Rrëfehet vëllai i agjentit sekret që do vriste Enver Hoxhën: Takimi pas 10 viteve në qelitë e Burrelit, na hodhën ‘bombën’ në mes të shtëpisë kur…

6 Shkurt 2022, 10:41Politika TEMA

Afrim Imaj

Në rastin e Avdul Banushit, njeriut që kishte ardhur nga Perëndimi për të vrarë Enver Hoxhën, Sigurimi i Shtetit ka operuar me një skemë të veçantë duke ruajtur të fshehtë arrestimin, procesin gjyqësor dhe dënimin e tij.

Duke hedhur dritë mbi arsyet e këtij fakti të panjohur, Piro Nuredimi, ish-operativi i burgut të Burrelit, pohon përpjekjet e policisë sekrete për të zbuluar misteret që i dënuari VIP nuk pranoi ti zbardh gjatë procesit maratonë që zgjati dy vjet.

“Avduli kishte dhjetë vjet në burgun e Burrelit dhe familja nuk dinte gjë”, dëshmon Hodo Banushi, vëllai i tij, duke kujtuar momentin si janë njohur për herë të parë me lajmin tronditës.  Ai e ka të fiksuar në kujtesë atë pasdite dimri, kur mysafiri panjohur që vinte nga Burreli, u ka hedhur “bombën” në mes të shtëpisë: Vëllai i arratisur para 25 viteve, tanimë ishte në qelitë e burgut, jo si i dënuar i zakonshëm, por si atentatori i Enver Hoxhës! Në rrëfimin për Gazetën “Panorama.al”, Hodo Banushi, tregon përjetimet nga takimi pas tri dekadash me Avdulin dhe peripecitë që i kanë ndjekur pas zbardhjes së historisë…

Zoti Hodo! Në kujtimet e Piro Nuredinit, ish-oficer i Sigurimit në burgun e Burrelit, zbulohet një takim i fshehtë që keni bërë në Gjirokastër me Avdul Banushin gjatë kohës që vuante dënimin…

Përballja me Avdulin pas 25 vitesh, ishte vërtet diçka tronditëse. Mbaj mend që na thirri Piro Nuredini dhe shkuam për ta takuar në një nga qelitë e Degës së Brendshme të Gjirokastrës ku e kishin sjellë në fshehtësi të plotë nga burgu i Burrelit. Ky ritual zgjati plot katër ditë. Kanë qenë momente prekëse, sidomos për Avdulin, që na pyeste e interesohej jo vetëm për të afërmit, por për tërë të njohurit dhe fshatarët e tjerë. I vetmi peng që shprehte ishte fakti që nuk harriti të takohej me babanë. Sidoqoftë, ndihej i lehtësuar që më në fund mundi të shoh e të flasë nga afër me njerëzit e dashur të zemrës.

Pra, nuk shkuat ju për ta takuar në burg, siç ishin rregullat e kohës për të dënuarit, por e sollën aty nën përkujdesjen e Sigurimit. Çfarë fshihej pas këtij fakti pa precedent?

Në atë kohë nuk bëhej fjalë të merrnim vesh se çfarë fshihte Sigurimi pas lëvizjeve të tilla. Më vonë, kur Avduli doli nga burgu, na tregoi se ky takim i fshehtë ishte një lojë e sigurimit për të vjelë të dhëna mbi zbulimet e huaja që operonin në vendin tonë. Ishte si të thuash një lloj përpunimi psikologjik që Avduli të “dorëzohej” e të rrëfente gjëra që nuk i kishte pohuar kurrë…

Çfarë pretendonte të zbulonte Sigurimi nga Avduli, kur ishin mbyllur hetimet dhe procesi gjyqësor ndaj tij?
Gjatë procesit maratonë që zgjati dy vjet, Avduli kishte pohuar gjithçka mbi veprimtarinë e vet. Kishte pranuar madje se kishte ardhur t’i bënte atentat Enverit në ditën e paradës ushtarake. Ndërkaq, nuk kishte dëshmuar asgjë mbi bazat dhe bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Nuk dha asnjë informacion mbi planet e zbulimeve perëndimore për përmbysjen e pushtetit popullor. Shkurt, i gjithë deponimi i tij përmblidhej fund e krye te akti që do kryente në Tiranë. Kaq, padyshim  nuk ishin pak për Sigurimin e Shtetit, por ishin të pamjaftueshme për të depërtuar në planet e zbulimeve perëndimore kundër regjimit komunist në Shqipëri. Avduli deri në fund nuk ofroi asnjë të dhënë, edhe pse iu nënshtrua një kalvari të tërë torturash e vuajtjesh nga më çnjerëzoret…

Ndërkaq, ju e dinit pse akuzohej Avduli gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor?
Në rastin e tij sigurimi i shtetit ka operuar me një skemë të veçantë, sa cinike aq dhe djallëzore. Arrestimi, hetimet dhe procesi gjyqësor i Avdulit janë mbajtur sekret nga fillimi në fund. Gjithçka ndaj tij është ndjekur nga një grup i vogël i policisë sekrete. Madje, edhe kur është dënuar, është proceduar me fshehtësi, duke e mbajtur në një qeli të veçantë në burgun e Burrelit…

Pra, as familjarët nuk kishin dijeni…
Në kohën që Avduli gjykohej, bile edhe kur ishte në burg, ne e dinim jashtë shtetit. Vetëm pas disa vitesh e kemi marrë vesh që ishte gjykuar dhe vuante dënimin. Lajmin na e ka sjellë Piro Nuredini, operativi i Sigurimit të burgut. Nuk e di në çfarë rrethanash, por mbaj mend që një pasdite na mblodhi të gjithëve dhe na tregoi se Avduli ishte dënuar si agjent i zbulimeve të huaja që kishte ardhur me mision të vriste Enverin. Madje, na njoftoi se kishte 10 vite që ndodhej në Burrel. Pikërisht atëherë për ne morën fund legjendat që fliteshin lart e poshtë për të.

Piro Nuredini në këtë rast ishte një ndërmjetës midis jush dhe Avdulit…

Pavarësisht detyrës dhe misionit të besuar, Piro Nuredini, mbi të gjitha ishte një djalë fisnik që na ofroi ngrohtësi e solidaritet në momente shumë të vështira. Pikërisht për këtë dhe sidomos për pjekurinë me të cilën kapërcente raportet delikate midis nesh, ai u bë i afërt e i respektuar për familjen tonë. Jemi takuar e kemi biseduar me të shumë herë, kemi qarë hallet e kemi dëgjuar mendimet e njëri tjetrit si atëherë kur Avduli ishte në burg, por edhe kur doli nga ferri i Burrelit. Lidhjet e afërta me të kanë vazhduar pashkëputje deri në momentin kur Pirua ndërroi jetë nga një aksident automobilistik. Më ka mbetur peng që nuk mora pjesë në varrimin e tij. Në atë kohë isha në Greqi dhe e kam marrë vesh shumë vonë tragjedinë e tij. Sidoqoftë, Pirua ka lënë mjaft kujtime të mira te ata që e njohën dhe i lidhi puna me të../ Panorama.al

 

28 komente në “Rrëfehet vëllai i agjentit sekret që do vriste Enver Hoxhën: Takimi pas 10 viteve në qelitë e Burrelit, na hodhën ‘bombën’ në mes të shtëpisë kur…”

  1. E verteta dhemb.... says:

    Nurredin dhe “Pirro”….!!?
    Ptuuuuu,vrromiari tourkotsamis……

  2. Ky eshte hero i vertete , pamvaresisht se nuk arriti ta vriste gjak piresin Enver e te shpetonte populli yne i shume vuajtur nga hienat komuniste ,, sigurisht qe vrasja e tij ishte pothuajse e pa mundur sepse me kujtohet kur kalonte rralle here nga fshati im ate hale e shoqeronin kush e di se sa makina ushtarake me ushtare , plus edhe mali mbushej me civila etj , por e bukura eshte se babai im qe e urrente me gjith shpirt , me shaka thoshte .. po pse e ruajne kaq shume, ne a jemi si mishi me kocken te lillur me partine , ne te gjithe e duam udheheqesin tone te lavdishem , shiko se si vendi yne nen udheheqjen e tij po lulezon çdo dite e me shume , edhe pse po punojme per 50 lek ne dite …………..

    1. Respekte per ish te ndjeri z. Avdyl Banushi.. Vertete Hero.. says:

      Mese e vetete ajo qe thua. Ai Hero e kaluar Heroit.. Por häjde e mbushi mendjen shumices se popullsise qe Jane te gjithe kafshe dhe kafshe me dekata do ngelen.. I ndjeri z. Avdyl Banushi te kujtohet perzemerisht nga te gjithe ata qe e Admirojne,, por dhe ky polici,, (operativ, si shume te tjere,, paska pasur ndenja Njerezore,, panvaresisht Detyra e qe kishte te mbante Familien me Buke..).

      1. Kapter Rramiqi says:

        ..hee…
        ..mos e kan bo bp t sigurimit ate burgaxhiun ?!
        Se,edhe t vrisje Enverin..edhe t pshtoje gjall..sikur s shko.
        Dulla zhduku shoket e vet ..vetem pse “levizen njiçik koken dhe krruajten veshin”..e jo kte,njeri pa zot dhe qe pranoi se donte t vriste Dullen…dhe ja hudhi plumbit..!!
        Pa tjeter qe osht bo bp sigurimi…

    2. E drejta says:

      Po te thoshte ashtu babai yt do bente shoqeri avdulit ne burel
      Tani qe ka ikur Enveri te gjithe paskan dale trima

    3. Vranakonti says:

      Ti o trshplar,me kete koment qe na bere na u drodhen qimet e bythes. Po ti mut muti ke qene dhe mut je edhe sot.Ajo kohe kur drejtohej nga Enver Hoxha ishte kohe e art se nuk te vriste apo te vidhte njeri,jete e sigurt,pune plote,çdo gje qe behej,ishte per te miren e popullit.Natyrisht edhe gabime kishte,por jo si sot qe te shteti te veret me bandat e tija.Nuk do kete kohe me e keqe se ajo kure drejtohej shqiperia nga kryekrimineli Sali Berisha qe varferoi njerzit me firmat piramidale,vendimi 7051 per token,zhduku te gjitha uzinat,fabrikat,kombinatet,hekurudhat,plantacionet me ullinj qe ishin mbiell ne kohen e Enverit.Pra çdo gje qe u be me punen dhe djersen e popullit,Saliu yt i shkaterroi brenda nje jave. U ZGJATA SHUME DUKE TE SQARUAR TY.TI JE BUDALLA. Humba kohen kot.

  3. Leka says:

    Mos u merrni me Enver Hoxhen,
    Kurr nuk ka pas problem per jeten Enveri.
    Nga asnjeri, si mrena Shqiperis si jasht.
    Sot ka njerez ne Shqiperi qe kur do i matne temperaturen Enverit , ja merrte ne goj ate senin, ka ken kryeminister edhe president , e kuptoni kush ashte?

  4. Sara says:

    Edhe ne ate sistem cnjerezor, njerezit ishin njerez dhe klafshet kafshe…. sot per fat te keq edhe si rezultat i “kullotes” qe la pas ai sistem dhe qe e qeverisen kelyshet e atij sistemi per tre dekada, kafshet jane shtuar kaq shume sa “ferma” eshte bere pothuaj e pabanueshme per NJEREZIT…

  5. Leka pa lek ne xhep , super tru pjerllur , e tru bunker i mbushur me hale ….

    1. Per tru shpellarin. says:

      Ku te ngeci o trushpellar? Kat ngele gjithnje!

  6. spiun i vjeter says:

    hahahahaha Pirro Nuredini nje dru me pre qe perfundoi polic ordiner per shkak te injorances e mungeses se profesionalizmit.Shkoni beni cicin me keto traplliqet tuaja.Nuk kane asnje shans halet qe te mposhtin malet

  7. Davidi says:

    Ç’ishte ky, berber? Do ti rruante ramen, Enverit?

  8. Goni says:

    Habitem se si 30 vjet pas diktatures me te eger ne Europe vazhdohet edhe sot e kesaj dite edhe vazhdohet me artikuj te tille ku vendoset diktatori njeriu me i poshter i shqiperise Enver Hoxha faqeziu qe nuk kurseu as kunatin e tij i cili e mbajti ne koherat me te veshtira te tij cfare mund te thuash me shume apo vrau bashkepunetoret e tij qe e sollen ne pushtet apo mbajten ne pushtet kete monster te njerzimit.
    Prandaj vazhdoj ta them qe ne shqiperi nuk eshte shkulur Enverizmi apo dekomunistizimi ashtu sikur ne vende te tjera ish komuniste por vazhdohet duke nxjer fotografine ehde artikuj qe njerezit nuk kane nevoje di degjojne kurse per historianet po keto artikuj duhen per te bere punen e tyre historianet.
    Shqiperia vazhdon edhe vuan Berishizmin pikerisht sepse nuk eshte zhdukur Enverizmi edhe vazhdon filozofia e dhunes edhe manipulimit sepse zevendesojne njera tjetren po te degjosh Enveristet jane njesoj si Berishistet por ne kohe apo shtrate te ndryshme te shoqerise.

  9. Tirona Kampion says:

    Nje kerkese per Gazeta Tema, keto artikuj jane per departamentet e historise apo institucionet akademike per te hulumtuar edhe shkruar nje histori te vertet ne te ardhmen per brezat e rinj te cilet nuk do te mund te konceptojne tmerin qe hoqen brezi i shqiptareve fatkeq te cilet jetuan ne ate burg te madh ku jeta e njeriut mbahej me tollona apo truri duhej kurdisur sipas tekave te diktatorit.
    Gazeta Tema duhet te kuptoj se keto artikuj nuk jane per kafshet por per ate pjese te shoqerise qe te kuptoj edhe reagoj se natyra njerezore duhet te euaj vlerat e humanizmit se pa ato vlera edhe kafshet do ta kishin zili qenien njerezore te shnderuar ne bishe qe han vetveten edhe ushqehet me pjellat e sj qe bisha lind bisha edhe arkivohet kopshti zologjik me repartin e egersirave te cilat nuk njohin vetveten por vetem vjellin egersine e quajtur Enverizem.
    Gazeta Tema ka plot gjera te bukura per shkruajtur edhe ju keshilloj mos ushqeni egersirat me egersi se mjaft ka vuajtur ky popull.
    Ky shkrim eshte nje mesazh per njerezit qe kane mend edhe shpirt jo per trutharet apo egrsirat.

  10. Vranakonti says:

    Ti o trshplar,me kete koment qe na bere na u drodhen qimet e bythes. Po ti mut muti ke qene dhe mut je edhe sot.Ajo kohe kur drejtohej nga Enver Hoxha ishte kohe e art se nuk te vriste apo te vidhte njeri,jete e sigurt,pune plote,çdo gje qe behej,ishte per te miren e popullit.Natyrisht edhe gabime kishte,por jo si sot qe te shteti te veret me bandat e tija.Nuk do kete kohe me e keqe se ajo kure drejtohej shqiperia nga kryekrimineli Sali Berisha qe varferoi njerzit me firmat piramidale,vendimi 7051 per token,zhduku te gjitha uzinat,fabrikat,kombinatet,hekurudhat,plantacionet me ullinj qe ishin mbiell ne kohen e Enverit.Pra çdo gje qe u be me punen dhe djersen e popullit,Saliu yt i shkaterroi brenda nje jave. U ZGJATA SHUME DUKE TE SQARUAR TY.TI JE BUDALLA. Humba kohen kot.

  11. Tarrasi d.v. says:

    Tirona vetem kampion nuk qe, injorant me poture mut e shurre

    Qe u myste mener me thone zogjolli i burgajetit.

    Uuu u shplafte panuklla katunar tirone gje e trashe

  12. Frangu says:

    Me ç’lexuam, zoti Banushi paskësh ardhur në Shqipërinë socialiste si një atentator i dërguar nga agjenturat e huaja për të vrarë jo një njeri dosido, por Enver Hoxhën dora vetë, madje e pat pranuar me gojën e tij edhe në sallë të gjyqit.
    Të më ndjeni, por këtu ka diçka që nuk shkon…
    Përse vallë të jetë dënuar thjesht me burg, duke i shpëtuar varjes në litar?

  13. Me mjafton qe komenti imte ben qe ta humbesh durimin shoku hetues i koleres komuniste (vranabolja ) injoranca jote eshte pertej ćdo imagjinate , kur thua se koha e kjofte largut , ishte kohe e arte ????!!!,, Ndersa kopildheku juaj (i tru bunkereve ) eshte se kurr nuk e thoni se fjala vjen Berisha ishte produkt i kjofte largut ashti si shume si puna jote shoku hetues apo ish oficer i koleres komuniste … Me pelqen ta perseris qe mas kalbjes se koleres komuniste ne 90en ju tru bunkeret na hani ate qe patme bere ne bunkeret e komunizmit fame keq shqipetare…. E qe ne
    qe e urrejme te keqen , pra djadjin Enver jetojme te lire ne boten perendimore , por ne fakt krejt populli yne jeton i lire bashke me ju tru pjerdhurit qe ne fakt nji pjese e juaja meritonin burgun e perjetshem ….

  14. Profesori says:

    Ne kohen e diktatures Enveriste vriste shteti Enverist ne menyre konstante edhe ne menyra te ndryshme frika ishte futur ne palce keshtu e njerzit jetonin nen presion nga frika po ashtu edhe vjedhje kishte por ato ishin te lejuara vetem per sherbetoret e sistemit edhe vjedhja ishte si vrasjet qe behej nga shteti edhe sherbetoret e tij vidhnin sherbetoret e shtetit kudo neper koperativa neper ndermarjet ushqimore e bujqesore neper dyqanet duqaneshitesit ishin te priviligjuar por kuptohet vidhej aq sa kishte sepse ne fund te fundit nuk kishe edhe cfare te vidhje se perfundoi ekonomine ne mizerje keshtu ekonomia ne mizerje per popullin qe te mesohej me pak edhe Enveri me sojin e tij servilet edhe sherbetoret jetonin si pashallare.
    Imoraliteti ishte ne skajat me te larta por i fshehur i kamufluar hipokrizia njerezore kishte aritur majat me larta te degjenerimit njerezor edhe shnderimit te njeriut ne nje qenie cnjerezore.
    Njerezit jetonin brenda nje burgu apo kampi perqendrimi te paret e ketyre kampeve sot jane te lumtur se kenaqeshin me vuajtjet qe ju shkaktonin njerezve jane specie e vecante.
    Perfundoi shteti me buxhet qesharak ne vitet 1990 dyqanet ishin bosh megjithese te gjithe punonin apo shkonin ne pune si ta kuptojme kete por kete e kupton vetem injoranca Enveriste Parti Enver jemi gati kurdohere apo shqiperia vendi i pare ne bote.

  15. Frangu … pyetja juaj mbase eshte mevend , kur thua si ka mundesi qenuk e varen , por me sa kam pas lexur perpara sherbetoret e koleres komuniste as qe mund ta diskutoin qe dikush kishte ardhur per te vrare udheheqesin tone , qe gjoja e donte me gjithe shpirt gjithe populli , keshtu qe i futen nje nen tjeter pa u permendur aspak se per çfare kishte ardhur ne te vertete …. heroi i vertete …Abdul Banushi …..

  16. Intelektual says:

    Populli Shqiptar ka probleme por sot eshte i lire edhe e ka ne dore cdo njeri te ardhmen edhe jo Enveri.
    T e gjithe njerezit e lire e punetor kudo ku jane sot jetojne me dinjitet kuptohet probleme ka sepse eshte shoqeri e lire edhe ka konkurence qe ka si qellim te jete e barabarte edhe ketu eshte lufta qe kushtet e konkurences te jene te barabarta per te gjithe sepse ky eshte sistemi demokratik por nuk duhet ngateruar me njerezit dembele apo injorante qe duan te jetojne pa punuar apo kerkojne te shfrytezojne pakenaqesirat e njerezve te cilat jane kudo por gazeta Tema duhet ti bej bllok shkrimeve te nerezve te cilet abuzojne me lirine e fjales te lire.
    Enveristet kete kerkojne te shfrytezojne hallet ehde problemet e njerzve ne nje shoqeri te lire per te justifikuar deshtimin etyre.
    Shqiptaret jane te lire sot edhe rinia e ka te ardhmen te ndritur ne nje shqiperi qe dita dites ndertohet me vlerat Europiane.
    Edhe Enveristet po i shijojne vlerat e shoqerise te lire.
    Probleme ka kudo nuk ka sot shoqeria njerezore akoma nje sistem perfundimtar te shoqerise qe te bej te gjithe te lumtur por nuk mund te krahasohet me ate qe ka hequr Shqiperia nga sistemi diktatorial Enverist.

  17. Qendro says:

    Bravo Banush Labi, hero i vertete..
    Mire shkruante Naimi kur i kendonte dallendyshes:
    “A mos vjen nga Laberia, pr me dukesh kaqe trime?”

    1. Nje tirons says:

      Nuredini …nuk eshte llagap lab,por çam. Safi çam ….i kam pasur nje familje Nuredini komshinjt e mi,jam rritur me djalin e tyre . Jeton ne Titane.

  18. emigranti says:

    o vranakonti edhe une me ty jam qe koha e ENVERIT ishte lule para kesaj sot. BERISHEN nuk e quajne diktatore sepse ai i vret njerezit dhe shoket e tij duke paguar ose aksidente dhe jo me vendime gjyqsore

  19. Intelektual … no koment , Zoti ju bekofte ju , edhe familjen tende … nuk mund te shtoj asnje gje ne komentin tend ……

  20. Intelektual … no koment , Zoti ju bekofte ju , edhe familjen tende … nuk mund te shtoj asnje gje ne komentin tend …… Shiko çfare thote Vroma bolja humba kohen kot , ju tru bunkera humbet e deshtuat totalisht ne 90en , pse harroni ju plehra se si ishte vendi yne ne ate kohe ,i mbushur plot me skllever te reskapitur te uritur , pa asnje te drejte njerezore , ja kjo ishte lumturia qe patet premtuar plehra komuniste …

  21. Jevi says:

    Histori per te mbushur gazetat ,pa pasur asgje te vertete.Askush nga besniket e diktatorit nuk do ta kish lene te gjalle nje njeri qe do sillte dyshime e jo te pohonte nje tentative per vrasje.Ata njerez per te mbrojtur jeten e diktatorit beheshin perbindesha e jo te te linin te gjalle.Do te benit mire qe keto “sekrte”t’ialinit”trimave ” per ti treguar pasi te jete larguar nga kjo bote brezi qe e jetoi diktaturen.

  22. Labi says:

    Ka shumë të pavërteta në shkrimet e shumta që botohen e botohen sot për veprimtarinë agjenturore të Avdyl Banushit. Shpesh gjendet ndonjë proces-verbal i arkivave dhe mbi të shtrohen aq shumë të pabëra, sa të vjen të qeshësh. Dhe të gjitha këto botohen pas vdekjes së tij, Për vetën dhe veprimtarinë e vet Avdyl Banushi ka shkruar e botuar dy libra. Njeri me titullin “Një zë nga errësira” dhe tjetrin me titullin “Udhëtime në Amazonë”. Në të vërtetë përmbajtja e librit të dytë ishte përfshirë në dorëshkrimin autobiografik të autorit, por unë, si redaktor, mendova se “aventura” e tij e Amazonës, ndonëse pjesë e jetës së tij, shpërqëndronte ëexuesin nga veprimtaria e tij agjenturore antikomuniste. Kështu që bashkarisht vendosëm ta ndanim materialin. Për t’iu përgjigjur shumë “biografëve” tij më duhet t’u them edhe lexuesve të gazetës “Tema” se askush si ai nuk mund të flasi e të tregoj mbi aktivitetin e tij. Librat , për fat të keq , nuk gjenden. Ato u botuan në shtypshkronjën e Gjirokastrës, sigurisht me cilësi të dobët, gjysmën a më shumë të tirazhit të tyre ai i dërgoi në SHBA tek miqtë e tij të dikurshëm. Çdo “studjues” burimin e parë duhet të kishte këto libra, ndryshe nuk thotë të vërtetën..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje