Zbulohet shtëpi kanabisi në Korçë

4 Shkurt 2022, 10:25Kronika TEMA

Një shtëpi kanabisi është zbuluar në afërsi të fshatit Turan në Kukës. Banesa e përshtatur për kultivimin e kanabisit u zbulua gjatë një operacioni të Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës.

Sipas burimeve nga policia, ambienti ishte përgatitur me llampa dhe hapësirën e mjaftueshme për të kultivuar lëndën narkotike kanabis sativa. Burimet policore bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë qytetari A. Rushani. Dyshohet që te ketë edhe persona të tjerë të implikuar.

Ndërkohë, pritet që policia të japë më shumë informacion në vijim. /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje