Burrë të moshuar dhe martesë për letra angleze? Ishte ky lajmi që qarkulloi me shpejtësi për këngëtaren Xheisara Frisku duke u thënë se kjo ishte arsyeja pse ajo pasi u martua s’e prezantoi kurrë burrin.
Por këngëtarja ka theksuar se përsa I përket deklaratës së saj se ishte martuar për letra ishte thjesht një deklaratë e bërë me humor.
“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete, si për shembull, thashethemi i martesës… Në fund të fundit mund të them: Po, u martova. Çfarë problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo.
Zgjohem në mëngjes, dal të pi kafe, komshia më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshoj herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte edhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jenë private”, ka thënë këngëtarja.
Qenka knoq plaku!
Plaku po jeto rinin per se dyti
Sa te kete femra te deshperuara ne Evropen lindore, Filipine Vitnam Tajlande, pleqte meshkuj te perendimit, endrrat do ti bejne realitet por me kosto kuptohet..