Kush e drejton në të vërtetë SHBA-në?

7 Shkurt 2022, 12:26Politika TEMA

Nga Matteo Muzio “Il Giornale

Shëndeti i presidentit amerikan Joe Biden, ka qenë gjithmonë një shqetësim i madh për botën. Shumë kohë përpara Biden,gafave dhe problemeve të tij serioze me kujtesën, Woodrow Wilson arriti që t’ia fshihte publikut goditjen që ai pësoi në tru më 2 tetor 1919, duke përdorur gruan dhe mjekun e tij që të mos ia dorëzonte kompetencat e përkohshme zëvendëspresidentit Thomas Marshall, besimin e të cilit e kishte humbur me kalimin e kohës.

Më afër në kohë, presidenti Dwight Eisenhower pësoi një atak të rëndë në zemër në vitin 1955, që e detyroi atë të shtrohej në spital për 6 javë. Ai qeverisi në atë periudhë me ndihmën e zëvendëspresidentit të tij Richard Nixon, me të cilin bisedonte rregullisht në telefon.

Në vitet 1980, mosha e Ronald Reagan ishte temë e një debati dhe shqetësimeve të vazhdueshme. Sot flitet për lodhjen e dukshme fizike të presidentit Joe Biden, e cila monitorohet nga afër nga analistët e djathtë, siç u pa edhe në rastin e videos ku presidenti amerikan u shfaq i përgjumur në punimet e samitit COP26 mbi ndryshimet klimatike që u mbajt në Gllasgou të Skocisë.

Në këto kushte pyetja është:Kush e drejton në të vërtetë Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti shfaqet vazhdimisht i lodhur? Faktori moshë është aty:më 22 nëntor të këtij viti ai do të mbushë 80 vjeç.

Sigurisht që jo Kamala Harris, siç e përmendte shpesh Donald Trump gjatë fushatës elektorale të vitit 2020. Kjo pasi zëvendëspresidentja ka treguar se nuk di të shfaqë një lidership të fortë, qoftë edhe në lidhje me detyrën që i është caktuar, që është zgjidhja e krizës së emigracionit në kufirin midis Meksikës dhe shtetit të Teksasit.

Prandaj duhet të shkojmë drejtë një “eminence gri” të vërtetë, dhe që nuk vjen nga politika elektorale:një identikit që korrespondon me atë të Ron Klain. Jemi duke folur për një figurë që mishëron një karrierë zyrtare për t’u pasur zili:i diplomuar fillimisht në Universitetin Xhorxhtaun dhe më pas për drejtësi në Harvard.

Përvojat e tij më të hershme të punës që mbahen mend janë që të gjitha në institucionet shtetërore. Në vitet 1980 ai ka punuar në stafin e kongresmenit të atëhershëm Ed Markey (sot një nga senatorët me idetë më radikale), dhe në periudhën dyvjeçare 1987-1988, ai ka qenë pjesë e këshilltarëve të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Byron White.

Më pas ai rinisi të angazhohet si ndihmës në administratë, dhe konkretisht për Komisionin Gjyqësor të Senatit, si këshilltar kryesor ligjor. Dhe ishte ai që mbikëqyri procesin për emërimin e Clarence Thomas në Gjykatën e Lartë.

Prandaj erdhi edhe kalimi në politikë. Fillimisht si pjesë e shtabit të Bill Clinton në vitin 1992, dhe më pas si shef shtabi fillimisht i Janet Reno dhe më pas i Al Gore në fushatën presidenciale të vitit 2000.

Klain mori sërish rolin e shefit të kabinetit të Joe Biden në vitin 2009 si zëvendëspresident, dhe më pas në vitin 2021 si president, duke kaluar në një tjetër rol delikat më 17 tetor 2014, atë të kreut të task-forcës kundër përhapjes së virusit Ebola në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se nuk kishte asnjë përvojë në fushën e shëndetësisë dhe epidemiologjisë.

Edhe në këtë rast,spikatën vetitë e tij si organizator. Ishin po këto veti që e lanë pranë Biden edhe pas fitores së këtij të fundit në nëntorin e 2020-ës.

“Unë dua Ronin në staf”- mësohet të ketë thënë presidenti. Një zgjedhje aq e dukshme, saqë nuk kishte nevojë as për konfirmim nga Senati. Pas një viti, bilanci i punës së tij është i diskutueshëm.

Nga njëra anë ai regjistroi një semestër të parë pothuajse të përsosur, në të cilin gjithçka shkoi pa probleme, nga programi i ri i ndihmës financiare në kuadër të krizës së shkaktuar nga Covid-19, deri tek plani federal i vaksinimit.

Por Klain ka një zakon të çuditshëm. Ai thotë se qëndron i përditësuar me “opinionin e elitës” duke qenë një përdorues shumë aktiv i Twitter-it. Dhe nuk po flasim për një njeri dosido, por për një person që përhap në mënyrë aktive mesazhe pro-Biden dhe që përqesh kundërshtarët, të brendshëm dhe të jashtëm.

Problemi është se pikëpamjet e tij janë shumë të orientuara drejt segmentit progresist të amerikanëve, gjë që përbën padyshim vetëm një pjesë të koalicionit fitues që e çoi  presidentin aktual në Shtëpinë e Bardhë.

Ashtu si republikanët e moderuar që votuan për Biden pasi ishin zemëruar me Trump, dhe që panë në mesazhin e moderuar të Biden një shpresë për më pak polarizim. Sigurisht që Biden-in nuk e ndihmon një Senat i ndarë, ku ndër të tjera edhe problemet kardiake të senatorit Ben Ray Lujan nga New Mexico, detyrojnë ri-planifikimin e axhendës legjislative. Por është edhe një faktor që na detyron t’i rikthehemi pyetjes që ngritëm që në fillim:Sa komandon vërtet Ron Klain? Pse ai është imun ndaj kritikave të ashpra të gazetave me peshë si “Washington Post” dhe “New York Times”?

Ndoshta presidenti Joe Biden, që po duket gjithnjë e më i drobitur në aspektin fizik dhe mendor, duhet t’ia delegojë punët një personi tek i cili ka besim absolut. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me besnikërinë e njohur të presidentit ndaj stafit të tij, gjë që e frenoi atë që të mos shkarkonte asnjë nga arkitektët kryesorë të tërheqjes katastrofike ushtarake nga Afganistani, sikurse është edhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Edhe Klain ka pasur mbrojtësit e vet në Shtëpinë e Bardhë, dhe siç e thekson revista progresiste amerikane“The New Republic”, largimi i tij nuk do të ndryshonte asgjë. E sigurt është se perceptimi i presidentit si shumë i përafruar me të majtën radikale, nuk buron vetëm nga republikanët siç edhe mund të pritej, por edhe në mesin e të pavarurve. Pa këta të fundit rizgjedhja e Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024 është praktikisht e pamundur.

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

16 komente në “Kush e drejton në të vërtetë SHBA-në?”

  1. Franci says:

    1000 here me mire Bideni me gjithe veshtiresite qe i sjell mosha dhe gjendja fizike dhe shendetsore , se sa nje buall kokmish si Trumpi qe konsumonte 30 burger dhe 2 litra coca cola dhe ne fund i raste nje te geromsitur dhe gjum si ariu polar …..dhe kur zgjohej ngateronte gjithe boten , e beri lemsh komplet Europen ….

    1. Vranakonti says:

      Sali Berisha me zi po pret me gezim te madh vdekjen e presidentit Amerikan Jon Biden qe t’i hiqet damka e zeze non grata.

    2. anticensurë ??? says:

      copa mishi si ky haleja,që sigurisht paguhet nga putana e rusisë,do të vihen në krah të tramp hajvanit nesër,pavarsisht se hiperaktivi do të jetë po kaq plak sa bajden!!
      një sipërmarrës mashtrues që gjithnjë ka falimentuar,dhe që asnjëherë nuk e tregoi sa pasuri ka!!një hale që nuk paguan taksa!!
      tipa si ky janë aq koqe sa vdesin për pak dajak në kurriz të tyre!!
      sado mazokistë që dashurohen pas diktatorëve!!

    3. Dyli says:

      Me cfare matet puna o veshgjate me recitime dhe vjersha apo me rezultate – Trumpi kishte ekonomine me te mire te ne te pakten 50 vitet e fundit, Biden me te keqen qe ka qene ndonjehere dhe eshte vetem viti i pare….. Evropa ishte ne paqe tani eshte prag lufte si ka mundesi ty te duket me mire ?
      Amon ma shpjego pak si arrite ti ne perfundimin 1000 here me i mire – apo eshte krejt e kote te pyesesh te majtet ne pergjithesi jane dele, zombie nuk mendojne dot ?

    4. Homer says:

      O te lutem po qe per te ngene ka qenë SHOKU Pali Miska qe hante nje halbe Sau per vakt.

  2. Vranakonti says:

    Sali Berisha me zi po pret me gezim te madh vdekjen e presidentit Amerikan Jon Biden qe t’i hiqet damka e zeze non grata.

  3. jon says:

    Problemi s’eshte se Biden eshte budalla. Kete e di gjithe bote. Gjithashtu problem s’eshte fare se nqs se Trump eshte me I keqi dhe duhet te hiqej. USA supozohet te jet shtet ligjor ,pra ligji eshte suprim jo opinion. Sigurisht se kejo s;ekziston me ne USA. Pra eshte fakt se ata qe drejtojne Biden I vodhen zgjedhje. Po pse duke I vjedhur s;zgjodhen ne vend te Biden nje tjeter?. Nje arsye eshte se nqs se plas lufta ne Rusi dhe pa diskutim qe USA eshte ne gabim sepse ska pune ne kufirin Rus do thone qe fajin e ka Biden. Do zevendesojne Biden dhe keshtu faji fshihet. S’eshte kejo formula kudo ne bote. Kryeministeri apo Presidenti jep doreheqjen jane vetem loje. Keta njerez jane si doracka te perdorura qe hiqen e vihen sipas deshires nga elita

  4. Americano says:

    Biden Dementia Fle ne Kembe!!

  5. anticensurë ??? says:

    pasi tregon se “rasti baiden” nuk qënka i pari!?
    pasi përmënd 4 presidentë të shkuar që kanë pasur “të njëjtat probleme” me baden?!
    gazekaruci mateo i xhornales hamëndëson se “kush e drejton amerikën me presidentin gjallë”??
    o gazekaruci i xhornale leshit,shpjego se kush e drejtoi tek rastet që e dimë,se ndoshta i biem në të dhe se kush e “drjeton sot”!
    rasti “tramp” tregoi se “drejtimi nga dikush tjetër” nuk është i vërtetë!rasti i sociopatit tramp tergoi se duhet pasur kujdes kur zgjidhet presidenti!!
    sepse si duken bathët,është ai dhe grupi rreth tij që drjeton shtetin!!
    kujtoni dhe njëherë atë që kemi pësuar vetë ne!!
    a mos vallë nuk janë haletë e radhës që zgjedhim që bëjnë politikën si i do palla??
    a mos vallë enveri e paraardhësi i tij nuk bënë atë që ju desh hajdari,por saliu e ky pisi i sotëm,nuk bëjnë të njëjtën gjë??
    mateo i il xhornales ndoshta ka marrë ndonjë qime bythe nga putana dhe shkruan mbrekullitë e leshit!
    mero,egzoteristi,menjëherë dhe e kopjon në gazetkën e tij!!

  6. Sali Berisha says:

    Mos ki frike nga censura – vetem mos harto te marresh ilacet. Ti qenke per spital komplet……

    1. anticensurë ??? says:

      kurse ti!?
      nëse ke kohë,ec ma bëj një gojore para se të shkoj në spital!!

  7. Albert says:

    I qajne hallin kaloresit sepse i varen kembet. Beri 8 seanca per te zgjedhur nje president te ri Italia e ketij autori dhe u kthye te 80 vjecari i nderuar. Te tjerat jane fjale pa rendesi.

  8. Qerimi says:

    @anticensura, ka disa krevate bosh tek spitali 5. Nisu me vrap se ke nevoje urgjente. Por mund te jete sh vone. Dukesh krejt i atrofizuar.

    1. anticensurë ??? says:

      sale përse e qerimosur??
      mbi të gjitha përse e ke lënë me kaq??
      ke rastin të shpikësh ndonjë pseudonim tjetër,apo të mungon fantazia e shkrimit të një fjalie të vetme??
      më shumë se dy pseudonime me nga një fjali,nuk ke takat??

  9. rexha 10 says:

    Ne qoftese Biden eshte 80 vjece , Italia do te zgjidhte BERLUSKONIN QE ESHTE 85 VJECE ,DHE KISHIN FRIKE SE LINTE GJYSEM MANDATIN E PRESIDENTIT . PASTAJE EDHE BERLUSKONI FLINTE GJUME KURE JEPTE INTERVISTA . GJUMI ,VJEDHJET ,MASHTRIME PER POLITIKANET KOHET E FUNDIT ESHTE BERE MODE . ESHTE NORMALE QE PO KALOVE NJE MOSHE TE AKTUAR ESHTE BOTA QE TALLET ME TY ,DHE JO POLITIKANI QE TALLET ME NJERZIT .PO TI PYSESH POLITIKANET SE C’FARE DO TE THOTE EVAZION FISKAL ,PERGJIGJEN ,E DIME SE SI BEHET ,PORE NUKE E DIME SE SI THUHET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje