Një vështrim në lartësitë e dritareve, aty ku mund të biesh vetëm një herë

6 Shkurt 2022, 20:30Bota TEMA

Çdo mëngjes është e njëjta gjë.

Zgjohem në orën 4:30 me ankesat e gruas time.

Është mesnatë!

Duket që nuk ka kohë për mëngjes, kështu që thjesht pi një gotë qumësht dhe sigurohem që nuk më janë krijuar mustaqet e bardha mbi buzë.

Gumëzhimat e para të nisin në orën 7:30, kur unë vesh uniformën.

Ah se harrova nuk iu tregova se çfarë punoj.

Detyra ime e parë është që të sigurohem që makina larëse e dritareve të jetë e lumtur.

Shumica e dritave lahen automatikisht, por disa janë kryeneçe, duhet t’i pastrosh me duar.

Bëhet fjalë për tre katet e sipërme: i 110-ti, Kuverta e vëzhgimit dhe dritaret në katin Botëror.

Inxhinierët ishin goxha budallenj kur projektuan këtë ndërtesë – ata menduan vetëm për estetikën dhe nuk u shqetësuan se kush do të pastronte dritaret.

Pasi të kem kontrolluar energjinë elektrike dhe kabllot, jam i lirë të ha një mëngjes të këndshëm tipik amerikan.

Me shumë yndyrë, vezë dhe kafe pa shije.

Pastruesit e dritareve janë djem të çuditshëm.

Unë mendoj se kjo është për shkak se kur zbret në anën e një ndërtese është një botë krejtësisht e ndryshme. Jeni ju dhe personi që punon me ju e asgjë tjetër.

Ju shikoni drejt përpara dhe gjithçka është normale, pastaj shikoni poshtë dhe ahaaa! – ç’të shohësh.

Unë kam 22 vite që punoj këtu. Mbaj mend që ditën e parë stomaku mu drodh ​​pak kur hodha vështrimin teposhtë.

Tani më duket vetja si një mace me shtatë jetë.

Ky qytet i gjatë duket kaq i tkurrur dhe i parëndësishëm nga lart.

Është si një qytet lodrash, me makina të vogla dhe njerëz, që duken si kruese dhëmbësh.

Unë jam edhe më lart se retë dhe aeroplanët. Kur ata kalojnë pranë, kam një dëshirë të hidhem dhe t’u hipi mbi shpinë.

Shoh disa zogj që rrotullohen rreth e qark dhe shpesh kam detyrën e pakëndshme të pastrimit të tyre, që janë të shtypur nga dritaret, ku përplasen gabimisht.

Çdo gjë duhet të jetë shumë e sigurt në kafazin e larjes së dritareve.

Ju, për shembull, nuk mund të keni në xhepat tuaj kusure apo kartë identiteti. Zoti na ruajt – nëse lëshon një qindarkë nga këtu, mund të vrasësh dikë poshtë.

Bota ime përbëhet nga dritare dhe reflektime. Ju i shihni të gjithë të tjerët nga ana tjetër e xhamit.

Unë preferoj të jem jashtë duke kërkuar brenda. Brenda është si një burg e unë jam i lirë.

Nuk do të doja kurrë të ndërroja vendet me njerëzit të ulur brenda në karriget e tyre prej lëkure.

Kur i shoh përciptazi, kuptoj se ata duan t’i hiqnin kravatat.

Unë, nuk kam asnjë stres, jam gjithmonë duke u argëtuar dhe fytyra ime është e bronztë nga të qenit jashtë.

Është goxha ferr atje lart kur era fryn, megjithëse kafazi është i fortë.

Ju nuk e mendoni se shpesh jam djegur nga era.

Nuk do ta harroj kurrë datën 26 shkurt 1993, ditën kur ekstremistët myslimanë vendosën bombën këtu.

Gjashtë persona u vranë dhe mijëra u plagosën. Isha në katin e 110-të, për fat nga brenda, dhe dëgjova një zhurmë të shurdhët.

Ngrita sytë dhe pashë vetëm errësirë. Dëgjova të bërtitura.

Njerëzit bërtisni, bombë këtu –  bombë atje.

Kishte aq shumë tym sa nuk dija ku të zbrisja – mu deshën tre orë për të arritur në katin e parë.

Por unë e dua këtë punë. Marr 75 dollarë më shumë se pastruesit e dritareve në katin e poshtëm. Ata njerëz na quajnë të çmendur. Madje na bëjnë foto sikur të ishim fanatikë urbanë.

Do të pushoj për drekë rreth mesditës dhe do të nxitoj të zbraz kutinë e ushqimit tim.

Gruaja ime paketon diçka me shumë dashuri, shpesh gulash, të cilin e ngroh në mikrovalën që kam instaluar në katin e 110-të.

Pastaj dëgjoj kasetën time të këngëve shqip dhe zemra më çohet peshë.

Këto janë rrënjët e mia. Shkoj në shtëpi në orën 3 të pasdites, aty nuk bëj asnjë punë, se i jam i fiksuar pas pastrimit të dritareve të mia.

Jo dritare dosido po ato të katit 105-së.

Roko Camaj – shqiptar nga Mali i zi – ndodhej në  Kullën Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë kur një aeroplan goditi ndërtesën në sulmet e 11 shtatorit 2001.

Teksa zjarri dhe kaosi shpërtheu poshtë tij, ai telefonoi gruan e tij, Katrina, nga kati i 105-të.

“Ne jemi të gjithë në duart e Zotit”, tha ai ndërsa nuk arrti të mbijetonte.

Artikull i risjellë nga “The Times”, pjesë e rubrikës “Një ditë në jetën e një njeriu që ka lënë gjurmë”.

1 komente në “Një vështrim në lartësitë e dritareve, aty ku mund të biesh vetëm një herë”

  1. Bato says:

    U prehsh ne paqe, o njeri I mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje