Kriza në Ukrainë, Rama: Është konflikt me rrezikshmëri goxha të lartë, Shqipëria, e qartë në pozicionin e vet

5 Shkurt 2022, 12:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se pozicioni i Shqipërisë është shumë i qartë në lidhje me krizën në Ukrainë. Kreu i qeverisë tha se rruga për të adresuar tensionet janë vetëm bisedimet.

“Ky është një konflikt goxha i rrezikshme dhe tensioni në rritje është me potencial dhe rrezikshmëri të lartë.

Qëndrimet tona lidhur me këtë çështje në vijim janë të qarta, janë të njohura, janë të pandryshuara dhe nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se në këndvështrimin tim, rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë dhe këtë konflikt që është burim i tensionit është rruga e bisedimeve. Bisedime, bisedime, bisedime.

Është rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme dhe imagjinueshme për të biseduar, dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta edhe pse ato janë në dukje tejet të vështira për t’u gjetur. Nga ana tjetër unë besoj se çdo shqiptar që ndjek ecurinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sot duhety të ndihet mirë, i vlerësuar dhe pjesë e atij komuniteti vlerash jo thjesht në aspektin e renditjes në lirinë e atij komuniteti, por në aspektin e mundësisë që na jepet për të dhënë një kontribut ekstra dhe për faktin se na njihet mundësia që mund të japim kontribut ekstra.

Është një çiftëzim strategjik, parimor dhe shumë domethënës për marrëdhëniet tona, por është edhe një vlerësim i posaçëm sepse nuk jemi në fushën e qokave, as të dhënies së indulgjencave.

Shqipëria është shumë e qartë në pozicionin e vet, nuk ka pasur asnjëherë asnjë ekuivok, por në atë modestinë e peshës sonë në këtë përballje elefantësh ne sidoqoftë ruajmë të drejtën të themi bisedime, bisedime, bisedime”, tha Rama.

1 komente në “Kriza në Ukrainë, Rama: Është konflikt me rrezikshmëri goxha të lartë, Shqipëria, e qartë në pozicionin e vet”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Foli edhe per Ukrainen kryeministri yne legen.
    Tani te gjeje vrime ku te futet Rusia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje