Von der Leyen pas takimit me sekretarin e NATO-s: Nëse nuk arrijmë zgjidhje diplomatike për Ukrainën, sanksione të ashpra ndaj Rusisë

6 Shkurt 2022, 09:37Bota TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në kuadër të krizës Ukrainë-Rusi.

Pas këtij takimi, presidentja e KE është shprehur se beson ende te zgjidhja diplomatike, por gjithashtu ajo u tregua e qartë kur u shpreh se çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë dhe sanksione të ashpra.

“Bëmë një bisedë të mirë me Jens Stoltenberg. Ne po koordinojmë përgatitjet dhe reagimin ndaj ngritjes së ushtrisë ruse dhe veprimeve destabilizuese. Ne  shpresojmë fuqimisht se mund të gjendet një zgjidhje diplomatike, por nëse do ketë agresion të mëtejshëm nga Rusia, ajo do të përballet me një përgjigje të fortë dhe sanksione të ashpra”.

 

2 komente në “Von der Leyen pas takimit me sekretarin e NATO-s: Nëse nuk arrijmë zgjidhje diplomatike për Ukrainën, sanksione të ashpra ndaj Rusisë”

  1. Ari says:

    Po, perse je aty, per lufte? Nese nuk arrin zgjidhje diplomatike ti dhe stafi yt dmth ose jeni paafte, ose nuk doni kete zgjidhje.

  2. american16al says:

    Nqs Rusia sulmon Ukrainen zonja thote qe te aplikojne saksione …!!!!???? Kjo eshte Europa ..?????!!!!!
    Atehere lerini shtetet te marrin cfare te duan dhe zbatoni sanksione si zgjidhje dhe nuk ka c’ju duhet ushtria..!!! Qesharake , me keta politikane naive ose ndoshta kelushe te ruseve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje