Përfundon i pari proces nga drejtësia e reformuar ndaj një ish-zyrtari të lartë: ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua të premten nga GJAKK me burg me akuzën për shpërdorimit të detyrës.
Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJAKK), organi i akuzës firmosi urdhër – arrestin. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli me pranga në duar nga salla e kësaj gjykate dhe u dërgua në mjediset e paraburgimit të burgut 313, burg i sigurisë së zakonshme, që ndodhet në Tiranë.
Tahiri: Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur ligjin
Ish-ministri Brendshëm Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë reaguar ndaj vendimit me burg: “Është thjesht padrejtësi. Jam moralisht i qetë. Nuk kam shkelur ligjin, kam bërë detyrën si më mirë çmunda”, ka theksuar pas dhënies së vendimit ish-ministri i Brendshëm, në një postim në Facebook.
Avokati i tij, Haxhia, të cilit trupi gjykues nuk i dha të drejtën e fjalës gjatë seancës, ku u mor vendimi, deklaroi, pas dërgimit të Tahirit në mjediset e paraburgimit se do të kundërshtojnë vendimin në Gjykatën e Lartë, “do të bëjmë rekurs, presim zbardhjen e vendimit të arsyetuar,” theksoi ai.
Ligji parashikon që rekursi në Gjykatën e Lartë të bëhet brenda 45 ditëve duke filluar nga dita e vendimit.
SHBA: Askush nuk është mbi ligjin
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e drejtësisë përmes një postimi në Twitter. “U bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.”
Basha: Akuzat e PD ndaj Tahirit të vërteta
Lulzim Basha, kryetari i PD-së, forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, e vlerësoi vendimin e GJAKK si një dëshmi ”për vërtetësinë e akuzave të PD lidhur me përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.”
Kronika e të parit proces gjyqësor kundër një zyrtari të lartë
Në të vërtetë si Gjykata e Shkallës së Parë ashtu edhe ajo e Apelit i rrëzuan akuzat e prokurorisë ndaj ish-ministrit Tahiri për përfshirje në trafikun e drogës. Ndaj tij mbeti vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.
Kjo akuzë i bëhet ministrit, që konsiderohej më i suksesshmi në qeverinë e parë drejtuar nga kryeministri Edi Rama në vitet 2013 -2017, Trofeja e tij më e madhe ishte shkatërrimi i kështjellës së kultivimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri, fshatit Lazarat, që për më tepër se një dekadë ishte marrë i patrazuar me biznesin e canabis sativa, i lënë krejt jashtë kontrollit të policisë dhe shtetit ligjor. Por në mars 2017, pa mbaruar mandati qeverisës Rama 1, Tahiri bashkë me disa ministra të tjerë u shkarkuan nga kryeministri, që i përligji shkarkimet në kuadër të kërkesës së opozitës për një qeveri teknike, në prag të zgjedhjeve parlamentare 2017. Në ato zgjedhje Saimir Tahiri u zgjodh deputet i PS-së por jo pjesë e kabinetit qeverisës Rama 2.
Në vjeshtën 2017, gjashtë muaj pas fitores së mandatit të dytë qeverisës drejtuar po nga Rama, plasën akuzat për trafik droge kundër Tahirit. Organet e atëhershme të Drejtësisë në Shqipëri u vunë në dijeni nga Prokuroria e Katanias (Itali) që në përgjimet e saj të bisedave të trafikantëve të drogës, anëtarë të një organizate kriminale shqiptare që vepronte edhe në Itali, ishte përmendur edhe emri i ish-ministrit Tahiri. Në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij.
Maxhoranca Socialiste refuzoi kërkesën me mungesën e provave. Gjashtë muaj më pas, në pranverën 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit duke i hapur rrugën hetimeve. Pas shtatë muajsh hetime, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi masën e sigurisë me arrest në burg. Por Gjykata e Krimve të Rënda vendosi të hetohej në arrest shtëpie. Pas hetimeve, Prokuroria kërkoi 12 vjet vjet dënim me burg. Por në shtator 2019 kjo gjykatë e nxorri të pafajshëm Tahirin për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre. Masa e dënimit ishte 5 vjet burg të kthyera në shërbim prove / punë vullnetare për “mosmarrjen e masave që do të shmangnin kanabizimin e Shqipërisë dhe përfshirjen në të të punonjësve të policisë”.
Ish-ministri Tahiri e quajti vendimin e mësipërm “të papritur, qesharak, absurd”. Sipas tij ai ishte i pafajshëm. Kryetari i opozitës Basha e quajti vendimin “të turpshëm, një vendim që tregon se drejtësia është marrë peng nga kryeministri Rama.”
Ish-ministri Tahiri e kundërshtoi vendimin në GjAKK dhe kërkoi pafajësi. Ai deklaroi, se “beteja e tij për të zbardhur të vërtetën sapo kishte filluar” . Pas 5 vitesh procesi gjyqësorpërfundoi të premten (04.02) me të njëjtin dënim, me të njëjtën akuzë por tanimë i burgosur, jo i lirë për ta shlyer dënimin me shërbim prove.
Tani do të jetë Gjykata e Lartë që do të duhet të gjykojë për të vërtetën që do të paraqesë në këtë gjykatë ish-ministri i Brendshëm Tahiri, tanimë i burgosur dhe avokati i tij. Publiku është në pritje vënien para drejtësisë edhe një tjetër ish-ministrit, Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit nga partia LSI, me të cilën Rama bashkëqeverisi në qeverinë e parë të tij në vitet 2013-2017. Ish-ministri Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe ndodhet aktualisht në masë arresti në burg.
Gjyq politik.. Denohet per shperdorim detyre nga nje gjykate qe as nuk e ka ne kompetence nje gje te tille. Drejtesia Italiane e nxjerr te pafajshem, as nuk e merr ne pyetje keta tanet e denojne.
Polici!!! si nuk e ka ne kompetence? Eshte gjykata e posaçme per politikane e ish te tille,dhe ajo e dha vendimin.Mos hidhni gjithmone balte kot,lexoni motivet pse eshte denuar,se keshtu i beni nje favor edhe te tjereve qe u ka hyre frika ne palce nga denimi i Tahirit,duhet te fillojme tu japim ndonje çike besim? apo te gjith jane llum !!!. Duke ndryshuar argument,mendoj se Luli akoma nuk e ka idene qe te perdoresh nje retorike idiote ,i ben gropen vetes,kete nuk arrin ta kuptoje akoma.Tahiri nuk u denua per trafik narkotikesh,kete e kuptuan te gjithe,veç Lulit,qe kerkon te marri meritat ne menyre thellesisht idiote.
Nuk kishte akuze nga prokuroria per “shperdorim detyre”. Kete e shpiki gjykata. Eshte skandal i pa pare juridik. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, (të ndryshuar), ndër të tjera, në nenin 135 të saj, është parashikuar ngritja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tahiri u shpall i pafajshem per akuzat per krim te organizuar dhe korrupsion, dhe eshte denuar per shperdorim detyre se ka kushurinj Habilajt. Nuk eshte puna tek individi ketu por tek parimi i pafajesise. Nese nuk ke prova nuk mund te shpikesh akuze e te denosh tjetrin. Edhe sikur vertet te jet kriminel.
Duhan ti marrin njerezit per budallenj. Meta do shkarkohet te henen dhe se bashku me Saliun I pret qelia. Kjo eshte loja. Nuk ka drejtesi, eshte maskarallek.
Saimir Tahiri u denua kot fare vetem nga shpifjet e PD,Sali Berishes Bash shalengjiturit dhe Meta koke cepi.Opozita do ta shikoi se ajo kurre nuk do votohet, se eshte parti e keqe.
Vertet shkaterroi Lazaratin, por me pas ose pothuajse ne te njejten kohe kanabizoigjithe Shqiperine.
drejtesi mafioze !Te gjithe gjyqtaret dhe prekuroret jane te emeruar nga Sali Shpellari dhe i sherbein atij prandaj Sali Berisha nuk po arrestohet akoma
Shqiperia ishte e gjitha e kanabizuar qe ne kohen e lulezimit te qyteterimit te lazaratit.Une shtroj pyetjen :kujt i shkeli ne kallo Sajmiri me shkaterrimin e lazaratit?Kesaj pyetje i pergjigjen vetem dy veta ,sajmir Tahiri dhe Juri Kim.Kujt i duhet Sajmiri domosdo ne burg dhe nen kercenimi e jetes,sic i behet sot nga Lefter Maliqi dhe ndonje tjeter qe thote “ai qe u shkarkua nga tahiri i vuri prangat.”Ne emer te kujt do te merret hak?
E shkaterroi ne Lazarat per ta ndertuar ne Tepelene. Shume bythe e zgjuar je o Mero
Minister qe kariera e tij perfundoi keq , s diskutohet gjyq me teper politik, kur shume te tjere qe jane ne qeveri ,kane bere krime me te renda ,,,por si tha dhe njeri te hapej aq shume bythesh me njerzit e tij Hbilajt ,se ne te pakten e dinim se c benin ata ne vlore ,dhe jo vetem ata po gjithe vlora ,,Ishte i vetmi qe e mblodhi policine dhe si linte barkderrat te uleshin kafeneve dhe te pinin raki,,,ore pse s me thote dikush ata kondejnerat me kokaine qe kalojne ne durres dhe jo pak po dhe dy here ne muaj ,keni pare ndonje te kapet pervec shoferit ??
Tahiri do kete pergjegjesi historike per shakaterrimin perfundimtar te policise shqiptare. Burgun e ka pak
Saimir Tahiri u denua kot fare vetem nga shpifjet e PD,Sali Berishes Bash shalengjiturit dhe Meta koke cepi.Opozita do ta shikoi se ajo kurre nuk do votohet, se eshte parti e keqe.
“…shkaterroi Keshtjellen e droges ne Lazarat…”
…Dhe Lazaratizoi mbare Shqiperine si Keshtjella kampion Europe ne eksportin e droges nga Toka, Ajri e Deti der me avione e Laboratore droge si te Eskobarit.
Goditet Sajmir Tahiri qe ta haje ne byth Saliu me Ilirin.Drejtesia e re si Tik Dhalla…1 majtas 1 djathtas…dhe ne mes Yuri Kimi
Bobobobo ky popull ka shku per lesh: njeri thote t’i njihen meritat se shkateroi Lazaratin, tjetri thote ka te tjere qe kane bere krime me te medha!!! O njerez!!! Ishte minister i brendshem dhe kishte lidhje me mafjen Italiane!! Perhapi mbjelljen e kanabisit ne gjithe Shqiperine me mbrojtjen e tij. Niveli i larte i krimeve sot e ka fillesen ke kanabisi i Tahirit!! Ju do te thoni se nuk vodhi leket e taksave tona sic po ben Ahmetaj e Veliaj, por nuk mund te relativizoni fajet ne kete menyre!! Ruani moralin njerez se politika ju ka errur syte!!