Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara i është përgjigjur me dokumente akuzave të Partisë Demokratike për mashtrim, lidhur me apartamentet e ndërtuara nga Turqia të për 522 familje në Laç.
Në një postim në “Facebook”, kryebashkiakja sqaron të gjithë procedurën që do të ndiqet, deri te dorëzimi i çelësave, duke u shprehur se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pasi “Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin”.
Sqarimi i kryebashkiakes:
SQARIM PËR TË GJITHË PËRFITUESIT E NJËSIVE TË BANIMIT NË ZONËN 1/1 PËR ZHVILLIM-LAÇ
Marrë shkas nga shqetësimi i disa qytetarëve që janë përfitues të apartamenteve në kuadër të procesit të rindërtimit të zonës 1/1 për zhvillim, në Laç, në lidhje me vonesën e dorëzimit të çelësave të apartamenteve të përfituara prej tyre, sqaroj si më poshtë:
Pas marrjes në dorëzim të lagjes së re dhe inventarizimit të të gjithë pronës nga donatori (TOKI-Qeveria Turke) tek Enti Kombëtar i Banesave, i cili është njësi zbatuese për këtë zonë sipas VKM nr. 46, datë 22.01.2020, ky i fundit ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Rindërtimit gjithë dokumentacionin përkatës dhe më pas ky Komision ka marrë Vendimin nr. 99, datë 04.02.2022, me të cilin i kërkon Këshillit të Ministrave kalimin në pronësi të gjithë apartamenteve Bashkisë Kurbin. Për këtë çështje, ditën e mërkurë, datë 9 Shkurt 2022, Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin. Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik për shpërndarjen e këtyre apartamenteve dhe kryen të gjitha procedurat administrative për hartimin e kontratës së dhurimit, ku çdo qytetar do të marrë certifikatën e pronësisë në emër të tij dhe do të ketë mundësinë ta trashëgojë atë pronë brez pas brezi.
Duke e mirëkuptuar padurimin tuaj për t’u rikthyer në ato apartamente aq të bukura dhe aq komode, sqaroj gjithësecilin prej jush se ndjekja me përpikmëri e procedurave administrative, të cilat marrin kohën e tyre, është në të mirë të të gjithë palëve të përfshira në këtë proces. Kam qënë në çdo moment deri më tani e do të jem gjithmonë krah çdo bashkëqytetari, por gjithësecili prej jush duhet të kuptojë se i gjithë ky proces ka qënë i jashtëzakonshëm, i panjohur më parë për të gjithë ne, dhe çdo gjë bëhet në të mirë të qytetarëve dhe përfitimit të pronës prej tyre sipas çdo rregulli e ligji të Republikës së Shqipërisë.
Jam dakord me gjithecka qe thote kryeraria e bashkise..por nuk mund te pritej sa cdo gje te ishte kopsitur sipas ligjit e pastaj te festohej me banoret Brenda ne shtepi…?????
xhemal-shume drejt e keni thene, por inagurimi i ketyre apartamenteve eshte bere me siguri sipas axhendes se presidentit turk. Pastaj cfare rendesie ka nese qytetaret hyjne me pare ne shtepite e reja apo me mbrapa inagurimit? E rendesishme eshte qe do marrin prona per te cilat nuk kane paguar asnje qindarke. PEr kete duhet tia dine per nder Qeverise sone dhe asaj turke.
E po keshtu bën të gjith jevt Turqe si Edi Rama me Tahipe Erdogani mashtrime dhe propagande
ju rrofshin shiritat ,njesoj si saliu dikur qe priste shirita tek rruga e kombit nderkohe ajo skishte mbaruar …nje fytyre kane keta plehra ….
O Gono apartamentet kane mbaruar dhe banoret do i marrin se s’ben.Rruga eshte tjeter gje por me qe dole ne kete teme ne kemi qene deshmitare qe edhe pse jane inaguruar rruget ka patur disa raste qe kane dale jashte perdorimit shume shpejt per arsye te mos respektimit te standarteve pasi firmat kontraktuese kane abuzuar.