Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Bardhi ka publikuar në rrjete sociale një video të disa viteve më parë ku kryeministri Rama lavdëronte Saimir Tahirin për punën që ka bërë.
Krahas videos, Bardhi shkruan se Rama e mbrojti Tahirin pasi është dhe vetë i përfshirë në krime.
“Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.
Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai. Ai kishte të gjithë informacionin nga institucionet shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Saimir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota.
Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj.
PD është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës”, u shpreh Bardhi.
Jashtqitja e Tahirit eshte mijera her me me vler se ti o vrases,
Kur paske fakte qe Rama eshte i inkriminuar shko ne prokurori dhe tregoje .
Nuk ka drejtesi nese do kishte drejtesi ti do ishe ne burge si bashkpuntore ne vrasje ne elbasan.
Ndaje mos e c’vleresoni veten nuk e ha njeri kete propogande demode beheni sa qesharak dhe te pa besueshem
Rama e levdoi Saimirin per pune te mire ne shkaterimin e fermes se PD ne Lazarat. Pune e mire per ty eshte kush e mban carin me gjate Te fala bandave te Elbasanit per vrasjen e nje te pafajshmi ne fushate.
KY BARDHI NUK ESHTE NEVOJA TE NA TREGOJE SE RAMA ESHTE KOKA E KRIMIT DHE DROGES KETE E DINE TE GJITHE POR KJO ESHTE E VETMJA MENYRE PER TU PASURUAR DHE MBETUR NE PUSHTET PRA EDI SA TE JETOJME NE KETE NARKOSHTET RROFTE KORRUPCIONI DHE DROGA
Ky eshte Peder
Je i vetmi qe se kuptua qe nuk ju voton kur kush.
Pra asht e kot me hum koh me ju.
E kupton?