Pa maskë gjobitesh edhe po të jesh… deputet!

4 Shkurt 2022, 16:23Lifestyle TEMA

Inspektorati shëndetësor i Bullgarisë ka gjobitur 21 deputetë për mosrespektimin e masës epidemiologjike të mbajtjes së maskës mbrojtëse në seancën  e djeshme parlamentare.

Deputetët bullgarë hyjnë në ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ duke treguar certifikatën e vaksinimit ose testin negativ të COVID-19 dhe mund të heqin maskat vetëm kur flasin gjatës seancës.

Inspektorati konstatoi se 21 deputetë nuk kishin mbajtur maska ​​në seancën e zhvilluar.

Deputetët u gjobitën me 511 euro.

Mes të gjobiturve janë 13 anëtarë të Partisë populiste pro-ruse të Rilindjes, lideri i së cilës Kostadin Kostadinov pretendon se COVID-19 nuk ekziston dhe paralajmëroi se do të apelojë vendimin për gjobat.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje