me legalizim si pa legalizim do marrin nga 300 m2 !!!! kush jeni ju qe beni ligjin sic ju do qejfi dhe interesi politik??? po si more minister po pronaret e tokave qe i kane blere me napolona flori …apo ato sdo marrin gje se ja kane mbivendosur dhe legalizuar me lejen e shtetit qe perfaqesohet nga plehra …TURPI ju ka ikur me kohe.. dhe po spati turp njeriu …as skuqet as zverdhet per ASGJE ME ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje