Sali Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën president, në vend të Metës

7 Shkurt 2022, 21:08Politika TEMA

Sali Berisha thotë se ka pasur një skenar të Edi Ramës dhe disa ndërkombëtarëve për të bërë President të Republikës, Lulzim Bashën në vend të Ilir Metës. Berisha tha se disa ndërkombëtarë e kishin pyetur pak muaj më parë se si e shihte Bashën si president.

“Erdhën më pyetën që se si e shoh unë Bashën, President. Ishin ndërkombëtarë. E tëra kjo me shkarkimin e Metës bëhet për të vendosur në krye simbolin e të gjitha ligësive në politikë. Nuk e them për besëprerjen. Besëprerja është tjetër. Ai është një njeri që nuk njeh asnjëlloj standardi.

Kjo bëhej që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Unë nuk e përkraha. Pastaj Brava hapi fjalë se Rama do bëhej president dhe ai kryeministër. Bashkëpunëtorëve u thotë cdo ditë nga një gënjeshtër. U thotë bashkëpunëtorëve se Rama do shpallet “non grata”.

Nëse e sheh se dhe Basha ka bërë fushatën presidenciale për të dalë me këpucë të kuqe” – tha Berisha që e konsideroi të papranueshëm shkarkimin e Metës.

“Në raport me drejtësinë, ky është procesi më i shëmtuar në 30 vite. Së pari, përpjekja për të shkarkuar Presidentin nga Edi Rama dhe për të marrë në dorë të gjitha pushtetet është përpjekja më antidemokratike dhe më e rrezikshme në këtë vend.

Metën po e shkarkojnë për agjitacion e propagandë. Deklaratat nuk bënin tradhti kombëtare siç thotë Kushtetuta” – tha Berisha në një intervistë.

4 komente në “Sali Berisha: Kishte një skenar për të bërë Bashën president, në vend të Metës”

  1. Pilo Lala says:

    Shiko Non-Graten tende…
    Leri shpifjet, se te njohin te gjithe tani, mashtrues.

  2. 1 says:

    Te gjitha keto te keqia Basha i beri pas 9 shtatorit se deri atehere punet qe kishte bere ai ne bashki Rama nuk i bente as per 3000 vjet.Ti thua se mbron dinjitetin tend por te mbrosh dicka duhet ta kesh ti nuk ke asnje vyrtyt njerezor.Ti je shpifes,genjeshtar,kriminel,hajdut.Do me per Belulin?

  3. Fatosi-kosove says:

    O zot ska lavire ne bote qe di ti bej kurvllaqet si ky kriminel, tash n’a doli se Rama paska dashur ta bej bashen president,po me 13 qershor kush e bani kryetar te PD-s Rama me disa ambasdor api ti me disa kriminel,bile per ta riemruar bashen bashkkryetar ke shar e sulmuar kunderkandidatet e tij per kryetar,po Rama , ambasadoret dhe gjithe shqiptaret e dijne tashme se ti nje dite do thuash edhe pisllaqe tjera sepse tash pos trurit Ty tka ikur edhe ftyra.

  4. piktori says:

    ke te drejte o sali.nuk ka mbetur mbrapa shqiperia nga “agjitacion e propogande”,por duhet te merremi me” thembren e akilt”,ku i gjen parate ilir meta, edhe ti per te mbajtur gjalle e ne kembe nje “ushtri” me gazetar e analista e keshilltare juridike e ekonomik,per te furnizuar me karburant ato eskorta qe ju shoqerojne, neper c’do takim,ja kjo duhet te jete piknisja e kesaj zallomahie ku po luhet fort.Ju garantoj se dhe nje ekonomist me stadin fillestar te profesionit,po te kishin perpara deklaratat e deklarimit te pasurise Tuaja,do ngrenin alarmin ,o shkolla i ka mesuar gabim,o duhet nje teori e re per ekonomin,kesaj i thon me thjesht hiq e mos vere,e perseri ju nuk ju mbarojne.uroj te vije dita kur te jepni llogari,ose ngelemi ne meshire te fatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje