"Tahirit i rrezikohet jeta", ish-deputeti: Kush e dha urdhrin që të shkonte tek 313, kush do t’i mbyllë gojën?!

5 Shkurt 2022, 11:52Politika TEMA

Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi shkruan se jeta e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është në rrezik, pas dënimit të tij me 3 vite e 4 muaj burg.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se 313-ta burgu ku po qëndron Tahiri, cilësohet si institucion me rrezikshmëri të lartë.

Maliqi nuk i kursen as akuzat ndaj kryeministrit, duke thënë se Tahiri është i vetmi që di për “urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama”.

“Jeta e Tahirit ne rrezik.Kush urdheroj dergimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmeri te lart,kush do ti mbyll gojen Tahirit sepse eshte i vetmi qe di per urdheruesin e kanabizimit te vendit dhe kreun e mafies Rama.Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose eshte nen kercenim e presion te mbyll gojen! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u laguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!”, shkruan Maliqi.

2 komente në ““Tahirit i rrezikohet jeta”, ish-deputeti: Kush e dha urdhrin që të shkonte tek 313, kush do t’i mbyllë gojën?!”

  1. Nik says:

    Si è ka emrin ky ish deputeti, gaglica?
    E gezofsh emrin o gaglica.

  2. Ladi says:

    Doli ky bythqiri i beratit.Per analiza ky te keput,te ha ate qe s’thuhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje