U tallën me infektimin e Erdogan me Covid-19, arrestohen 5 persona

6 Shkurt 2022, 18:30Bota TEMA

Policia turke arrestoi të dielën 5 persona për disa komente ndaj Presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, duke u tallur me faktin që është infektuar me Covid-19.

Sipas gazetës turke “Hürriyet”, departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave, por deri tani janë zbatuar vetëm 5 urdhër-arreste.

Emri më i njohur mes të arrestuarve është Derya Büyükuncu, notar olimpik që është tërhequr që nga viti 2012 dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi. Ai u arrestua pasi iu përgjigj me një koment sarkastik “tweet”-it të vetë Erdoganit, i cili u kishte kërkuar ndjekësve të tij që të luteshin për një shërim sa më të shpejtë.

“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, kishte shkruar ish-notari, duke iu referuar zakonit për të bërë hallvë kur ndodh një vdekje.

4 komente në “U tallën me infektimin e Erdogan me Covid-19, arrestohen 5 persona”

  1. Erdogani ështe një horre kriminel diktatore says:

    Ky ështe vellai i Edi Rames dhe i Turqve shqip foles.. Një diktatore,kiminel, hajdute prandaje e adhurone Edi Rama me shoke dhe Turqit shqipe foles.. Po me falin e adhurone edhe Vuçiçi por të pakten Turqija dhe Erdogani në Serbie investon miljarda evro kures tek ne kane 30 vite qē kompanite Turke bashke me politikanet horra dhe hajdute që na vjedhin miljona evro..

  2. cabonelale says:

    Kur kau futet në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë

  3. Turi says:

    Si ka mundesi qe na qenkan tallur te 5 njeheresh? Ketu puna qendron per ke agjenture te huaj mund te punojne. Qe hapin lajme te tilla dizinformuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje