Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun

5 Shkurt 2022, 17:38Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me fundin e konceptit të pa ndëshkueshmërisë, nga Yuri Kim, ngjalli edhe njëherë shumë ilartitet dhe ironi në rrjet.

Arsyeja kuptohet lehtësisht.

Atëherë kur një pjesë e iluminuar dhe kritike e shoqërisë shqiptare patën ngritur zërin kundër Saimir Tahirit për kanabizimin masiv të vendit, përfaqësuesit e SHBA-së u bënë mburojë politike pro tij. Ende shumëkush e mban mend, se në kulmin e skandalit Zagani, që shpërfaqi për herë të parë lidhjet e superministrit me grupimin e trafikanëve Habilaj qeveria Shqiptare organizoi një konferencë pompoze për të glorifikuar punën e policisë.

Dhe pikërisht në këtë manifestim propagandistik, që ndodhte në të njëjtën kohë kur mediat e huaja buçisnin nga lajmet për Shqipërinë si vendi që po furnizonte Europën me hashash, kur drejtësia politike përndiqte denoncuesin viktimë dhe mbronte Tahirin, ambasadori Donald Lu e konsideroi përpkekjen e luftës kundër drogës si një histori suksesi.

Kjo deklaratë absurde u përdor më shumë se një herë si alibi në parlament, qoftë nga Rama, qoftë nga Tahiri, për tu thënë kundërshtarëve se po të ishte kanabizuar teritori, amerikanët nuk do të heshtnin. Aq flagrant ishte ky përdorim sa në publik u shpërnda pandehma se qeveria po kultivonte drogat e lehta me leje nga Uashingtoni.

Pra po ta shohim nga prespektiva e sotme amerikanët e mbrojtën Saimir Tahirin atëherë kur ai mëkatonte duke qenë në pushtet dhe po e përdorin si shembull të ndëshkueshmërisë sot që të gjithë po e trajtojnë si një limon të shtrydhur. Prandaj deklaratat e Yuri Kim sot duken qesharake, sepse ato lexohen në sfondin e ayre që pat thënë paraardhësi e i saj.

Në këtë kuptim, ndonëse për personazhe me histori dhe profile të ndryshme, ky qëndrim amerikan për Saimirin është i njëjtë me atë që ata po bëjnë me Saliun. Edhe Berishën ata e mbrojtën në dëm të shqiptarëve, duke u sjellë në mënyrë cinike ndaj një pakice të iluminuar që denonconte krimet e tij, dhe po e ndëshkojnë sot kur ai nuk ka më as fuqinë dhe as pushtetin për ti bërë dëm bashkëkombasve të vet.

Gjithkush e mban mend epitetin “burrë shteti” pas katër vrasjeve politike në 21 janar. Askush nuk e ka harruar se sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, para se ti jepte dorën Berishës, tha nga tribuna e parlamentit se Shqipëria qe vendi ku duhet ardhur për të parë si funksionon demokracia. Ajo i shqiptoi këto fjalë në vitin 2012, kur ishte miniar drejtësia për Gërdecin, kur qenë vrarë politikisht demostrues, kur pushteti kishte grabitur 10 votat e bashkisë së Tiranës.

A mund të quhej kjo një demokraci perfekte nga kryediplomatja e vendit më të fuqishëm të botës? Kjo është aq absurde sa historia e suksesit të luftës kundër drogës nga Tahiri.

Natyrisht, përmendja e këtyre gafave kolosale, nuk i jep të drejtë asnjë shqiptari ti kërkojë llogari diplomatëve amerikanë për dështimet tona. Nuk na takon ne të rudhim buzët, se pse ata mbështesin politikanë që i bëjnë dëm popullit të tyre, as pse nuk flasin asnjëherë kundër atij që ka pushtet. Qeveritarët tanë të korruptuar mund ti duhen si kukulla të shantazhueshme për të pranuar muxhahedinët apo afganët, për të demontuar armët kimike, apo për të pranuar “investime të huaja” si ato të Bechtel në Skavicë. Kjo është një praktikë që nuk ndodh për herë të parë dhe as vetëm në Shqipëri.

Por thënë këtë, duke i mirëkuptuar këta të huaj që marrin mandat për të mbrojtur interesa shpesh të ndryshme nga ato tonat, ne s’kemi pse sillemi as si idiotë, as si naivë, për ti trajtuar si arbitra të ndershëm. Ne nuk kemi pse e marrim si mesazh hyjnor qëndrimin e tyre, as kur mbronin dje Tahirin në pushtet, as kur atë e anatemojnë sot, as kur lavdëronin demokratin Berisha, as kur e shpallin minues të demokracicë. Amerikanët kanë të vërtetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë, domosdoshmërisht dhe e jona.

21 komente në “Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun”

  1. Nga eresirra says:

    Hera e pare qe ke bere nje shkrim shume logjik. Urroj te jete i pari ne vazhden e shkrimeve pasuese.

    1. Sali Berisha says:

      Nuk ka asgje logjike ne kete shkrim – ky eshte thjesht budalla i semure. Shteti funksion ne baze te fakteve jo percepsioneve qe ka nje sperme e degjeneruar e bllokut prej te pakten tre brezash qe dime ne, si puna ketij qyqari……

      1. Vranakonti says:

        Andi Bushati eshte nje mi haleje qe te vjen per te vjell kure i degjon mbroçkullat e tij. Eshte palaço qe paguhet per te thene keto mbroçkulla.

    2. Bureto says:

      Po edhe ky jo se i bën nga budallallëku ato shkrime që shpesh ta shpifin, por sepse në ato raste, ‘ashtu ia do puna’. Por në këtë rast ama ky ka të drejtë, edhe pse askujt nuk i prishet ndonjë punë për të vërtetat që ai thotë, sepse ata të cilëve u referohet e dinë vetë se ç’bëjnë, pavarësisht se çfarë mendojmë ne (!). Ndaj në këtë pikë, edhe për mua, Bushati për herë të parë ka të drejtë.
      Nëse i referohemi asaj ç’ka shqiptarët duan, është që pylli i korrupsionit dhe krimit në Shqipëri të mos pritet me bisturi, ashtu si dhe grami nuk zhduket po nuk u bë qilizëm. Shqiptarët i dinë këto më mirë se kushdo tjetër, qofshin edhe miqtë tanë, sepse shqiptarët kanë 32 vjet që bëmat e tyre i heqin në kurrizin (varre dhe varfëri, të konvertuara këto në vila luksoze etj.) . Por ama as dhe me një të rënë të lapsit kjo e keqe (korrupsioni, krimi) nuk mund të zhduket. Përkundrazi fenomeni mund të frenohet apo zbutet, dhe kjo mund të bëhet vetëm duke filluar nga pika më e lartë e tij, aty ku ai është i strehuar dhe mbrojtur, dhe ku gjenden pikërisht ata që përdorin 24 orë në 24 orë, thirrjen e atij hajdutit që bërtet: “Kapni hajdutin!”. Emrat nuk ka shqiptar që nuk i di, por dikush duhet të veprojë. Këtë duan dhe presin shqiptarët. Deri kur?!

  2. 19 says:

    Ti kopil i vogel shkruaj ca te duash .por vet je nje njeri qe jeton kot sa per tu ber keq njerzve .sepse ty ste punon kari prandaj kot sa jeton .nga M.R e di ti kush eshte kjo .

  3. qytetar says:

    Bravo Hysni !

  4. bimi says:

    qfare eshte e pa vertete ne ate qe shkruar Andi nuk ju pelqen atyre zvarranikeve te fekaleve por eshte e vertete 100%

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      O ti BIM Bum Bam,
      Ne nje bace ne ne nje cep, xaxa Stefi mbolli cep.
      Debil.
      Qfare ka çeni çe po leh? Ashtë nji çen me emnin Saleh.

  5. Taulant says:

    Ky eshte nje stalin i vockel ne demokraci. Po te ishte ne kohen e xhaxhit do bente pa dyshim kariere brilante.

    1. Hysniu qe shkoi per leshe, do Zoti dhe ky ate fate pace.. says:

      Taukabt i modhe je njeshe.. Kete une se njohe po nga hysniu dhe ky do jete Kriminele I Vogel qe lulezon ne Demokraci..

      1. edi says:

        Hysniu megjithmend shkoi per lesh po ti me pare meso shqip pastaj komento. Te pakten Bushati eshte 100x me i zgjuar se ty dhene se bashku dhe paguhet 100x me shume se ne per punen qe ben.

  6. op says:

    Ne filozofi percaktohet se mendimet vijne sipas qeneis shoqerore…Prandaj dhe pluralizmi eshte sistemime i drejte…Edhe mendimet e Bushatit vijne nga qenia e tij shoqerore, qe eshte urrejtja per Ameriken. Ai ne vend te urreje krimin dhe zullumet, urren Ameriken dhe kjo e ben ate shume te nejanshem. Spjegimi ne keto raste qe permendt (Hysniu), eshte dinamika e ngjarjeve.
    Amerika mban qendrim sipas rastit dhe kohes. Ajo mban qendrim sipas fakteve..etj…etj. Bushati urren Ameriken ne menyre konstante dhe mendon se ajo eshte fajtore per cdo gje…deri ne rrezimin e mithit te Komunizmit te Hysniut(thone qe ai ka qene burre i mire…) Ketu i rreh cekani Bushatit. Shkulu Bushat nga gracka ku ke rene po qe se je vertet nip i Hysniut…Ndoshta je dobic, qe nuk te dihet origjina!

  7. pesimisti says:

    Ti vazhdo ha m…..,t!
    Saliut tend,qe qante ne prehrin e gjyshes kur te vdiq gjyshi po i vjen dita.
    Por ti vazhdo,ha ti ha!

  8. Morseta says:

    Amon ti me 19
    Te morsha te keqen
    Ti qeke danoc
    Ky ti dika ty Andi po ti qeke i flliq mer pranej boke gam gam

  9. Cen says:

    O Hysni I vogel, e vetmja arsye qe Rama ka mandatin e trete eshte se USA nuk do klanin Ruso-Serb ne pushtet. Ti dukesh fare mire nga je pozicionuar.

  10. Jon says:

    Arritja me madhe e demokracise eshte qe nipi i sekretarit politik, pra personit ne.2 te diktatures mund te ti drejtohet publikut per te denigruar SHBA. E them kete se ne kur nderroheshin influencat ne shqiperi, pra Jugosllavi ne Rusi, Rusi ne Kine dhe me pas prishje me Kinen, kundershtaret i benin sapun. Imagjinoni tani se cfare dhet te heqin SHBA per te luftuar per vlerat e tyre. Duhet te kete nerv, energji dhe kohe, qe jo vetem ti degjoje vemjet si ky, por edhe te binde publikun per te kunderten. E njejta gje ndodh me Putin. E ka shume te thjeshte. Psh ku dikush nuk i pelqen, pavaresisht kuu jeton, ne Londer, apo gjetke, lere me ne Rusi, shkon atje ku eshte ky personi dhe e zhduk. Kjo paradite. Ne darke del Putin ne TV dh emban leksion per dekokracine, kristianizmin dhe vlerat e familjes. Por ska rruge tjeter alternative per vendet demokratike. Duhet ti durojme keta vemje dhe ti cmontojme.

  11. WTF was that ? says:

    3 vjet burg kur nje nga personat me te besuar te kombit thyen besimin e shqiptareve eshte teper pak .ndeshkimet e zyrtareve te larte duhet te fillojne me nje minimum 20 vjet burg .

  12. Balo says:

    Ky mbeturina Andi , merr pare pas çdo komenti që bëjmë….
    Është absolutisht një njeri pa personalitet!
    Zaten nuk ka faj me atë origjinë muti,pa arsim,pa familje,fundërrinë në profesion….
    Që shan Amerikën bën mirë,se edhe Amerikës po i rruhet shumë nga ai….
    As unë nuk ë dua Amerikën po pa atë,në këtë kohë të keqe humbim shumë,pastaj mos të prekemi kaq shumë pse qëllon qorrazi Amerika…këtu këdo që të kapi është me hak se derra janë të gjithë,me një turi të gjithë…ka ca derra më të merituar si Saliu dhe Meta po nejse…
    Këta janë bij të komunizmit,kështu që servilosjet dhe bythëlëpirjet nuk u zgjasin shumë….si Enveri me Jugosllavinë,Bashkimin sovjetik dhe Kinën ….kështu edhe Saliu me shokët,u mërziten me lëpirje ndaj amerikanëve ..po kërkojnë bythë tjetër ,të prirë nga Andi Mehdi Bushati (nga nëna Kapo) dhe Agim Gaqo Nesho( nga nëna Kondi)!
    Punë dobiçash me një fjalë..

  13. LULI says:

    Sikur ky milet te merte per baze se ç’fare pjerdh ti me shoke,do kishte dale nga binaret,po shyqyr qe ju njohin mire se ç’fare zagaret jeni,gje te cilin e tregojnë dhe komentet

  14. Kur nipi kujdeset per porosite e gjyshit says:

    Te ka dale ne enderr gjyshi dhe po te kerkon llogari,qe ku je me luften Kinder imperializmit amerikan.

  15. PATRONAZHISTI says:

    Denimi i Tahirit eshte thjesht per te thene qe:”Drejtesia e re po funksionon.Asnjehere nuk jane per te hetuar krimet e medha te armiqve te Shqiperise qe kane drejtuar vendin pas diktatures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje