“Camilla bëhet Mbretëreshë”, si ia doli të fitojë zemrën e Elizabeth dhe britanikëve gruaja e dytë e Charles

6 Shkurt 2022, 13:46Lifestyle TEMA

Mbretëresha Elizabeth II, në një mesazh drejtuar kombit në prag të 70-vjetorit të ngjitjes së saj në fron, shprehu shpresën se kur djali i saj Charles të bëhet mbret, gruaja e tij Camilla do të mund të marrë titullin e Mbretëreshës Bashkëshorte.

Sovrania 95-vjeçare shprehu një “dëshirë të sinqertë” që “Camilla mund të njihet si Queen Consort”.

Deri më tani besohej se Camilla, e cila u martua me Princin Charles pas divorcit, do të njihej si Princesha bashkeshorte.

“Kur djali im Charles do të bëhet mbret e di që ju do t’i garantoni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua. Dhe kjo është shpresa ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla njihet si Bashkëshortja e Mbretit”, shkroi Elizabeth në mesazh.

Një zëdhënës i Clarence House tha se Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornëall ishin “të emocionuar dhe të nderuar”.

Mesazhi i Mbretëreshës, që shënon ngjitjen e saj në fron në 1952, adreson drejtpërdrejt çështjen e pazgjidhur të titullit të ardhshëm të Dukeshës së Cornwall-it.

“Queen Consort” i referohet bashkëshortes së një mbreti në pushtet dhe do të thotë “Mbretëresha Camilla” si titulli i saj i ardhshëm.

Charles dhe Camilla, respektivisht Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall-it, u martuan në vitin 2005. Në atë kohë u njoftua se sapo Charles të bëhej mbret, Camilla do të merrte titullin e Lartësisë së Saj Princeshës Bashkëshorte, dhe jo pikërisht të Mbretëreshës bashkëshorte.

Një zgjedhje e parë si një zgjidhje kthimi, sepse në atë kohë Camilla konsiderohej jo shumë e njohur për shkak të marrëdhënies së saj të gjatë me Charles në kohën kur princi i kurorës ishte i martuar me Princeshën Diana të Uellsit. Por besohet se Charles ka dëshiruar prej kohësh që Camilla një ditë të njihej si mbretëreshë.

4 komente në ““Camilla bëhet Mbretëreshë”, si ia doli të fitojë zemrën e Elizabeth dhe britanikëve gruaja e dytë e Charles”

  1. Roberto says:

    Camila mbretereshe???? Kjo te tremb diten dhe jo naten.Hahahhahaaaaaa

    1. Na mbyten gomeret says:

      Mbretereshe e Anglise o Roberto , kur e duan britaniket ty dhe mua na tepron , ti dhe une kemi Saliun zgerdallin , tani se kush te tremb , te trembe Kamila apo Salia besoj sdo mend …..

      1. Roberto says:

        Nuk ke pse e merr kaq seriozisht. E para nuk me pyet njeri mua dhe e dyta per ate qe thashe arsyja eshte se nuk kam as simpatine me te vogel per kete fytyre qe pas vdekjes”aksidentale” te Lady Dianes.Kjo eshte arsyja pse une e urrej Camilen.

  2. shqiptari says:

    kamila nuk ben per kete pune dhe as djali i mbretereshes.
    ma mire nipi i mretreshes me ate zogen e re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje