FOTOT: Rusia dhe Bjellorusia i tregojnë “muskujt” botës

5 Shkurt 2022, 11:38Politika TEMA
FOTOT: Rusia dhe Bjellorusia i tregojnë “muskujt” botës

Breshëri raketash, ushtarë që zbresin nga helikopterë dhe inskenojnë pushtimin e territorit dhe marshim me tanke, ishin disa nga pjesët e stërvitjes së përbashkët të trupave ruse dhe ato bjelloruse, nën vëzhgimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Stërvitja u zhvillua në Bjellorusi, aty ku Rusia ka vendosur disa mijëra trupa dhe armatime të rënda, si edhe avionë luftarakë. NATO thotë se ky është spostimi më i madh i trupave ruse, rreth 30 mijë, që prej Luftës së Ftohtë. Prania e trupave ruse në Bjellorusi ka rritur alarmin në Perëndim për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga disa pika të ndryshme. Ukraina thotë që Rusia ka vendosur rreth 115 mijë trupa rreth kufirit që ndan dy shtetet.

Para stërvitjes, Shoigu u takua me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko dhe tha se Moska dhe Minsku do të organizonin këtë vit 20 stërvitje të tilla. Bjellorusia është një nga vendet ku është paralajmëruar se trupat ruse mund të futen në Ukrainë, por gjithashtu është vend kufitar me shtete anëtare të NATO-s, si Polonia, Lituania dhe Letonia.

12 komente në “FOTOT: Rusia dhe Bjellorusia i tregojnë “muskujt” botës”

  1. american16al says:

    Keto jane show propogandistike le ta filloje luften Putin dhe do te shohi si do te dale ….!!!!
    Tani ra brenda vet ne kurthin qe ngriti per te tjeret. Dhe germania nuk e ndihmoji dot me qendrimin percares te NATO’s …

  2. Mondi says:

    Rusia ne vendin e saj dhe me ushtrine e saj bene stervitje dhe i “tregoka” muskujt botes. Nato me baza ne gjithe boten dhe qe shkaterroi gjithei lindjen e mesme Afganistanin dhe ka 40 vjet qe bene lufte cfare po ben?

  3. USA says:

    Rusia dhe bjellorusia jane vende te botes trete dhe kane ushtri me arme te luftes dyte botrore Skane cfare muskujsh te tregojne Armet berthamore te Rusise nuk do perdoren kurre se ata e dine qe do jene te paret qe do zhduken Te gjitha keto jane lojra te nje njeriu me sjellje infantile si Putin qe vetem ben foto mbi arinj,me tigra ,ne avjon ,ne nendetse ,ne anije ne xhudo etj dmth nje rrot kari Ai kerkon qe te trajtohet si i barabarte me USA po askush nuk ja ve ne pordhe Le te provoje te matet me NATO se e shef se cfare e gjen Sanksionet qe do i vendosen Rusise e cojne vleren e rubles brenda nates ne zero dhe ata falimentoin

    1. October says:

      Harroje Rambon , ka kalu shume kohe qe athere ?????

  4. qytetar says:

    Meta dhe Berisha gezohen kot.

  5. Tit Vasili says:

    Mos thuajni se jam budalla , une mendoj se ky Putini i ngjason shume Ilir Floriit , i ka kapur paniku dhe deliri sepse duhet te largohen dhe shkojne enderra me lufte , bertasin si nje frikacak i humbur ne mes te pyellit dhe do largohen me bisht nder shale

  6. Nqs do ket Lufte Boterore
    ajo vendoset me Shtypjen e Butonit te Kuq , te tjerat jane figura shahu ne Lojen Diplomatike .
    Pa u hedhur nji ose dy Bomba Atomike ne folene e Djallit ,
    kjo Bote nuk ka shpetim .
    Dikish duhet te maari pergjegjesine e shpetoje Njerezimin nga pjellat e Djallit qe po shkaterron gjithcka ne kte jete
    e s’i len njerzit te jetojne si njerez .

  7. Astrit says:

    Putini dhe Llukashenko, do perfundojne si Gadafi dhe Sadami ne qofte se pushtojne Ukrainen.

  8. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Akuzat u bene .Pritet arestim i i Putinit dhe Lukashenkos.Nje nga akuzat ndaj Putinit:ka hedhur dy bomba atomike ,nje ne Hiroshima dhe tjetra ne Nagasaki.Deri me sot,nga shpikja e armes atomike ,vetem Rusia i ka perdorur,duke bere krime kunder njerezimit.Prandaj muskujt e NATO-s dhe USA jane legale.Behen per sigurine e SHBAqe kercenohet ne ballkan,ne europen lindore.Fusha e luftes ne europe,nje nga zone me strategjike te SHBA.Luftoi ne lindjen e mesme por la vepra te rendesishme ,si Al-kaeda e ISIS

  9. Osman aga says:

    Ushtria ruse ska buke po lere te enderrojne pak se do marre edhe putinido riperteritjen e bashkimit sovjetik si erdogani perandorine osmane

    1. loni says:

      edhe si greku,,,,MEGA ELLADA…..apo jo o osman vorjokari

    2. Igor says:

      Si more ushtrija Ruse ka buke mjafte nga gruri qe e importojne nga Shqiperija dhe Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje