PD prezanton kandidatin për bashkinë e Vorës, Ymer Markun

5 Shkurt 2022, 14:33Politika TEMA

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme në qytetin e Vorës, kandidatin për kryetar të kësaj bashkie për zgjedhjet e pjesshme më 6 Mars.

Ishte nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha të cilët prezantuan kandidatin e  PD Ymer Markun.

Në prezantimin e kandidatit Ymer Marku deputetja Tabaku u shpreh:

“Kandidatura e Ymer Markut është realisht zgjedhja e duhur dhe për të ardhmen e Vorës. Ai ka qenë pranë PD dhe ka punuar për forcën tonë politike edhe në ditët e mira edhe në ato të këqija.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje