Protesta e banorëve të 5 Maj, shtëpitë e të cilëve do të shemben në kuadër të projektit të rindërtimi, është zhvendosur edhe në hapësirën virtuale në faqen e Facebook, të kryeministrit Edi Rama. Teksa ka ftuar qytetarët që të plotësojnë anketën e ‘Bashkëqeverisjes’, kreu i qeverisë është hasur me një reagim të banorëve të 5 Maj, të cilët i kërkojnë që të zgjidhë problemin e tyre. Rama u është përgjigjur ankesave të tyre, ndërsa sipas tij ati kanë marrë atë që i takon. Rama thotë ndër të tjera se askush nuk është nxjerrë nga banesa pa patur një zgjidhje.
Banori: Po pse nuk shënon në këshill a duhet t’i nxirrja me forcë banorët e 5 Majit ?! Ishte vërtet një veprim i paligjshëm për mos të përmendur përndjekjen e vazhdueshme të shitësve ambulante ku policia bashkiake e lali Erit u prishte gjithë tezgat!
Rama: Patjetër që kush nuk del me hir duhet të dalë me pahir, pasi e ka marrë atë që i takon sic e kanë marrë të tërë banorët tek 5 maji, ndërsa shitësit ambulantë nuk lejohen askund që të hapen si vaji në lakra përtej vendeve të lejuara.
Banorja: Ju ftoj të zgjdhni problemin e 5-majit! Nuk është e vërtetë që banorët po trajtohen siç ju takon! Po nxirren me dhunë nga banesat e tyre pa firmosur asnjë kontratë! Refuzimi i firmosjes së kontratës bëhet sepse ajo është e njëanshme e pavlefshme dhe në dëm të qytetarëve! Ju lutem trajtojeni problemin rast pas rasti! Secili rast ka problematikë të veçante! Ndalojeni këtë që po ndodh! Është realisht e tmerrshme! Nuk jemi aspak të pa-ligjshëm!
Rama: Askush nuk nxirret pa një zgjidhje, dëmshpërblim apo bonus qeraje dhe kompensim me banese sociale, njësoj siç bëmë me të prekurit nga tërmeti! Refuzimi nuk e bllokon dot procesin e zhvillimit dhe sigurisht që pasohet me nxjerrje forcërisht, përderisa të tërëve u është dhënë zgjidhja e askush nuk është lënë në qiell të hapur.
Ti je një jev Turke i korruptume dhe i pa shpirte. Por nuke ke faje, se pse ti merr shemulle dhe të mesone Tutori i juaje Erdogani
Po Erdogan te ndertoj 600 apartamente e ambjente ndihmese, te ndertoj nje spital rajonal ne Fier, ka financuar xhamine e modhe ne Tirone, ka ndihmuar me armatime luftarake, etj. Prandaj kur permend Erdogan ngrehu ne kembe dhe pastaj perkulu ne shenje respekti.
Qeveria ka planet e saja ne favore te popullit. Kure popullit i jepet nje zgjidhje duhet ta pranoi.
Po kur zaptuan token qe nuk ishte e tyrja ju erdhi mire??
Jam shume dakort me ty. Askush nuk pyeti kur zaptuan tokat e te tjerve. Te njejten gje bene ne Bathore dhe ne c’do cep te Tiranes dhe Shqiperise. Te pakten te qepin gojen se askush nuk ja u ka per borxh.
Zoti kryeminister, mos lejoni me rumpallen e ketyre zaptueseve qe nuk njohin “din dhe iman, shtepi e katandi”. Ju lutem beni nje verifikim se sa nga keta “qytetaret e rinj”, kane hequr dore nga pronat e tyre ne vendet nga kane ardhur. Eshte padrejtesi e madhe qe keta zaptues jane bere me dy pale pronash, kurse ne qytetaret korrekte nuk kemi marre ate qe na takon. Ne jetojme ne apartamente modeste, kurse keta grabitqare kapardisen ne vilat e ngritura mbi tokat tona. Une personalisht kam patur nje eksperience te hidhur me njerin prej tyre disa vite me pare. Ata kishin zaptuar pronat tona qe i kemi me tapi dhe ne shkuam qe te bisedonim. Pergjigja e tyre ishte standardja…zhdukuni se do t’ju vrasim.
Progresi nuk ndalet, Ju jeni me te drejten dhe keni mbeshtetjen tone. Ne rast se nuk pranojne kontratat qe u ofrohen le te sikterisen andej nga kane ardhur. Ata jane te paligjshem dhe nuk kane asnje tager mbi pronat qe na takojne ne si pronare reale dhe te ligjshem te tyre.
KEEP ON GOING MR. PRIME MINISTER!!!!
Me ” zgjidhje ” nenkupton zgjidhjen tuaj prej banditi.
Asnjeri ne kete vend nuk mund te besoj nje mitomanjak ( genjeshtar ) nje patetik, nje deshtak qe erdhi ne pushtet me flamur dhe po iken me breke neper kembe.
Shteti Demokratik, kur e duam një shtet të tillë, është i bazuar në ligj dhe zhvillohet duke u bazuar në gjithë veprimtarinë e tij mbi lKUSHTETUTË DHE LIGJ.
Tirana që në kohën e pushtimit fashist dhe më pas është zhvilluar mbi bazën e një plan zhvillimi urbanistik pavarsisht se simbas momenteve politike është anulluar plani i mëparshëm duke u zvëndësuar nga një plan tjetër, POR GJITHMONË NË INTERVALIN DERI NË MIRATIMIN E NJË PLANI TË RI, vazhdohet me planin e mëparshëm ose me me plane pjesore.
Në rastin konkret projekti i gjurmës dhe profili tërthor i kësaj gjurme të unazës së madhe të Tiranës ka qënë i miratuar që në vitin 1989-të.
A ka ndonjë vendim të fillim viteve 1990-të për moszbatimin e asaj gjurme në sektorin nga Shkoza, IKV-ja, rruga për Shishtufinë, gjatë pjesës veriore të Tiranës dhe deri tek sheshi Shqiponja e Pallati me shigjeta ?
Ne si popull, Kemi zgjedhur dhe kemi paguar me taksat tona një seri zyrtarësh për të ndjekur dhe zbatuar këto plane urbanistike të miratuara, kur ato janë në fuqi dhe të pa anulluara me një vendim apo projekt të mëvonshëm para miratimit të tij. A mbajnë përgjegjsi këta funksionarë shteti dhe zyrtarë përgjegjës për TË MOS KRIJUAR KËTË RRUMPALLË, KOSTON E TË CILËS E PAGUAN POPULLI FUKARA I NDËRGJEGJSHËM DHE SHTETFORMUES ?
KË DO PAGUAJ MË PARË I ZIU POPULL, PRONARIN LEGJITIM APO ZAPTUESIN ?
A DO BËHEMI NDONJËHERË NE DUKE VEPRUAR KËSHTU ?
MOS DUHET NDONJË FORMË REFERENDUMI PËR KËTO RASTE DHE PËR KËTË RAST KONKRETISHT ?
POPUULI ËSHTË I NDËRGJEGJSHËM QË DUHET TË SHPËRBLEJË PRONARIN LEGJITIM POR JO ZAPTUESIN.
E mira dhe e drejta do ishte ajo qe thua ti, shperblimi i pronarit ligjitim. Kjo do ishte fundi i cdo diskutimi. Por per fatkeq ne kete vend mos-shperblimi i pronareve legjitim eshte bere praktike tashma. Ky fenomen nuk ka fillu rishtas, por ka fillu qysh me ardhjen e komunistave ne pushtet. Te gjithe e dime cfar eshte bere me pronat nga qeverisjet e ketij vendi. Gjithsesi, prap, edhe neqoftese do fillosh nga e para per zbatimin e ligjit ne fjale, kurrsesi nuk mundesh me leju dike te ndertoje familje, te ndertoje shtepi ne pronen e dikuj tjeter, dhe perveç kesaj ti marresh edhe taksat, votat per 20 apo 30 vjet, dhe mbas gjithe kesaj, ti hysh ne shtepi dhe ta nxjerresh jashte me dhune barbare njisoj si nje pushtue ! A te duket e drejte kjo ?
Qeveria thote qe i kane ofruar strehim ketyre familjeve, por keta familjare e argumentojne me fakte te pakundershtueshme manipulimin qe qeveria po mundohet ti beje ketyre njerezve dhe gjithashtu edhe neve si popull.
Nje qeveri qe sillet me popullin e vet, ne te njejten menyre sic jane sjell nazistet me hebrjte gjate luftes se dyte boterore, nuk mund te jete kurrsesi e besueshme.
Rama abuzon me taksat tona. Duhet te demshperbleje vetem ata qe jane legale, te tjeret ne asnje menyre, vetem te trajtohen me bonus qeraje si te pastrehe. Ne te kundert ky vend nuk ka per tu bere kurre.