Pas disa dështimeve për shkak të konfliktit të interesit të gjyqtarëve të Apelit të Gjykatës se Posaçme, Këshilli i Lartë Gjyqësor komandoi një trupe me 2 gjyqtarë nga gjykatat e Apelit në rrethe dhe nje nga apeli i Gjykatës së Posaçme, për dhënien e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kryesuesi i trupës gjykuese që vendosi 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin ishte Engert Pëllumbi. I emëruar nga 2011 në Gjykatën e Fierit, Pëllumbi është komanduar këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë në periudhën 2017-2020. Prej nëntorit 2020 ushtron funksionin si i komanduar ne apelin e Vlorës.
Gjyqtari Engert Pëllumbi e ka kaluar me sukses vettingun. Ai është angazhuar në jetën akademike në Universitetin Aleksandër Xhuvani ne Elbasan.
Gjyqtari Engert Pëllumbi, në vitin 2011, gjobiti për shpifje deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, për një deklaratë të saj ndaj një kompanie.
Florjan Kalaja është gjyqtari tjetër në 3-shen që dënoi Tahirin. Ai ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Është konfirmuar në detyrë nga vettingu në dhjetor 2020. Paralelisht me punën si gjyqtar, Kalaja është angazhuar si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile.
Pjesë e trupës ishte dhe gjyqtarja Igerta Hysi. Ajo ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas kryerjes së stazhit në Gjykatën e Tiranës, u emërua në vitin 2011 në Gjykatën e Fierit. Në dhjetor te vitit te shkuar Igerta Hysi ështe emeruar nga KLGJ gjyqtare ne Gjykaten e posacme te Apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Gjyqtarja e ka kaluar vettingun. Ka qenë një proces jo dhe aq i shpejtë pasi Komisioni I pavarur I Kualifikimit verifikoi dy vendime të marra nga gjyqtarja Igerta Hysi, që kishin sjellë lirimin e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, i arrestuar në vitin 2014 për qëllime ekstradimi dhe i kërkuar asokohe nga drejtësia italiane. Në përfundim të procesit ka rezultuar se vendimi i Hysit është gjetur i drejtë. /abcnews.al
Ngjarja nuk eshte personale, o truthare.
Idiotizma ne ”demokraci”ne e Gazetes Tema!
Kush jane tre gjyqtaret, qe denuan Taimir Sahirin?! Redaksia e Gazetes Tema shkruan dhe publikon me shkronja te medha jo vetem ne kete rast, por edhe here te tjera marrezira.
Individi apo individet denojne njeritjetrin ne Shqiperi?!
Nje person ndeshkohet nga DREJTESIA, denohet nga LIGJI, denohet nga GJYKATA, nga institucioni, sepse gjendet fajtor me fakte te provuar per nje veper penale apo civile.
Nuk denon individi apo individet, o gazetar leshi!
Publikimi i emrave te gjyqtareve eshte nje padrejtesi. Ata punojne per llogari te Drejtesise dhe nese jane mbeshtetur ne fakte e prova te pakundershtueshme, kane bere vetem detyren perpara Ligjit dhe per kete pune marrin nje rroge te admirueshme.
Perse duhen permendur emrat e grupit te gjyqtareve, per fame, per mburrje, per egoizem, per heroizem, per ne tabelen e nderit, per ”emulacion socialist”? Per çfare!?
I lutem redaksise, te na sqaroje pak, se jemi si ”te paqarte”!
Na
Sokrat o koqe kandari,ben sikur nuk e di qe ketu ka maliq dhe jo ligj,prandaj eshte paresore te dihen emrat e ´´gjyqtareve´´qe perfaqesojne ligjin apo perseri maliqin.
Ti qenke rende fare o sokrat… gjyqtarit ne cdo vende te botes i botohet emri ne gazeta. Eshte person publik dhe jeta e tij eshte publike. Gjyqtaret ne cdo vende te botes ndiqen rrepte nga media dhe shteti. Ky tipi permended sepse eshte super i korruptuar, manjak seksual dhe ka liruar kriminele. Por mbi te gjitha ka denuar dike pa drejtesisht.
Saimir Tahirin e denoi trysnia e Ambasades Amerikane per ti hequr tutelen 5 vjecare te pushtetit Rama mbi Drejtesine per ta nxjerre pa lagur ate, “ministrin me te suksesshem” te Rilindjes.
Dy te paret jane shume te sakte, e treta nuk eshte e sakte dhe e kaloi vetingun sepse kishin shume e shume respekt-miqesor per nje njeri te saj.
Mos te presi njeri ta kapi ndermjet avukatve, “korruptohet” vetem e vetem ndermjet nje rrethi shume te ngushte.
Por kryesoria eshte: perse kalojne vetigun disa gjyqtar qe jane te kapur me dokumenta si shkeles se drejtesisr (psh lirimi i ketij qimes) dhe disa te tjere hiqen vetem me pretendimin se jane te korruptuar por dokumenta nuk u gjenden.
Dhe sic tha para nje jave nje nder njerzit qe ishte 100% pro vetingut, avukati qe ben pjese tek Partia Komuniste,ai fieraku, jemi kthyer 10 vjet mbrapa me vetingun. E kishte fjalen se drejtesia si koncept eshte 10 vjet mbrapa.
Keshtu i bie qe Tahirin e denoi gjygjetari ,dhe jo veprimtarite e tije e kundraligjeshme te kapur me provat ku levizte makina e ministerit vetem me shoferin e tije .Edhe nje here qe u arrite drejtesi ,sice po pretendohet ,na dele gazeta tema dhe vendose se kushe e denoi Tahirin ishe Ministerin e mbrendeshem. Ay meret gjithcka personale ,dhe jo ne konforme me ligjet .
Keshtu i bie qe Tahirin e denoi gjygjetari ,dhe jo veprimtarite e tije e kundraligjeshme te kapur me provat ku levizte makina e ministerit vetem me shoferin e tije .Edhe nje here qe u arrite drejtesi ,sice po pretendohet ,na dele gazeta tema dhe vendose se kushe e denoi Tahirin ishe Ministerin e mbrendeshem. Aty meret gjithcka personale ,dhe jo ne konforme me ligjet .
Gjyqtari Engert Pëllumbi me pjesëmarrjen e tij në trupën gjykuese për Saimir Tahirin, pëderisa ka qenë i denoncuar prej tij, paraqitet i pamoralshëm. Ai, po të kishte integritet moral, duhej të kishte dhënë dorëheqje nga çështja gjyqësore për konflikt interesi. Mesa duket mezi ka pritur të hakmerret. Vendimi gjyqësor, me pjesëmarrjen e tij bëhrt i pandershëm, për pasojë edhe i paragjykuar si i padrejtë.
trupi gjykues ishin ca sharlatane te emeruar dikur nga dordoleci i vucidolit dhe vazhdojne te punojne per dordolecin
@ sokrati i ngratë
Se aty ka akoma ”maliqë” nga radhet e çobenëve të dhive si puna juaj (qe nuk bejne as per te ruajtur pulat), prandaj punet aty shkojne rrokopujë…
Nje keshille nga Sokrati: Mundohu te kuptosh se fajtoret nuk i denon nje gjyqtar me emer, prokurori, apo polici gjyqesor, por ligji, neni perkates sipas shkalles se fajit. Kjo do te ndihmonte mjaft, per te qene me i civilizuar dhe te mos mbetesh nje njeri i rendomte, banal dhe ofendues.
Po kur LIgji do te denoje Sali Karidin?!