Shkarkimi i Ilir Metës, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot vendimin

7 Shkurt 2022, 09:00Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet mëngjesin e së hënës për të tretën herë për të vijuar shqyrtimin e vendimit të parlamentit që kërkon shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në seancën e fundit, përfaqësuesit e Presidentit kundërshtuan procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor.

Pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre, për të cilat juristët e Presidencës kërkuan 48 orë kohë për përgjigjet.

2 komente në “Shkarkimi i Ilir Metës, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot vendimin”

  1. Pak says:

    Pse egziston dileme e zbatimit te ligjit ne vendimin e pritshem te gjykates kushtetuese? Sepse njerezit qe e perbejne aty nuk jane çuar per profesionalizem, sinqeritet dhe pergjegjshmeri ndaj popullit dhe ligjit; e kjo te ben pesimist ne vendosjen e drejtesise. Le ta provojme pas disa oresh dhe te shikojme seicilin se si do sillet. Ne si njerez te thjeshte e dime fare mire se si dhe çfare duhet vendosur, por ne nuk na pyet njeri: jane ata qe pyeten.

  2. Sara says:

    ky sikur refuzoi te pergjigjej ne Kuvend!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje