Nga Ylli Pata
Mbrëmë pas vendimit të gjykatës për Saimir Tahirin, u duk se në një farë mënyre të gjithë pjesët e politikës dolën të kënaqur.
Si ata që e kanë sulmuar Samir Tahirin egërsisht për 4 vjet, pra PD-ja e Bashës, por edhe Berisha e Ilir Meta, por edhe ata që e kanë pasur rival të fortë Brenda mazhorançës.
Në fakt, në rrjet, një pjesë e madhe a mbështetësve mediatikë të Berishës bënin garë se kush ishte i pari që e kishte ngritur këtë ççështje, duke kërkuar e thirrur për medalje heroizmi. Kur në fakt, e gjitha kjo ka ardhur nga mediat italiane që zbuluan operaçionin ndaj Habilajve.
Nejse e gjitha kjo është histori, por, në këtë garë “heroizmi” pritej të dilnin edhe krerët e opozitës, e natyrisht Sali Berisha, i çili ka qenë një nga akuzatorët e tij më të mëdhenj.
Dihet tashmë se dosja “Tahiri” nisi në 2017-n, si mekanizëm për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës që sapo mori mandatin e dytë në zgjedhje. E me ndihmën e Adriatik Llallës rasti “Tahiri” u kthye në një zullum politik.
Llalla së bashku me prokurorët e tij besnikë, i mveshën Saimir Tahirit akuza aq të rënda, sa që jo vetëm nuk mund t’i provonin kurrë, por edhe absurde që një ministër i Brendshëm të jetë “anëtar i një grupi krimi të organizuar”. Edhe një student i drejtëisë, do ta quante këtë akuzë ose një idiotizëm, ose një manovër politike.
Natyrisht ka njerëz që dalin në tv dhe e akuzojnë qeverinë si grup i strukturuar kriminal, e nga ana tjetër thonë s’ka SHBA prova për Sali Berishën, kjo pastaj është “ta boftë zoti marë”!.
Të vijmë te ngjarja e sotme; Sali Berisha, me një postim të gjatë e ka konsideruar vendimin për Saimir Tahirin një skandal dhe ka lëshuar një përrua psiqik kundër “Guvernatores Kim” dhe Donald Lu-së, që tani është edhe zyrtar i lartë në DASH, që dukej i ççuditshëm.
Përse nuk u gëzua Sali Berisha? Çfarë priste ai? “Të dënohej Saimir Tahiri 48 vjet” shkruan.
Kush njeh sadopak ligjin e di se dënimi më i rëndë edhe për akuzën që i ngjeshi Llalla Saimir Tahirit, madje edhe në Itali ku “Pjesëmarrja në grup kriminal” dënohet më rëndë, dënimi shkon nga 12-20 vjet, ne vërtetohet që pjesëtari i grupit mafioz të ketë përdorur armë zjarri nëgrabitje apo trafiqe.
Dënimet e përjetshme që u janë thënë krerëve të Cosa Nostra-s janë dhënë për vrasje të shkallës së parë.
Edhe në Itali, vepra penale e abuzimit me detyrën zyrtare siç ne i themi shpërdorim detyre, shkon 3-6 vjet.
Pjesa më e ashpër e vendimit për Tahirin, ishte ekzekutimi i dënimit, ku gjykata përdori një mënyrë “drakoniane”, që duket se vuri një precedent të ri nga ana e Gjykatës së Posaçme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
E cila gjykon vetëm dy kategori njerëzish: politikanët e zyrtarët e lartë për korrupsion, si dhe pjesëtarët e organizatave të krimit të organizuar.
Berisha, si gjithmonë pasi hartoi një “skenë të zakonshme darkash e ziafetesh për të festuar vendimin ndaj Tahirit”, skenare, të cilat zakonisht i qep shumë trashë”, sulmoi ambasadoren Yuri Kim, e cila dha një deklaratë që ka qenë në vazhdën e qëndrimeve të SHBA. “Tani është mbyllur pandëshkueshmëria”. Që është një deklaratë që duhet përshëndetur, ose së paku për të qenë neutral.
Mërzitja e Berishës në këtë rast, nuk bën asnjë sens, në fund të fundit edhe Ivo Sanader nuk se bëri shumë burg edhe pse procesi ndaj tij ishte i gjatë.
Por ka gjasa t’i ketë djegur precedent që vuri Gjykata Speçiale për formën e kryerjes së dënimit. Në fakt, ai vendim në këtë aspekt ishte mjaft i fortë…
SALIU U TRISHTUA RAMA U TURPERUA NE SHTETET PERENDIMORE RAMA DUHET TE FUTET NE BURG PO NE ALBANISTAN KJO NUK NDODH
Jete te gjate Sali Berishes, qe te kete kohe te beje miqesi me Tahirin nen te njejten cati!
Pse u trishtua Berisha?!…
Sepse tani po e sheh qe ligji nu po kursen as ministra…
Kjo do te thote qe burgu e ka radhen te therras
K R Y E K R I M I N E L I N
SALI MONSTRA!…
Ne fakt, per hir te se Vertetes ,
gjyqi ndaj Tahirit,
eshte nje fiasko e madhe…
…Të denosh Tahirin qe udhehoqi shpartallimin e Republikes autonome te Lazove te hashashit,
te ideuar e krijuar nga Sali Marshalli Hashashit,
eshte nje komedi…
Te denosh Tahirin per shperdorim detyre dhe te lesh Sali Kryekriminelin te lire,
SALI KRYEKRIMINELIN QE I KA DUART TE LYERA DERI NE BRRYL ME GJAK SHQIPTARESH TE PAFAJSHEM,
TA LEJOSH TE BEJ MORAL KY KRYEBANDIT VRASES, ta lejosh,
te mbaje edhe ligjerata ne popull e ne Kuvend…
Kjo eshte absurditet e shkuar absurditetit…!
Te nderuar shqiptare, (u drejtohem atyre qe duan dhe punojne per nje shqiperi te denje dhe serioze), Spak dhe Bk jane institucione te menduara dhe realizuara ne menyre perfekte nga Perendimi, po ashtu ne menyre perfekte eshte menduar edhe se si do ta nisin punen.
Vetem do pak durim.
Skemen e funksionimit e di vetem Perendimi.
Tahiri, po, djal i shkeqyer, por ama “koinçidoi” me periudhen e lulezimit te hashashizmit jugor e me pas verior. Çudì !!!!??
Ne shtetet perendimore Sali Berisha do te ishte ne burg qysh me 1997!
Por te pakten te ngushellohemi me 23 vire burg, qe ta festoje 100-vjetorin ne qeli…
Me dënimin e Tahirit ,Saliu ndjen se i është afruar shumë futja në burg.Kjo është e gjitha.
Eh more djema,dënimi i Tahirit e bën Saliun,Metën e shumë të tjerë të jetojnë si mbi prishesh.
Sali ,ti nuk e imagjinon o njeri çdo të thotë të jetosh i qetë pa ankthe,kur si ke borxh robit ,shtetit,e zotit.Unë kam moshën tënde e falënderoj zotin e veten që jetoj i qetë me familjen time.
ne shqiperi nuk ka sistem drejtesie sepse po te kishte duke filluar qe nga saliu duhet te ishin denuar jo pak po shume
Per ate shkelie te ligjit qe u denua S,Tahiri ,ne bote nuk duhet te kete me politikane.Denohesh se kushurinjt kane shitur droge.Ky eshte neni 55-s i kodit penal te para 1990-tes.”Goditja e armikut te klases deri ne shtate breza”.Denimi i Tahirit eshte nje shou,duke bere nje koke turku,qe te qetesoheshin gjithe grabitesit e pasurise te shqiptareve se nuk do ti ngacmoj njeri.Ky denim i jep te drejte guvernatores amerikane te thote se”Reforma ne drejtesi po funksionon”Ketu i thone Shqiperi demotakercita qe denohesh pa fakte dhe pas disa vjet merr demshperblim per vitet e burgut.
Erdhi dhe radha e Sali Karidit…!
Populli thote ;;Obalo te hengert tenja te keqen e ke nga brenda..keshtu dhe per Saimir Tahirin qe e shiten sepse zbatuan nenin famekeq 55 ku fain e babait e hanin dhe gjithe pjestaret e soi i gjithe qe prej 6-7 brezash
nqs Tahiri u denua 3 vjet e kater muaj Sali Plehu duhet denuar 540 vjet burg te rende