Pas shkarkimit nga detyra të ish-anëtarit të Kolegjit, Luan Daci, e zgjedhura nga Kuvendi si anëtare zëvendësuese Mimoza Tasi ka plotësuar vakancën e krijuar.
Nga Edmond Hoxhaj
E zgjedhura nga Kuvendi si anëtare zëvendësuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Mimoza Tasi ka filluar detyrën të martën më 1 shkurt, pas vakancës së krijuar si pasojë e shkarkimit të Luan Dacit për shkak të dënimit penal për falsifikim.
Në faqen zyrtare të KPA-së, në rubrikën “gjyqarët” është fshirë emri i ish-gjyqtarit Daci dhe është shtuar Mimoza Tasi, e cila është renditur e para në pikëzim. Si gjyqtare zëvendësuese është zgjedhur nga Kuvendi edhe Etleva Papleka.
Ish-gjyqtari Luan Daci u shkarkua nga detyra më 9 dhjetor 2021 me vendim të Komisionit Disiplinor të ngritur në KPA për çështjen e tij, nëntë muaj pasi u dënua me vendim të formës së prerë për ‘falsifikim dokumentesh’.
Procedimi disiplinor ndaj Dacit filloi me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, pas dënimit të Dacit me vendim të formës së prerë për falsifikim të dokumenteve në muajin mars, pasi gjatë aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut nuk deklaroi shkarkimin nga detyra në vitin 1997.
Luan Daci u hetua nga SPAK pas denoncimit të kryer nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Një kallëzim i dytë për të njëjtën vepër penale u dorëzua ndaj tij nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku; si dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla. Prej korrikut 2020, ai ishte i pezulluar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Zevendesuan nje te paafte me nje tjeter…
Kesaj i thone qe drejtesia e kap qerren me lepuj!Luan Daci ka tre vite qe eshte shkarkuar dhe sot pas tri viteve marrim lajmin e mirepritur qe Luan Daci eshte zevendesuar!Kesaj i thone reforme (ç)drejtesie ku besoj se duhet te marrin shembuj gjithe shtetet e tjera te Europes e me gjere.Ritem i papare qe as ne Zmbabve nuk ndodh fale ndihemes se paçmuar te atyre qe na sollen shkerdhatokracine(per te zhvatur vendin siç e çvaten)e qe sot jemi kthyer ne nje kazan plehrash,pa shtet,pa drejtesi e shqoceri civile te zhvilluar.Fatkeqesi,jo eshte nje rruge e vetedijeshme e deshtuar ,pa dinitet e shtet ligjor.Drejtesine e drejtojne Luan Dacer te tjere,ku s’ka bire kurve qe ua prish rehatine e kapjen e saj.Saliu guxoi e hoqi nga drejtesia ghithe juristet qe kishin mbaruar Universitetin dhe i zevendesoi me “kursin e famshem te plepave” ndersa “rilindasit jo vetem qe nuk kane guxim per te tilla rreforma por vazhdonje e i mbeshtesin keta “juriste” sikur te kene mbaruar Havadrd-in!