“Çështja e tij nuk e preku popullaritetin e Ramës”, dënimi i Saimir Tahirit jehonë në mediat ndërkombëtare

5 Shkurt 2022, 10:31Politika TEMA

Lajmi për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Ish-ministri shqiptar dënohet për përfshirje në trafikimin e drogës” është ky titulli me të cilin agjencia e lajmeve Associated Press ka nisur artikullin për dënimin e Tahirit.

Kurse, fqinjët tanë në Greqi raportojnë se “ish-ministri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Rama është burgosur për shpërdorim të detyrës. AP raporton se një gjykatë në Tiranë dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm për shpërdorim detyre dhe lidhje me një rrjet kriminal të trafikut të drogës.

Saimir Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, Engert Pëllumbi, tha se Tahiri kishte përfituar “shërbime dhe përfitime të padrejta dhe në të njëjtën kohë, me shpërdorimin e postit, ai ka abuzuar me interesat ligjore”.

Tahiri pas dhënies së dënimit tha se është i pafajshëm….Ai nuk ka reaguar ndaj gazetarëve në sallën e gjyqit, por vetëm ka nxituar të bëjë një telefonatë. Avokati i Tahirit, Maksim Haxhiaj, tha se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar atë si një “marrëzi juridike”.

Lufta kundër korrupsionit ka qenë një problem madhor në Shqipërinë postkomuniste, shkruan AP, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit.

Kurse, mediat greke sjellin në vëmendje se Tahiri ishte dikur një aleat shumë i afërt i kryeministrit Edi Rama.

“Megjithatë, çështja e tij nuk e preku popullaritetin e Ramës, i cili siguroi një mandat të tretë si kryeministër i vendit në prill.”

 

1 komente në ““Çështja e tij nuk e preku popullaritetin e Ramës”, dënimi i Saimir Tahirit jehonë në mediat ndërkombëtare”

  1. xxxx says:

    Nuk ka sesi te preki popullaritetin ,perderisa naltmadheria ka thene qe po ju kapen dilini vet zot vetes .
    A nuk eshte kjo nje arsye per mos cenim imazhi .Votuesve kaq u mjafton per te tjerat mendon superfuqia. Shqiparet jane si fasulet , njecik presion dhe kapakun ne tenxheren me presion , per 15 min ziejne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje