Pse Meta paditi Kuvendin në Prokurori?!

7 Shkurt 2022, 17:52Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Pas tërheqjes së Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendim, në përfundim të shqyrtimit të të gjitha provave, Ilir Meta paditi Kuvendin në Prokurori.

Argumenti i Metës dhe juristëve të tij, në fakt ishte një nga më të rëndësishmit në séancën e Gjykatës Kushtetuese.

Juristët e Metës u morën më shumë e “lagu se lagu” qoftë edhe e rëndë si “lagie”, por në fakt presidenca nuk ishte përgatitur fare për të mbrojtur institucionin nga akuza e “shkeljes së rëndë të Kushtetutës”.

Gjithsesi, juristët e Presidencës, paraqitën materialet e tyre në Gjykatë Kushtetuese për këtë argument, me logjikën e rrëzimit të procesit të mbledhjes së provave dhe argumentimit të Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës.

E argumentat e presidencës, janë pjesë e dosjes së paraqitur në gjykimin për të cilin institucioni që interpreton ligjin themeltar të shtetit do të marrë një vendim.

Presidenti i Republikës, por edhe Kuvendi, si institucione të larta, gjykimin për shkelje apo deformim të kompetencave e marrin vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Prokuroria, si organ është institucion i ndjekjes penale.

Nëse Meta ka dyshime, apo prova sipas tij për falsifikim, duhet ta adresojë padinë e tij në persona apo zyrtarë të veçantë. Për të plotësuar kuadrin ligjor të falsifikimit të dokumenteve, që është pjesë e Kodit Penal.

Përndryshe, nëse merret me Kuvendin, është Gjykata Kushtetuese që e shqyrton edhe këtë aspekt, nëse ka pasur parregullsi, apo shkelje të Kushtetutës, ligjit e rregullores. E jep një verdict ku plotëson me legjilsacion edhe këtë fakt.

Padia e Metës në Prokurori, i ngjan një akti të ngjashëm juridik që bëri dy vjet më parë ndaj gjyqtarit  Ardian Dvoranit në SPAK.

Meta tha atëherë se ka prova tronditëse për “një grusht shteti”. Por SPAK nuk shqyrton grushtin e shtetit, por thjesht krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Prokuroria Speciale merret me pak nene të Kodit Penal e natyrisht vepron sipas Kodit të Procedurës Penale.

E pas një farë kohe, SPAK pushoi hetimet ndaj Dvoranit, por Meta e la luftën ndaj Dvoranit dhe ju ndërsye SPAK që e cilësoi si vegël të mazhorancës.

Edhe kësaj radhe, Meta nuk e ka aspak me Kuvendin e me Prokurorinë, thjesht po bën presion ndaj Kushtetueses. Thënë më shkoqur, vetëm ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, ngase vendimi për të shkarkuar metën mund të merret nëse 5 veta janë pro shkarkimit dhe 2 kundër. Nëse del katër me 3, vendimi nuk merret. Siç kanë bërë të ditur media e panelistë të ndryshëm në emisionet e darkës, thuhet se është arritur peshëshja për shkarkimin e Metës. Ky i fundit, thjesht kërkon ta bëjë katërshe…

5 komente në “Pse Meta paditi Kuvendin në Prokurori?!”

  1. Jon says:

    z.Ylli Pata, po c’eshte ky artikull kaq skandaloz. Presidenca ka dale ne nje konference per shtyp dhe publikon nje shkrese qe gjendet me dy data. Me date 6 Maj ne faqen e Kuvendit, me vule dhe firme nga Gramoz Ruci ndersa shkresa e depozituar nga kuvendi ne Gjykaten Kushtetuese, mban daten 5 maj. Tani merruni me kete dhe sqarojeni deri ne fund nese mundeni. Nese nuk mundeni, mbylleni dhe shkoni ne shtepi. Ndersa shumica e njerezve presin te shkarkohet Presidenti, bile thelle, thelle edhe vete Presidenti eshte pergatitur, na del kjo shkresa qe mund te hedhe poshte gjithe procesin.

    1. Drini says:

      Cberi 5 me 6 ten A kan te dyja 1 qellim

    2. Pak says:

      O Jon! Ndaji gjerat, por me perpara te ndajme mendjen: data 5 apo 6 maj ja heq krimin dhe shkeljen e kushtetues Ilir Metes, pra, po ka ndryshuar data e shkres, Ilir Metes i fshihet me gome krimi dhe s’e paska bere ; eshte çudi me llogjiken dhe atij juristit te Ilir Metes. Gjykata ka per detyre te saktesoje dhe vendos qe a ka shkele apo jo Ilir Meta Kushtetuten per te gjitha ato qe ka bere deri tek rrahja qe beri ne ndertesen e Frd me policet (!), a ka ruajtur unitetin e popullit apo e perçau dhe pastaj ne qoftese ka nje date qe eshte shkruar gabim, JO PER KUVENDIN, por per personin qe e kam bere, ta saktesoje date dhe te kerkoje hetim te metejshem ne organet e hetimit si njesi administrative. Ate qe thote juristi i Ilir Metes qe ka çuar ne prokurori KUVENDIN, i ha mutin kuvendit se ai ka firmen e shumices se popullit shqiptar dhe vetem ai e heton, zevendeson ate nje here ne 4 vjet. Prokuroria nuk ka asnje atribut te hetoje Kuvendin e Shqiperise: absurde ne kohe absurde. Ky eshte argumenti, kjo eshte logjika; ato te tjerat jane pazare demokratike e kushtetuese si kane bere keto 31 vjet. Ata gjyqtaret e gjykates kushtetuese do tregojne veten e tyre, pa asgje s’do te ndodhe si te rrije apo si te ikij Ilir Muta.

  2. Pokeristi says:

    Palo presidenti kokelopa i Çepanit i ka shkelur me te kembet kufijtë normale te kompetencave qe i lejon kushtetuta.Instikti per jete a vdekje e shtyn sot te beje edhe te pamunduren duke shfrytezuar çdo shteg a brimë të mundeshme per te dale nga situata.Boll ma me keto monstra te “Demokracisë”alla shqipëtare T’i nenshtrohen ligjit ashtu sikunder çdo qytetar shqipëtar.

  3. Sul Koburja says:

    Ky sociopath me vesin e vrasësit,hajdutit,maniaku seksual ka bërë si ka dashur në këtë vend bashkë me malokun.
    Vetëm burgosja e tyre shpëton vendin.Ska rrugë të mesme.Më këta të dy vërdallë vuajtjet e 3 million shqiptarëve do vazhdojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje