Drama e familjes Balliu, i biri luftonte për ISIS, prindërit e ndoqën në Siri, por vetëm mamaja është kthyer

3 Shkurt 2022, 17:21Kronika TEMA

Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të ndaluarve. 67-vjeçari Ali Balliu vijon të jetë në burgjet e Sirisë, ndërsa pak ditë më parë, ai u ndalua nga forcat kurde pasi burgu ku qëndronte u shpërthye nga grupet terroriste në tentativë për të liruar pjesëtarë të ISIS.

Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vra si luftëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015. Idajet Balliu u kishte thënë prindërve se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite. Ali dhe Ruzhdie Balliu, në tentativë për të gjetur djalin e tyre, u nisën drejt Sirisë, por u kapën nga ushtria Kurde.

Pas 6 vitesh qëndrim brenda kampit Al Hawl, Ruzhdie Balliu u riatdhesua gjatë misioneve të shtetit shqiptar, por bashkëshorti i saj vijon të jetë i burgosur edhe pse nuk ka qenë asnjëherë pjesë e celulave të ISIS. Lidhur me gjendjen e 67-vjeçarit nuk dihej asgjë, por fotoja e konfirmuar dhe me familjen tregon se Ali Balliu është gjallë.

2 komente në “Drama e familjes Balliu, i biri luftonte për ISIS, prindërit e ndoqën në Siri, por vetëm mamaja është kthyer”

  1. Berti says:

    Ju na i nxirrni edhe në fotografi…. zgjyrat dhe letyrat. Këta janë kafshë dhe si të tilla nuk duhen pranuar as në Shqipëri.

  2. Sandra says:

    I lini atje te vdesin plerat qe na turperojne!
    Thanks, Rudina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje