Idajet Beqiri zbulon bisedën e fshehtë me Nanon: Ja pse Berisha futi Metën në PS

7 Shkurt 2022, 22:22Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, avokati i njohur Idajet Beqiri ka rrëfyer bisedën që ka bërë me Fatos Nanon në burgun e Bënçës, ku ky i fundit i ka konfirmuar faktin se Ilir Metën në PS e ka sjellë Sali Berisha.

Idajet Beqiri shprehet se Fatos Nano i tha hollësi se Meta ishte dora e Berishës në PS dhe se e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në partisë Socialiste.

“Në 1995 unë jam arrestuar. U bë një mbledhje e madhe për kodin zgjedhor dhe unë thashë që me kodin zgjedhor që ka përgatitur Berisha për zgjedhjet e 1996 ai i fiton në tavolinë, por të gjitha sondazhet në atë kohë nxirrnin fitues partinë socialiste.

Në atë mbledhje u ngrit Tritan Shehu dhe më sulmoi, pas 3 ditëve mua më merr ne telefon Ilir Meta dhe më thotë do pimë kafe te Karlsbergu, shkoj dhe e takoj atje Metën, i cili ishte me Kastriot Islamin.

Meta më tha që është e sigurt që ne vijmë në pushtet dhe tha ti e di që do të bëjmë koalicion dhe po të them një sekret që do të merrni ministrinë e brendshme dhe ti do jesh ministër i brendshëm. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me tha por deri në 1997 do jetë Berisha president dhe ai mund të shpërndajë parlamentin.

Meta më tha ti që do jesh ministër i brendshëm dhe çfarë do të bësh për këtë gjë. I thashë Metës që Berishës do t’i heq të gjithë bodigardët. Ok më tha Meta por nuk i heqim dot dekretin. Ok i thashë por do të marr tre mjekë psikiatër për të bërë raport për gjendjen e presidentit dhe nëse ai do shpallë dekretin do kem raportin mjekësor për të. 1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi.

Isha në burgun 313, m’u bë gjyqi dhe më çuan në burgun e Bënçës ku ishte edhe Fatos Nano dhe atje kam bërë një bisedë shumë të gjatë me të dhe i tregova historinë me Metën dhe Berishës. Nano ma pranoi dhe ma shpjegoi me hollësi që Metën në PS e ka sjellë Berisha.

Nuk e them kot sepse Nano është gjallë dhe mund të ma kundërshtojë por nuk ma kundërshton dot pasi kam shënimet. Nano ma tha që Meta është dora e Berishës 100%. Nano e dinte shumë mirë që Ilir Metën e kishte kundërshtar, pra e kishte Saliun brenda në PS”, u shpreh Idajet Beqiri.

5 komente në “Idajet Beqiri zbulon bisedën e fshehtë me Nanon: Ja pse Berisha futi Metën në PS”

  1. vezhguesi says:

    Keto qe shkruhen ketu jane nga budallalleqet me te medha qe kam degjuar ndonjehere per politiken ne Shqiperi. Idajet Beqiri mundet tia shese keto pallavra publikut te gjere qe nuk i kane njohur as Nanon e as Meten.
    Ai qe e ka njohur sadopak Fatos Nanon e di shume mire se ai nuk ishte na ata qe e “therriste Ilir Meta per kafe”, sidomos ne kohen kur ai ishte figura kryesore ne PS qe gezonte mbeshtetje te gjere ne kete parti.
    Fatos Nano ishte nje mendjemadh megalloman, por edhe shume i zgjuar qe mbi vehten e tij nuk vendoste kerkend.
    Meten ne PS e ka mbeshtetur Spartak Poci, i cili ndikon ne kete parti qe ai te behej kryetari i FRESH-it, pasi Meta ne ate kohe ishte nje “numeror topi” ne PS. Meta u bashkua me Berishen kur e pa se me kater deputetet e tij, mundet te ndihmonte Berishen qe te merrte shumicen parlamentare dhe kete i pari e ka deklaruar publikisht Dritan Prifti, qe tha se edhe nese LSI-ja nuk do bashkohej me Berishen, do ishte ai qe voten e tij do e bashkonte me kete te fundit per te mos lejuar Ramen qe te behej K. Minister. Ne ate kohe Meta ishte akoma i lekundur per tu bashkuar me Berishen, pasi akoma shume votues te LSI-se ishin te majte.

  2. Kapeshi says:

    100% e vertete eshte. Kjo dihet nga shume njerez. Kur ma tha nje shok me 1996 nuk e besova por me pas dukesh qarte

  3. Taras Bulba says:

    Mbas vdekjes se Krishtit ….te gjithe u ben profet ……

  4. Real says:

    Meten ne PS e futi Sulo Gradeci.

  5. Shqiptari says:

    Ne qe jemi deshmitare te viteve 90 e dime shume mire qe te gjithe studentet qe u takuan me Ramiz Aline u shperndane ne partite qe u krijuan .Mjafton te shohesh filmimet e asaj kohe dhe aty do te gjeni fytyrat qe nuk na u ndane per 30 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje